E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Bota

Divizioni amerikan pranë zonës së demilitarizuar

x
Madhësia e gërmave - +
17 mijë ushtarët e Divizionit të Dytë të Këmbësorisë të Ushtrisë Amerikane janë të vendosur pranë kufirit të tensionuar mes dy Koreve. Ata kanë detyrën e vështirë që të frenojnë deri kur të arrijnë përforcime, një forcë shumë më të madhe armike, nëse ndodh ndonjë pushtim tjetër si ai që i dha shtysë luftës në Kore në vitin 1950. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman ndoqi  ushtarët gjatë një stërvitjeje pranë zonës së demilitarizuar.
                                                       
Katër tanke të specializuar “Abrams” përparojnë në terrenin e ngrirë. Kjo stërvitje vëzhgohet nga qendra e operacioneve taktike të bataljonit. Brenda një tende të madhe, një raport për gjendjen mbërrin nga njëra prej kompanive të tankeve.
        
Informacioni përsëritet për të garantuar që gjithkush në qendër të jetë në dijeni të vendndodhjes së njësive të tyre. Kapiteni Joshua Jones është ndihmës-oficer i operacioneve me Regjimentin e 72-të të Batalionit të Parë.
        
“Aktualisht, platoni i dytë nga brigada e automjeteve të blinduara, po kryen provën e vet të angazhimit dhe po lëviz drejt objektivave të armikut për t’i shkatërruar ato”.

Shpërthimet e topave 120 milimetërshe mund të dëgjohen nga ushtria koreano-veriore, vetëm 12 kilometra larg. Po të ndodhë një ndërhyrje nga armiku, këto forca do të gjendeshin në mes të njërës nga ushtritë më të mëdha në botë dhe rreth 25 milionë civilëve në zonën metropolitane të Seulit, vetëm 30 km më në jug. Komandanti i batalionit leitnant colonel Matthew Holly shpjegon se si vlerësohen ekuipazhet e tankeve.
        
“Koha që duhet për të identifikuar dhe për të goditur objektivin, si edhe saktësia e goditjes. Për tanket është e thjeshtë. Ose e godasin, ose nëse nuk arrijnë ta godasin, hapin zjarr përsëri. Por nëse të duhet të godasësh përsëri të  ulen pikët nga rezultati përfundimtar”.

Skuadra qëllon 18 herë në shenjë dhe vlerësohet nga komandanti I Divizionit të Dytë të Këmbësorisë, major general Edward Cardon.
        
“Pikërisht kështu si goditën sot këta tanke, duhet të veprojmë, për të qenë një force frenuese e besueshme. Por unë di dicka. Kur na kërkohet të bëjmë dicka, unë dua të sigurohem që e realizojmë ashtu sic i ka hije ushtrisë amerikane”.

Aktualisht rreth 1 mijë trupa të Koresë së Jugut janë në divizionin e Dytë të Këmbësorisë. Eshtë një pjesë e vogël e gjysmë millionëve që përbëjnë personlein e Ushtrisë Koreano Jugore. Por me gjithë forcën e kësaj ushtrie ekspertët thonë se pa ndihmën e Divizionit të Dytë, Koreja e Jugut nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ballë një goditjeje të mundshme të asaj të Veriut.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Lagarde para një gjykate speciale në Paris

Drejtorja Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar u mor në pyetje për rolin e saj në procesin e arbitrazhit ndaj biznesmenit Bernard Tapie
Më tepër

SHBA do të vazhdojnë goditjet me avionë pa pilot

Presidenti Obama mbrojti përdorimin e avionëve të tillë nga ana e administratës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive