E dielë, 01 mars, 2015

Lajme / Ballkani

Bisedimet Kosovë – Serbi vazhdojnë në dhjetor

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet muajin që vjen, kur pritet edhe fillimi i zbatimit të marrëveshjeve të deritashme.

x
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se Kosova është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Serbinë për normalizimin  e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ai filloi sot një seri takimesh për të informuar udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike për takimin e dytë me kryeministrin serb, Ivica Daçiç. Të premten ndërkaq ai pritet të raportojë edhe në Parlamentin e Kosovës për këtë çështje.

Para fillimit të këtyre bisedimeve, kryeministri Thaçi siguroi mbështetjen e partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kundërshton bisedimet e pakushtëzuara me Serbinë.

Kryeministri Thaçi tha në mbledhjen sotme të qeverisë se në takimin e dytë është arritur pajtim që zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit fillimisht të ndodhë në katër vendkalime kufitare, përfshirë ehe dy vendkalimet në veriun e banuar me shumicë serbe. Ai tha se në proces do të jetë i përfshirë edhe EULEX-i por nuk do të ketë qasje të ndryshme në asnjë vendkalim.

EULEX do të ushtrojë funksionet e tij plotësisht me mandatin e tij nga Kuvendi i Kosovës në të gjitha pikat kufitare. Pra, roli i EULEX-it në pikat kufitare në veri do të jetë i njëjtë me atë në jug, perëndim apo diku tjetër. Pra EULEX-i e ka një mandat dhe atë mandat që ja kemi dhënë nga Kuvendi i Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.

Ai tha se çështja e veçantë ishte mundësia e hapjes së Zyrave Ndërlidhëse në të dyja kryeqytetet.

Zyra ndërlidhëse që do të jap shërbime qytetarëve për pajisjen e qytetarëve me dokumente të udhëtimit, e dokumente të tjera. Sa i përket kësaj çështje, Serbia ende ka rezerva sepse e kupton qartë se hapi i tillë është edhe mesazhi konkret i njohjes së shtetit të Kosovës. Unë shpresoj që progres do të ketë në takimin e radhës sepse kjo çështje radhitet në kushtet e vëna Serbia nga Bashkimi Evropian”, theksoi kryeministri Thaci.

Ai tha se në takim është arritur pajtimi që Serbia të bëjë transparente financimin e strukturave paralele në Kosovë, që sipas tij është kushti kryesor që i është vënë Serbisë për integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

Ai shpjegoi se pjesë e debatit ishin edhe çështja e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, ndërtimin e autostradës që lidhë dy vendet, ndërsa vend i posaçëm i është kushtuar çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Takimi i radhës pritet të mbahet në fillim të dhjetorit, ndonëse ende nuk ka një datë të saktë. Të dy kryeministrat u takuan së pari më 19 tetor me çka u shënua ehe fillimi i bisedimeve politike ndërmjet dy vendeve. Procesi është mbështetur edhe nga diplomacia euro perëndimore e cila synon shtendosjen e marrëdhënieve në Ballkan.

Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, por është shprehur e gatshme të debatojë normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, në radhë të parë për faktin se me këtë Serbisë i është kushtëzuar data e fillimit të negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosovës, ajo e fillimit të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.02.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

“Tri Dritare dhe një Varje”, sjell dramën e përdhunimeve të luftës në Kosovë

Producenti i filmit Shkumbin Istrefi, fler për Zërin e Amerikës në prag të pjesëmarrjes së filmit në Festivalin e Filmit të Pavarur në Uashington
Më tepër

Tiranë: Protesta për ndalimin e ndërtimeve tek Liqeni

Protestuesit pohuan se ato ndërtime nën digën e liqent janë të rrezikshme dhe shkelin disa ligje njëherësh.
Më tepër

Dëmet e përmbytjeve në Novoselë

Banorët në zonat e përmbytura kërkojnë mbështetje të qëndrueshme nga Qeveria për dëmet që iu shkaktuan nga dalja e Lumit Vjosa nga shtrati
Më tepër

Fotografia e fustanit me dy ngjyra

Nuk kanë mbetur shumë njerëz aktivë në internet që nuk kanë parë fotografinë e fustanit me dy ngjyra dhe nuk kanë debatuar se cilat ishin këto ngjyra.
Më tepër

Kush ishte Boris Nemtsov?

Politikani i vrarë i opozitës, Boris Nemtsov ishte një kritik i ashpër i Presidentit Putin dhe i luftës në Ukrainë
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Turkish forensic officers prepare to remove a vehicle in front of the US consulate in Istanbul. Police detained one man after he threatened to detonate a bomb he said he was carrying. Bomb experts discovered he was not carrying a bomb.
  • Soldiers of China's People's Liberation Army (PLA) take part in a winter training in temperatures below minus 10 degrees Celsius at China's border with Russia in Heihe, Heilongjiang province, Feb. 26, 2015.
  • Riot Police remove a housing rights activist who climbed a bulldozer in an effort to stop the eviction of Luisa Gracia Gonzalez and her family and the demolition of their house in Madrid, Spain.
  • Fans of AS Roma leave the Kuip stadium through a secured corridor after the Europa League soccer match against Feyenoord in Rotterdam, Netherlands, Feb. 26, 2015.
  • Hindu men from the village of Nandgaon, smeared with colors, play holi at the Ladali or Radha temple before taking out a procession for the Lathmar Holi festival, at the legendary hometown of Radha, consort of Hindu God Krishna in Barsana, India.
     
  • Two quick-footed llamas dash in and out of traffic in a Phoenix-area retirement community before they were captured, Feb. 26, 2015, in Sun City, Ariz. The llamas thwarted numerous attempts by Maricopa County Sheriff's deputies and bystanders to round them up before they were roped into custody.
  • Acrobatic pilots perform on the first public day of the Australian International Airshow at the Avalon Airfield near Lara, southwest of Melbourne.
  • A silhouetted Pakistani vendor forms bubbles while waiting for customers at a stall selling bubbles and balloons at the Rawal Lake park in Islamabad.
  • This picture shows a costume created by Japanese fashion designer Kansai Yamamoto and used by David Bowie during a press preview of an exhibition dedicated to the British singer at the Philarmonie in Paris.
  • Runners participate in the 2015 Tel Aviv Marathon in the Mediterranean coastal city of Tel Aviv.
  • An employee gathers items in a warehouse at a distribution point of Russia’s online retailer Ulmart in Saint Petersburg, Feb. 26, 2015.
  • An Indian security personnel stands guard stands in front of copies of the "Economic Survey 2014-15" at Parliament House in New Delhi.

Interaktive