E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Bota

Koreja e Jugut kreu një provë me raketë

Ushtria e Seulit është në nivelin më të lartë të sigurisë mbas provës më të fundit bërthamore të Koresë së Veriut

x
Madhësia e gërmave - +
Koreja e Jugut kreu një provë me raketë sot, për të cilën zyrtarët e mbrojtjes thonë se kishte aftësinë për të goditur “kudo dhe në çdo kohë” Korenë e Veriut.

Ushtria e Seulit është në nivelin më të lartë të sigurisë mbas provës më të fundit bërthamore të Koresë së Veriut, veprim që nxiti dënimin ndërkombëtar të këtij akti dhe shtoi tensionet në gadishullin korean.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes tregoi aftësinë e raketës për të goditur në detaje objektivin e caktuar. Ai tha se raketa e nisur sot është një armë jashtëzakonisht preçize, e cila arrin të shkatërrojë objektivat e përcaktuar.

Ministria e Mbrojtjes nuk specifikoi rrezen e veprimit të raketës, por publikoi pamje të nisjes së saj nga një nëndetëse, si dhe foto të objektit të cilin ajo goditi në tokë.

Uashingtoni, mbas provës bëthamore të Koresë së Veriut ditën e martë,  ka siguruar aleatët e tij në rajon për angazhimin ndaj sigurisë së tyre. Presidenti Obama premtoi mbrojtje  bërthamore nga Shtetet e Bashkuara, gjatë një telefonate dje me kryeministrin japonez Shinzo Abe.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
14.02.2013 21:09
Suksese Korese te Jugut per proven me rakete me precizion te larte.Por Koreja e Veriut theu cdo tabu nderkombetare duke bere proven e trete berthamore sepse ka suportin e Rusise dhe Kines dhe kercenimi eshte i pari per Japonine per hedhjen e bombes atomike me suportin e Rusise dhe Kines dhe ndahet shapi nga sheqeri si per ishujt kurile dhe per Detin e Kines jugore po ashtu eshte ne kercenim dhe koreja e jugut pra lufta e trete boterore eshte ne cdo moment ne Azipaqesorin

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive