Lidhje

Kosovë, debat për migrimin e paligjshëm


Në Kosovë, Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni tha të hënën se tetëdhjetë për qind e migruesve të paligjshëm shfrytëzojnë territorin e Serbisë për të kaluar në Hungari dhe përtej drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë një debati në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, ai tha se marrëveshja për lëvizje të lirë me Serbinë ka krijuar kushte të favorshme për migrim ta paligjshëm, ndërsa tërhoqi vërejtjen se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës tashmë është shndërruar në çështje politike.

Migrimet nga Kosova
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

XS
SM
MD
LG