E premte, 28 nëntor, 2014

Lajme / Ballkani

PDK mban Kongresin zgjedhor

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, bojkoton Kongresin e partisë së tij në shenjë pakënaqësie me zhvillimet brenda saj

Kosovo, PDKKosovo, PDK
x
Kosovo, PDK
Kosovo, PDK
Sonte dhe nesër në Prishtinë, mbahet Kongresi zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila drejton edhe qeverinë e vendit. Kongresi po mban punimet nën hijen e përplasjeve të brendshme.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të bojkotojë Kongresin e partisë së tij në shenjë pakënaqësie me zhvillimet brenda saj. Ai kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi që njëherësh është kryetar i Partisë Demokratike për siç ka thënë ai, shndërrimin në sundimtar të partisë.

Kritikat e tij, ai i përmblodhi në një letër në të cilën shpjegon arsyet përse nuk do të marrë pjesë në Kongresin zgjedhor të Partisë Demokratike ku ai mban aktualisht postin e sekretarit të përgjithshëm.

Në letër ai thekson mes tjerash se beson në Partinë Demokratike të Kosovës dhe programin e saj, i cili thotë ai,  është shpërfillur. Ai thotë se për një kohë kishte shpresuar se do të ketë “këndellje, reflektim dhe qartësi. Por, për më shumë se dy vjet, nuk e pashë këtë gatishmëri dhe, sidomos jo, nga sundimtari i gjithëpushtetshëm i PDK-së, siç e percepton ai veten, i cili e shfrytëzon partinë për çdo gjë e si do ai, si një pronë private me shumë çipçinj të tij. Ata duhet të flasin, sipas tij, vetëm atë që e mendon shefi ose të heshtin sepse shefi mendon për të gjithë, sepse shefi i di të gjitha dhe vendos për çdo gjë. Kjo ka bërë që ai të shpallet edhe shenjtori i fundit i botës sonë, gjë që nuk ndodhë asgjëkund në botën demokratike. Vetëkënaqësia e stisur me epitetin SHEF, vetëkupton të “Madhërishmin”: kur flet shenjtori çka kanë për të thënë të vdekshmit e tjerë?
Jakup KrasniqiJakup Krasniqi
x
Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi

Më tej zoti Krasniqi thekosn se “Zgjedhjet” e fundit nacionale dhe sidomos këto të fundit partiake, dëshmojnë përfundimisht se kreu i PDK-së e ka nxjerrë tërësisht partinë nga shtrati i saj themeltar, jashtë programit e statutit të saj, rrjedhimisht jashtë të gjitha vlerave themeluese e normuese. Ka eliminuar çdo debat e diskutim e bashkë me këtë çdo vlerë që do të rezultonte gjithandej edhe për çështjet më vitale për vendin dhe kombin. As për reformën zgjedhore, “një anëtar një votë”, as për qeverisjen e fundit edhe pas shumë skandaleve nuk ka pasur gatishmëri për të diskutuar, analizuar e ndryshuar. Partia është shkëputur nga ideali kombëtar i themeluesve, nga ideali i anëtarësisë dhe elektoratit që i ka qëndruar besnik partisë, nga ideali i brezave për shtet ligjor e demokratik, nga vullneti e perspektiva për një zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor si dhe nga obligimi e përkushtimi për një jetë më të dinjitetshme të qytetarit tonë, i cili ka sakrifikuar shumë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë. Kulmi i të gjitha këtyre, në dy vitet e fundit, është shfaqur në përcaktimin - emërimin e njerëzve pa asnjë kriter në institucionet më të larta të vendit, skandalet e vazhdueshme në kabinetin qeveritar deri te krimi i organizuar, i manifestuar në rastin e “Grandit”, “Veliaj” etj. Ishte më shumë se shqetësuese dhe, madje alarmuese, do të thosha, zbritja e standardit në nivel përfaqësimi institucional e qytetarë të atyre që do të duhej të ishin prezantues të aspiratave dhe kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Duke radhitur kritika të tilla, zoti Krasniqi thotë se nuk do të jetë pjesëmarrës në Kongresin zgjedhor të PDK-së, meqë “përmes këtij procesi “zgjedhor”, kreu i saj ka bërë zgjedhje për të kënaqur ambiciet e tija dhe vetëm të tija, por jo zgjedhje për Kosovën dhe qytetarët e saj. Unë kam kërkuar dhe do të angazhohem për subjekt politik që bënë zgjedhje të ndershme për qytetarët e Kosovës të cilët meritojnë një jetë më të dinjitetshme”.

Përplasjet ndërmjet zotit Krasniqi dhe partisë së tij janë shfaqur herë pas here që nga zgjedhjet vitit 2010. Gjatë vjeshtës së vitit që lamë pas emri i tij ishte përmendur në disa telefonata të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së ku ai kritikohej për “pengim procesesh”.

Letra e zotit Krasniqi nuk është komentuar nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ndërsa nga vëzhguesit vlerësohet si përfundim i anëtarësisë së tij ku që nga themelimi ishte njëri nga personalitetet kryesore.

Zoti Krasniqi thekson në letrën e tij se “për angazhimin, vendimin dhe veprimin tim të mëtejshëm, qytetarët do t’i informoj më kohë”.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
27.11.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Protesta të dhunshme në Egjipt

Përleshjet në Kajro mes protestuesve islamistë dhe policisë lanë të vrarë të paktën një person, vetëm pak orë pasi njerëz të armatosur vranë me armë zjarri dy oficerë të lartë të ushtrisë egjiptiane.
Më tepër

Shqipëri, festohet 102 vjetori i pavarësisë

Krerët më të lartë të shtetit ishin në Vlorë, qyteti ku u shpall Pavarësia më 28 nëntor të vitit 1912.
Më tepër

Papa Françesku viziton Turqinë

Vatikani thotë se Papa Françesku synon të forcojë lidhjet me udhëheqësit muslimanë gjatë një vizite tre-ditore në Turqi që fillon sot.
Më tepër

Pentagoni pas dorëheqjes së zotit Hagel

Sfidat për sekretarin e ri të mbrojtjes
Më tepër

Serbia dhe krimet e luftës

Bashkimi Evropian i bën thirrje Serbisë të dënojë “retorikën e kohës së luftës” të Sheshelit
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Power Ranger balloon cruises along Central Park West during the Macy's Thanksgiving Day Parade, in New York.
  • U.S. President Barack Obama, right, with daughter Sasha, carries on the Thanksgiving tradition of saving a turkey from the dinner table with a "presidential pardon" of 'Cheese' in the Grand Foyer of the White House in Washington, Nov. 26, 2014.
  • An ethnic Miao man shaves with a sickle in the morning at the village of Basha in Congjiang county, Guizhou province, China.
  • A flock of brant geese (branta bernicla) flies over a field near Altfriedland, eastern Germany.
  • A Somali woman walks past the wreckage of a car after a bomb attack killed an engineer working with a Turkish company in Mogadishu.
  • The Spanish illusionist named Peter III, top right, walks over an ancient aqueduct around 500 meters (0, 31 mile) with his head covered with a hood and his body wrapped in chains while people look on, in Noain, northern Spain. Pedro walked the half-mile in 52 minutes.
  • A Red Cross volunteer carries a child just disembarked from a crippled freighter carrying hundreds of refugees trying to migrate to Europe, at the coastal Cretan port of Ierapetra, Greece.
  • Stuntmen perform on the eve of the sacrificial ceremony for the "Gadhimai Mela" festival in Bariyapur. The festival renowned for its large number of animal sacrifices, is held every five years at the Gadhimai Temple where devotees from Nepal and bordering India will sacrifice buffaloes, goats and birds while offering prayers to Gadhimai, the goddess of power.
  • Children hold flags during a rehearsal parade in Osogbo, southwest Nigeria, on the eve of Osun state Governor Ogbeni Rauf Aregbesola's inauguration for a second term in office, Nov. 26, 2014.
  • Sheep are gathered in front of the Eiffel tower in Paris during a demonstration of shepherds against the protection of wolves in France.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.