E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Thaçi: Pavarësia, jashtë dialogut me Beogradin

x
Madhësia e gërmave - +
Leonat Shehu
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se pavarësia dhe tërësia tokësore e Kosovës, nuk janë dhe nuk do të jenë temë diskutimesh në bisedimet me Serbinë, që pritet të vazhdojnë muajin e ardhshëm.

Ai i bëri këto komente duke raportuar në Parlamentin e Kosovës për takimin e tij me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç në Bruksel. I përballur me kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje që ai të betohet se nuk do të pajtohet me autonomi për veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri Thaci tha se çdo ndryshim kufijsh do të prodhonte sërish konflikte dhe luftëra në Ballkan. Ndërsa bisedimet me Serbinë i cilësoi si të domosdoshme.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Musa Alihajdaraj nga: Gjermani
17.11.2012 00:45
Dialogu asht nji e drejt te cilen po ja jepe Thaqi Serbis te zgjedh qeshtjen e Kosoves ashtu si deshiron Serbija.Kosova po behet qeshtje e Serbis qe ta zgjedh Serbija.Kjo asht njohja e sovranitetit te Serbis sipas kushtetutes se Serbis.Thaqi pranon bisedime me nji shtet qe nuk e njeh Repuliken e Kosoves dhe deshiron te krijoj nji repulik serbe ne Kosove.Asht mjat e qarte se Bashkimi Europjan nuk e njeh Repuliken e Kosoves nuk ka vullnet te njoh Repuliken e Kosoves nuk kerkon njohjen e Kosoves nga Serbija.Kjo do te thote Kosova duhet te mbetet si pjes e Serbis.Kerkohet nji zgjedhje qe do ti kenaq Kosoven e Serbin por nji zgjedhje e till nuk egzison.Ppr renja e pamvaresis se Kosoves do behet ne presion te Brukselit dhe te behet afrimi bashkimi i Kosoves me Serbin.Serbija do filloj administrimin e Kosoves me bekimin lejen te drejten e ofruar nga Hashim Thaqi.Asht koha qe Hashim Thaqi te hudhe peshkirin.Dorheqja e nji kryeministri ne interes te Repulikes se Kosoves asht reale dhe patriotike qe te shpetohet Repulika e Kosoves.Dialogu nuk asht ne mes te dy shteteve nuk i ofrohet Kosoves te drejtat e njeta si Serbis.Kosova nuk asht shtet ne keto bisedime dhe pakica serbe do te shperblehet me autonomi.Kjo do te ben te pa mundur fuksionimin e shtetit te Kosoves dhe do te qoj deri te ndarja e Repulikes se Kosoves.Dialogu nuk ka substanc te behet pa njohjen e Kosoves nga Beogradi dhe Brukseli.Washingtoni ka njohur Kosoven dhe nji gje te till duhet ta bej edhe Brukseli dhe Beogradi kur te deshirojn dhe kjo asht problem i Brukselit dhe Beogradit dhe jo i Kosoves.Nuk ka substanc per dialog Kosova po tradhtohet ne Europe .Kjo asht causa Thaqi.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Sindikatat protestojnë në Romë

Mijëra punëtorë protestuan sot kundër qeverisë së re italiane, duke bërë thirrje për reforma urgjente të ligjeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive