Lidhje

Fillon gjykimi i politikanit serb Oliver Ivanoviç


Të enjten në gjykatën themelore në Mitrovicë filloi procesi gjyqësor kundër politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç dhe katër personave të tjerë të akuzuar për krime lufte dhe vrasje në Kosovë.

Oliver Ivanoviç dhe katër të akuzuarit e tjerë: Dragolub Delibashiç, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiç dhe Aleksandër Lazoviç, thanë se nuk ndjehen fajtor për asnjërën nga akuzat e ngritura nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Oliver Ivanoviç, po mbahet në paraburgim që nga janari këtij viti kur qe arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore, të cilat janë kryer në shkurt të vitit 2000 në veriun e Mitrovicës, kur dhjetë shqiptarë kishin humbur jetën gjatë trazirave në atë zonë.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit që lamë pas, ishte kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.

XS
SM
MD
LG