E martë, 18 qershor, 2013

Lajme / Bota

Koreja e Veriut gati për provën e tretë bërthamore

Agjencia zyrtare e lajmeve tha sot se këto vendime drejtohen ndaj “armikut kryesor” të vendit, Shtetet e Bashkuara

x
Madhësia e gërmave - +
Koreja e Veriut thotë se do të kryejë një provë të tretë bërthamore si dhe do të hedhë raketa të tjera, si përgjigje ndaj sanksioneve më të forta të OKB-së.

Agjencia zyrtare e lajmeve tha sot se këto vendime drejtohen ndaj “armikut kryesor” të vendit, Shtetet e Bashkuara. Agjencia, që citonte një deklaratë të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes, nuk saktësonte kohën se kur do të kryhen provat bërthamore.

Këto kërcënime Pheniani i bën pas vendimit njëzëri të OKB-së javën e kaluar, që dënoi hedhjen e një rakete në dhjetor nga Koreja e Veriut. Shtëpia e Bardhë e dënoi njoftimin e Phenianit si “një veprim të panevojshëm, provokues”.

Zëdhënësi Jay Carney tha se veprime të tilla nga Koreja e Veriut do të ishin shkelje ndaj rezolutave të OKB-së dhe do të shtonin izolimin diplomatik të Phenianit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
24.01.2013 13:52
Populli i varfer koreano-verior ka nevoje per ato para,per te siguruar ushqim,veshje e permiresim te jetes se qytetareve te thjeshte(pasi lideret e tyre i kane siguruar ato te mira me kohe..!)
Sado te zhvilloje tekniken e raketave,per tia drejtuar Washingtonit,ato kurre nuk do arrijne ne destinacion,pasi shba eshte shume me perpara,i asgjeson me kunder-raketa qe mbi oqean paqesor..!
Ne kemi provuar mbi kurrizin e popullit te thjeshte shqiptar:.. te luftojme me koalicion armiqesh,do hame bar.. etj,por tani tallemi me ato thenje,me ate drejtim te gabuar, ku vihej politika ne plan te pare,jo ekonomia e popullit te thjeshte...!
Do clirohej vertete ai popull,po te hiqej nga zverku dinastia e KIM-eve qe ka zene vend qe ne vitet 1950..! Shihni ekonomine e Korese se Jugut.Jeni nje popull,nje rrace,punoni ne harmoni e jete paqesore..se pari midis jush e pastaj edhe me popujt e tjere te globit mbare.! Kam pas kontakte me koreano-verioret:jane njerez te thjeshte e te mire...si gjithe popujt e tjere..,por udheheqesit e tyre..!!! Ing. Ahmeti

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

BB: Shqipërisë i nevojitet konsolidim fiskal

Prezantohet raporti për zhvillimet ekonomike në Ballkan. Rajoni pritet të rritet mesatarisht me 1.7 përqind në 2013
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive