Lidhje

Vetëvendosje i bashkohet koalicionit LDK-AAK-NISMA


Në Kosovë, drejtuesit e bllokut LDK-AAK-Nisma kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me lëvizjen Vetëvendosje për të bashkëqeverisur. Me këtë marrëveshje që pritet të nënshkruhet sot, sipas zyrtarëve të lëvizjes Vetëvendosje bisedimet e ardhshme me Serbinë do të udhëhiqen nga kjo lëvizje. Zyrtarë të bllokut thanë ndërkaq se me këtë marrëveshje do të forcohet edhe më tej blloku opozitar, ndërsa thanë se nuk do të heqin dorë nga synimi për të krijuar institucionet dhe për ta lënë Partinë Demokratike në opozitë, e cila është fituese e zgjedhjeve. Parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet të premten më 12 shtator për të zgjedhur udhëheqjen e tij, por, ende është e paqartë nëse kjo mbledhje do të gjejë ndonjë zgjidhje për ngërçin politik për shkak të qëndrimeve tërësisht të kundërta të partive politike.

please wait

No media source currently available

0:00 0:03:45 0:00
Direct link

XS
SM
MD
LG