E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Thaci: Autonomia e komunave serbe – e papranueshme

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha në një takim me partitë politike së propozimi i Serbisë për autonominë e komunave serbe, nuk do të shtrohet për diskutim.

x
Madhësia e gërmave - +
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi të papranueshëm propozimin e Serbisë që komunat me shumicë serbe në Kosovë, të marrin statusin e komunave autonome. Ai i ka bërë këto komente në një takim me përfaqësuesit e partive politike, përveç lëvizjes Vetëvendosje, në prag të takimit të radhës me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, më 17 janar në Bruksel.

Në një komunikatë për opinion thuhet se qeveria e, në këto bisedime respekton planin e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, Rezolutën e Parlamentit të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjet në fuqi dhe marrëveshjet e arritura në bisedimet teknike të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Prandaj, thuhet në komunikatë, qeveria e Kosovës, në asnjë mënyrë, nuk do të bisedojë për, statusin e Kosovës, tërësinë tokësore të Kosovës, organizimin e brendshëm të saj dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik.

Qeveria e Kosovës është fuqimisht e interesuar që në këto bisedime, brenda një periudhe të shkurtër kohore, të arrijë këto synime: fuqizimin e strukturave në Veri të Kosovës në fushën e arsimit, shëndetësisë, çështjeve sociale, në strukturave të qytetarëve të Veriut të Kosovës në pajtim me planin e zotit Ahtisaari me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet në fuqi, largimin e strukturave të sigurisë së Serbisë nga veriu i Kosovës,  krijimin e rrethanave për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në komunat e Veriut të Kosovës, krijimin e komunës së re të Mitrovicës veriore, krijimin e rrethanave për organizimin e regjistrimit të popullsisë dhe të pronës në atë pjesë të Kosovës, trajtimin e përshtatshëm ekonomik dhe zhvillimor të Veriut të Kosovës, i cili midis tjerash do të nënkuptojë themelimin e Fondit për zhvillimin e Veriut të Kosovës.

Qeveria shpreh synimin për “arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht detyruese për normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të garantohej prej BE-së, SHBA-së dhe shteteve të Quintit. Natyrisht, ne e kuptojmë që Serbia nuk do të mund ta njohë pavarësinë e Kosovën në fund të këtij procesi, prandaj është e domosdoshme që Kosoves t’i sigurohet anëtarësimi në OKB, t’i hapet rruga e sigurt për anëtarësim në NATO dhe BE, me qëllim që të sigurohemi se Serbia nuk do të mund të bëhet pengesë në anëtarësimin e Kosovës në këta mekanizma ndërkombëtarë”.

Në komunikatën për opinion thuhet se kryeministri Thaçi i njoftoi udhëheqësit e partive se në takimin e radhës, do të diskutohet për  “zhbërjen e strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë nga Kosova, krijimin e mekanizmit, i cili mundëson që ndihmat financiare të Serbisë për  komunitetin serb që jeton në Kosovë, të bëhen në mënyrë transparente dhe të menaxhohen nga Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e komunitetit serbë dhe ata ndërkombëtare”.

Në komunikatë thuhet se, qeveria e Kosovës është e gatshme që të mundësojë zbatimin në praktikë të elementeve të planit të zotit Ahtisaari për vetë-qeverisje në nivelin lokal të komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Këto elemente ndër të tjera mundësojnë edhe krijimin e partneritetit ndërmjet komunave, duke iu mundësuar atyre që të kenë vendim-marrjen në nivelin lokal, në asambletë komunale, që do të jenë legjitime.

Kjo është e gjitha që do t'iu ofrohet serbëve në veri të vendit, dhe asgjë më shumë. Propozimi i Serbisë që komunat me shumicë serbe të marrin Statusin e Komunave Autonome, është i papranueshëm dhe as që do të lejoj që të shtrohet për diskutim”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.

Të dielën, autoritetet serbe publikuan tekstin e platformës për bisedimet me Kosovën nëpërmjet së cilës kërkohet autonomi territoriale për katër komunat veriore të Kosovës dhe komunat tjera me shumicë serbe.

Publikimi i tekstit të platformës pasoi miratimin e një Rezolute nga Parlamenti serb me të cilën përcaktohet qasja e Beogradit ndaj Kosovës dhe bisedimeve që pritet të vazhdojnë javën tjetër në Bruksel.

Kryeministrat e të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, pritet të takohen të enjten më 17 janar në Bruksel. për të vazhduar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Përparimi në këto bisedime është kushti themelor për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Ali Margjeka nga: Bujan (AL)
15.01.2013 00:50
Eshte shume e qarte qe ne bisedimete nderpalesh do jete dora e famshme demokrate e SH.,B.A.kemi te qarte se Europa ka akoma probleme ne unione .nuk ka akoma vije te qarte o me mire ide te fuqishme per ti dhene EUROPES Nj demokrazi te duhur paqesore e familjare duke eliminuare problemete e minoranzave ne kundervajtje te magjoranezes


nga: Fado
14.01.2013 21:27
Pse nuk bene nje deklarat edhe Parlamenti i Kosoves ku te jen Presidentja e Kryeministri


nga: favenid S.C.New York
14.01.2013 21:24
Ne keto bisedime duhet marrin pjese dhe SHBA:
Pa pranin e Amerikes asqje madhore nderkombetare nuk sigurohet.
Mr.Kryeministr Thaci Ka shme tete drejt qe mbashtetet ne Kushtetuten dhe dokumntat nderkombetare te Ahtisarit
Kryeministri i Serbise Mr.Dacic duhet njohe historin e Kosoves Dardane,historin e shqiperise
qe ata shqiptaret kan qene shtet qysh shekullin IV para erese se re
Kjo toke ku jane vendos serbet ka qen tok e Arberir-shqiptarve.
Kryeministri serb duhet ta dine dhe e dine qe pakica ka kudo ne bote...
Ato pakica duhet ti nenshtrohen ligjeve te shtetei ku jetojne.
Po mund te behet perjashiti lejimi i lire i mesimit gjuhes serbe,
Europa te intesifikojn punen per riparimin e fajeve qe kane bere qeka bere ne te kaluaren dhe e kan nda popullin shqiptar ne disa shtete
Lutemi per hire te drejtesisie Kosoa te pranohet ne OKM ,NATO dhe ne europe me procedure te shpejtuar
Tani me demokracin ska me kufi. Shqiptaresdh ne maqedoni shqiperi Mals te yi.Vetem Greqia e ka ybute kufirin e Serbi jo.
Kujdes me Luginen e Presheves.
Qeveritar serb! Moss luani me Presheven se prishte ballanca ballkanike brenda nje nate
Brukseli nuk duhet lejojen asnej diskutim jasht kornizes percaktuar
Kufite nuk diskutohen.Teritori i kosoves esht i pa preksheme
Kosova garanton barazin e sigurine e Serbve te kosovese konform standarteve nderkombetar.
Me keto kushte serbia mund te ulet ne TRYEZ me Kosoven.Per ndyshe te rrine pase dere.


nga: Anonim
14.01.2013 19:48
Pilitika serbe po mer strategjine politike te Greqise me Kalin e Trojes ne Kosove ku kerkon per pakicat serbe neper komuna autonomi..kjo eshte thike me dy presa per ndarjen e Kosoves.Tani politika e Serbise e ka kuptuar shume mire sepse kosova i ka ikur njehere e mire por me politiken e Kalit te Trojes te mare sa mundet te mare.sepse politika serbe me politiken e saj Sundo ,Perca i ka dale boja me serbet huligane dhe kontrabandiste ne veri te kosoves ku e ka ulur imazhin ne zero..Kosova eshte nje e tere dhe nuk ka nevoja per eksperimenta ala serbe te vjeteruara qe nuk kane sens Evropian dhe Boteror...


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
14.01.2013 18:31
Brukseli duhet te lere menjane heshtjen dhe te merret seriozisht me veprimet e Beogradit. Kosova e fitoi statusin shtetformues ne saj te gjakut te luftetareve dhe mbeshtetjes vendimtare ushtarake te NATO-s. Beogradi ngjalli urrejtjen nderetnike, masakroi popullesine civile, dogji instituconet, kultet dhe banesat shqiptare. Mbrojtja pakicave serbe te cilet jane ngulur ne token shqiptare per ta populluar dhe zhdukur identitetin kombetar sdhqiptar, nuk mbrohen duke u dhene autonomi nga beogradi. Perkundrazi. Serbia vetem se i le pa mbrojtje pakicat e veta, i keqperdor dhe i flak ne rruge. Brukseli nuk ka pse te heshte dhe aq me keq te mbaje ne heshtje anen e Beogradit.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive