E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Bota

Korrupsioni në qeveri dhe biznes, mjaft i përhapur

Pjesa më e madhe e transferimit të parave vjen nga evazioni fiskal

Madhësia e gërmave - +
Jeffrey Young

Korrupsioni shkakton largimin e fondeve nga shumë vende, ku ato janë mjaft të nevojshme dhe krijon një klimë në të cilën sundimi i ligjit nuk respektohet. Një organizatë që vëzhgon nivelin e korrupsionit në vende të ndryshme, ka publikuar kohët e fundit një listë të vendeve, në të cilat format e ndryshme të korrupsionit bëjnë që sasi të mëdha parash të transferohen jashtë. Këto fonde që mund të ishin investuar në ekonomitë vendëse, me pak fjalë janë para që fluturojnë nga duart e popullit.

Kostoja e korrupsionit është marramendëse. Nga viti 2001 deri më 2010,  nga 150 vende në zhvillim dolën në mënyrë të paligjshme 5.86 trilion dollarë, sipas një organizate të quajtur Integriteti Financiar Global, e njohur me inicialet GFI.

Kina ishte në krye të listës me 2.75 trilion dollarë të transferuara në mënyrë të paligjshme.

E dyta renditej Meksika me më shumë se 476 miliardë, ose 4,500 dollarë per banor. Nga të 143 vendet e listës, Shqipëria zinte vendin e 106, me 1.3 miliardë dollarë të transferuara jashtë mes viteve 2005 dhe 2010. Kjo është e barabartë me rreth 430 dollarë për banor.

Imazhi i rëndomtë i korrupsionit, një zyrtar që kërkon rryshfet, përfaqëson vetëm 3 deri në 5 përqind të totalit, sipas drejtorit të organizatës, Raymond Baker.

"Një pjesë e mirë e largimit të parave ka si shkak aktivitetin kriminal, i cili zë 30-35% të shumës globale. Por pjesa më e madh e problemit është evazioni fiskal, i cili kap rreth 60-65% të totalit.”

Sipas zotit Baker, transferimi i kaq shumë parave kërkon një sistem financiar paralel në shkallë botërore:

"Elementët bazë të këtij sistemi janë fshehja e financave, kompanitë që maskojnë identitetin, llogaritë bankare anonime dhe fonadacionet e rreme bamirëse. Manipulimi i faturave tregtare dhe teknikat e ndryshme të pastrimit të parave janë pjesë e këtij sistemi.”

Organizata thotë se një nga "vrimat e zeza" financiare më të mëdha të botës janë Shtetet e Bashkuara, ku mund të krijosh lehtë kompani anonime të cilat mund t'i përdorësh si mjet për transferim parash.

Organizatat që vëzhgojnë korrupsionin thonë se sekreti bankar në vendet perëndimore si Zvicra apo në disa vende të Karaibeve, tërheq paratë e korrupsionit dhe lehtëson lëvizjen e tyre.

Megjithtëse korrupsioni është i përhapur, lufta kundër tij po forcohet dhe po përhapet në të gjithë globin.

Që nga themelimi në vitin 1993, organizata Transparency International punon për të bindur vendet e ndryshme që aktivitetet e tyre të jenë të hapura për publikun. Krahas kësaj, teknologjitë e reja dhe zhvillime të tjera u kanë dhënë qytetarëve kudo në botë mjete më të mira për të kërkuar një hapje të tillë. Ja ç'thotë bashkëthemeluesi i kësaj organizate, Frank Vogl:

"Në sajë të internetit dhe rritjes së jashtëzakonshme të shoqërisë civile kudo në botë, falë medias sociale, gazetarisë investigative dhe prokurorëve të guximshëm, publiku sot di më shumë se kurrë më parë rreth abuzimeve me postet publike. Ai është më i informuar për korrupsionin."

Në disa materiale të ardhëshme, ne do të flasim më me hollësi për aspektet e shumta të korrupsionit si në qeveri ashtu edhe në biznes, si dhe mbi mënyrat për ta luftuar atë.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
22.02.2013 14:34
Lus Zotin qe lufta ndaj korrupsionit te mos mbetet ne kuader te fjaleve,por te denoncohet e te ndeshkohen si politkane,apo biznesmene,por dhe ato qe me dashje dhe me fuqin e pushteteve deri me sot i kane bere karshillek kesaj plage te vjeter te kesaj bote te perkryer,por te dhunuar dhunshem nga politkat, e politikanet e rendjes pas parase se krimit e pushteteve pa kufi,duke perfituar prej tyre.
DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E DHUNUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
VEPRO TANI,NJE THIRRJE SA PATRIOTIKE,AQ DHE NJEREZORE NE MBROJTJE TE MORALIT NJEREZOR,E SHTETIT TE SE DREJTES,TE DHUNUAR NGA POLTIKAT E RENDJES PAS PUSHTETEVE E PARASE SE PISET PA KUFI.
Te korruptuarit tashme dihen mos hezito,por vepro ne demaskimin dhe ndeshkimin e tyre,ato jane vete ligesia ne kete bote njerezore.


nga: Anonim
22.02.2013 10:51
Korupsioni ne Qeverine Berisha--Meta eshte alarmante dhe po mban Shqiperine peng per te mos mare statuesin per kandidat ne BE tre here radhazi ,vehtem nga 2005 deri 2010 jane larguar nga Shqiperia 1.3 miliard dollare e barabarte me 430 dollare per banor per nje vend te vogel si Shqiperia kjo shifer eshte alarmante duhet nje hetim nga Prokuroria e Pergjishme nga Z Adriatik LLalla VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive