Lidhje

Kosovë: Vazhdojnë përpjekjet për zgjidhje të ngërçit


Në Kosovë, po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga situata e krijuar në vend, ku ende nuk janë formuar institucionet e dala nga zgjedhjet e parakohshme të tetë qershorit. Të enjten parlamenti pritet të mblidhet për të vazhduar seancën e cila është ndërprerë dy herë radhazi për shkak të dështimit për të zgjedhur kryetarin e tij. Aktualisht, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është vënë në përpjekje për të lehtësuar dialogun politik ndërmjet partive që edhe në seancën e së enjtes duket se do të shkojnë me qëndrime tërësisht të ndara.

Ngërçi politik në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

XS
SM
MD
LG