E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Mospajtime për pronat e manastirit

Drejtues të manastirit të Deçanit thanë se ndjehen të kërcënuar nga reagimet që ka nxitur çështja e pronave të këtij manastiri

x
Madhësia e gërmave - +
Udhëheqësit e manastirit mesjetar të Deçanit në Kosovën perëndimore, thanë sot se kanë mbyllur dyert për vizitorët, pas një proteste të një grupi të vogël qytetarësh para dyerve të tij.

Zyrtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it thanë se rreth 20 veta morën pjesë në një protestë paqësore, ndërsa policia e Kosovës tha se ishin gjithsej 10 protestues.

Protesta e sotme është pjesë e kundërshtimeve ndaj një vendimi të Gjykatës së Lartë Kosovës, e cila i njeh manastirit të drejtën e pronës mbi 23 hektarë tokë që sipas zyrtarëve të komunës së Deçanit, janë pronë e dy ndërmarrjeve publike.

Ata pohojnë se gjykata ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka.

Përfaqësuesi i Manastirit te Deçanit, Sava Janjiq, tha se protestat e tilla janë thirrje për shkatërrimin e të këtij tempulli dhe dyert e manastirit janë të mbyllura për vizitorët deri në siç ka tha thënë ai, qetësimin e situatës.

Policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, me qëllim që protesta të kalojë i qetë dhe ajo ka përfunduar pa incidente.

Në një komunikatë për opinion policia përgënjeshtron siç thuhet lajmet e publikuara nga disa media për "shtetrrethimin" siç e kanë quajtur ato të Manastirit të Deçanit duke publikuar edhe fotografi që nuk përkojnë me realitetin dhe veprimtarinë e sotme në afërsi të manastirit të Deçanit.

Çështja e pronave të manastirit nxiti protestat e autoritetet komunale, degëve të partive politike dhe organizatave joqeveritare në Deçan që kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së lartë.

Vendimi është mbështetur nga diplomatët perëndimorë, përfshirë edhe ambasadoren amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, e cila ditë ma parë pas një takimi me udhëheqjen e komunës, tha se respektimi i vendimeve të gjykatave të pavarura është parimi kryesor për vendosjen e sundimit të ligjit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Arben
08.02.2013 19:17
Cila gjykate ne bote ka te drejte ti dhuroje toke (23ha) nje institucioni fetar.
Mund te kete individe te ndryshem qe dhurojne pasuri, qofte kjo edhe toke, por kurrsesi jo nje gjykate te vendose t'ja heqe nje prone dikujt dhe t'ja dhuroje dikujt tjeter.
Ky eshte absurditet qe ndodh vetem ne territoret shqiptare dhe eshte me turp kur nderkombetaret i miratojne veprime te tilla.


nga: MANI,USA. nga: OAKLAND,NEW JERCEY,USA.
08.02.2013 19:04
SEC NA U RINGJALLKA NJE KOHE E PRAPSHTE;O,E ATYRE
KOHERAVE TE PAKOHE E TE PAHISTORI E TE PANJEREZI
NJEREZORE AS LIGJORE;KOMBTARE AS NDERKOMBET-ARE!!. QE KUR NA ISHTE NJEFARE DIKTARORI ME TERRO-RIST E ME KANIBAL;QE PER OKUPIM ME KLASIK;ME TRA-GJIK;TE TERE NJE POPULL KOMB E ZOT TE ATI RAJONI;
MU NGA ME E STERLASHTA PELLAZGO-ILIRO-DARDANO-
SHQIPTARIA E SOTME;DHE,KY ARDHACAK I VONE BASH-
KE ME CA BANDA ME GJAKATARE KANIBALE KURRE NUK
U NGOPEN GJAK E JETE T'VIKTIMES ME TE GJORE E ME
TE MJERUAR;EDHE TE PAKRAH;DUKE UA OKUPUAR EDHE
KISHAT;MANASTIRET;PASURINE E TERE GJALLERINE; ZOTIN E MOTIN;KULTUREN E STRUKTUREN;GJENEN E NE-NEN; GJAKUN E PRAGUN; JETEN E TE VERTETEN; SI HIST-
ORIKE EDHE STRATEGJIKE; SI KOMBATRE EDHE NDER-KOMBETARE;DHE;MES UNIVERZITETI DUKE MBARUAR KISHA E MANASTTIRE GENJESHTERA TE KULLUARA;SI EDHE ME GENEJSHTRA E PROPOGANDA GENJESHTARE
DUKE UA MOHUAR EDHE QENDRESEN;SHPRESEN;BESEN
TE KETI POPULL-KOMBI SHQIPTARO-LEGJENDARE;TANI,
DUKE NDERRUAR FUNKCIONET QE DJALLI TE BEHEJ ZOT
MBI ZOTIN E KESAJ SHTEPIE;TE KESAJ SHQIPERIE ME TE MJERE E ME TE MJERUAR QE PERE SE GJALLI DHE PER SE
VDEKURI PO DOJME ME MBARUAR TERESISHT DHE ME
TMERRSISHT;MOJ E GJORE QE PO BEHEMI HORE-REZILE
NGA KJO ME DINAKJA DJALL SKILE;QE NA BERI BUDALLE
E QE DUKE NA BERE ME HILE;O, ME HILE;HE, MOJ KATILE!!
TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE
MEI DEALE NE USA.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive