E martë, 18 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Keri: Irani duhet të respektojë inspektimet bërthamore

x
Madhësia e gërmave - +
Senatori nga Masaçusets, Xhon Keri, i emëruar nga Presidenti Barak Obama për postin e sekretarit të Shtetit, thotë se Irani duhet patjetër të respektojë inspektimet e objekteve të tij bërthamore. Korrespondenti i Zërit të Amerikën në Departamentin e Shtetit, Skot Stërns, na informon se Senatori Keri dëshmoi para kolegëve të tij në Kongres, në kuadër të procesit të konfirmimit në pozitën e diplomatit më të lartë të Amerikës.
 
Senatori Keri mbështetet gjerësisht nga të dy partitë, prandaj seanca kishte të bënte më pak lidhur me të si person dhe më tepër për punën që ai do të bëjë. Ai tha se përparësia kryesore për diplomacinë e Shteteve të Bashkuara është zgjeidhja e krizës buxhetore të vendit.
 
"Është vështirë t’u themi udhëheqjve të një numri vendesh se ato duhet të komunikojnë me Fondin Monetar Ndërkombët, të balancojnë buxhetet dhe të krijojnë një rend ekonomik, ku këto mungojnë, nëse ne nuk i kemi ato për vete”.
 
Senatori Keri tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përballen me sfidat e tanishme, duke përfshirë terrorizmin dhe kërcënimet nga programi bërthamor i Irait. Irani thotë se programi i tij ka qëllime paqësore. Senator Keri tha se kjo është e lehtë të vërtetohet nëpërmjet inspektorëve.
 
"Ne duhet të bëjmë atë që duhet për ta parandaluar Iranin të zotërojë armë bërthamore. Dhe e përsëris këtu sot, politika jonë nuk është frenimi, është parandalimi dhe koha nuk pret më për përpjekjet tona që të sigurojmë zbatim të përgjegjshëm”.
 
Për rreth 30 vjet në Kongres, Keri është i mirënjohur nëpër botë, si nga aleatët e vjetër të Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe nga udhëheqësit që Uashingtoni është kundër. Ai tha se Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad ka humbur rastin për të bërë ndryshime paqësore.
 
Senatori Marko Rubia tha se ka ardhur koha për të përcaktuar një strategji të gjithanëshme për Sirinë.  
  
"Mendoj se është në interesin tonë kombëtar të ndihmojmë një forum të opozitës të organizohet. Ne kemi qënë tepër të çorganizuar në angazhimin tonë në Siri dhe tani jemi në një pikë ku opozita siriane mund të fitojë dhe ajo do të fitojë, por është po aq e zëmëruar me ne sa ç’ishte me Rusinë, Kinën dhe Iranin, si dhe me vende të tjera që mbështetën Asadin”.
 
Keri tha se nëse gjendja përkeqësohet edhe më tej ajo mbart rreziqe për fqinjët e Sirisë, duke përfshirë edhe Izraelin.
  
"Nëse do të kemi një rënie të plotë të shtetit, askush nuk do të jetë në gjendje të përcaktojë se si do të mëkëmbet përsëri ai. Kjo është e para dhe e dyta është rreziku i madh që përbëjnë armët kimike”.
 
Senator Keri është një nga ligjvënësit më të pasur amerikanë dhe është zotuar se do të tërheqë nga kompani të ndryshme financiare shumë nga investimet tij që mund të rezultojnë se përbëjnë konflikt interesi për kryediplomatin amerikan. Studjuesi i institutit Brukings Majkëll O’Hanlon thotë se pikpamja e tij për politikën e jashtëme është mjaft e afërt me atë të presidentit.
  
"Për mendimin tim, në pjesën më të madhe, Keri dhe Obama janë të një mendimi. Ata janë të dy pragmatikë. Ata kanë disa ambicje më të mëdha dhe më të gjera që kanë të bëjnë me gjëra si avancimi në fushën e energjisë dhe ndryshimeve klimatike, si dhe çështjet apo marrëdhëniet me botën islame. Por ata janë thellësisht pragmatikë dhe e kanë të qartë se sa e vështirë është të shënohen rezultate të ndjeshme për këto gjëra”.
 
O'Hanlon pret që Senatori Keri do ta ndihmojë Presidentin Obama po ashtu si e ka ndihmuar Hillari Klinton.
 
Senator Keri thotë se është koha për një rol të ri të Shteteve të Bashkuara në botë, ku të rinjtë “po rebelojnë kundër lënies mënjanë dhe poshtërimit”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Gramozi
25.01.2013 08:43
Xhon Kerri i cili po mer postin e larte te Sekretarit te Shtetit ,i dalin detyra ne gjeostrategjine boterore sidomos ne Azi dhe Lindjen e Mesme .me Iranin duhet nje politike me agresive inspektimi impjanteve berthamore ne menyre te pavarur embargo te plote Iranit ne furnizimin me arme te tre organizatave teroriste si Hamasi.Hesbullall dhe Xhihadit Islamik dhe furnizimin me arme te vendeve Afrikane.Irani eshte ceshtje per zgjidhje politike ose ushtarake per vitin 2013,ndersa per sirine i eshte lene spontanitetit ku regjimi i Al Assad ka vrare me mijra siriane dhe deme materiale duhet qe opozita te mare drejtimin e shtetit ne Siri..Pranvera arabe dhe rezultate ne largimin e diktatoreve por mbetet demokratizimi i ketyre shoqerive arabe,ndersa per Ballkanin mbas 100 me eksperimente te Evropes regeresive te vitit 1913 duhet korigjimi etnik i shteteve dhe shqipetareve ne bashkimin ne nje shtet..Suksese Xhon Kerri..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

BB: Shqipërisë i nevojitet konsolidim fiskal

Prezantohet raporti për zhvillimet ekonomike në Ballkan. Rajoni pritet të rritet mesatarisht me 1.7 përqind në 2013
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive