E shtunë, 30 gusht, 2014

Lajme / Ballkani

Ashton: Bisedimet Kosovë-Serbi, proces i vështirë

x
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, tha sot se llogaritë në mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Gjatë paraqitjes vjetore në Këshillin e Sigurimit, ajo vuri theksin në punën që po bën më ndërmjetësimin e procesit të bisedimeve që, sipas saj, tashmë po japin frytet e tyre.

Deri tani, kjo ka çuar deri tek rezultatet konkrete. Kemi marrëveshjen për të çuar përpara zbatimin e menaxhimit të përbashkët të kufirit dhe tani të gjitha vendkalimet janë të hapura dhe funksionale. Kemi një marrëveshje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Kemi një marrëveshje për zyrtarët e ndërlidhjes që do të jenë në zyrat e Bashkimit Evropian në Beograd dhe në Prishtinë”.

Ajo e cilësoi hap shumë të rëndësishëm takimin e javës së kaluar ndërmjet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç në Bruksel, që ishte takimi i parë i atij niveli që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008.

Zonja Ashton tha se procesi do të vazhdojë javën e ardhshme kur mbahet takimi i ri ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

Dua të shfrytëzojë këtë mundësi që të përgëzojë kryeministrin Daçiç dhe kryeministrin Thaçi për qasjen ndaj këtyre diskutimeve dhe kurajën që kanë dëshmuar me këtë. Nuk është proces i lehtë për asnjërin prej tyre. Por ata kanë mbështetjen tonë dhe llogarisë në mbështetjen e këtij Këshilli”, tha zonja Ashton.

Të dy kryeministrat pritet të takohen më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel për të diskutuar situatën në veri dhe rrugët e shpërbërjes apo transformimit të strukturave të mbështetura nga Beogradi. 

Takimi i javës së ardhshme vlerësohet si hyrje në periudhën më të rëndësishme të bisedimeve që brenda disa javësh duhet të çojnë në një marrëveshje kuadër për veriun e banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, që është njohur nga mbi 90 vende të botës, por është pajtuar të angazhohet në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve meqë kjo është kusht për rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane.

Diplomatët i kanë kërkuar Serbisë që të shpërbëjë strukturat e saj të sigurisë në veriun e Kosovës si kusht që të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Prishtina zyrtare e cila synon integrimet evropiane, shpreson që në fund të marrë datën për fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Fatbardh Doci
14.02.2013 03:44
Republika e Kosoves ka te drejt njerzore-humane,hyjnore,juridike te hyjne ne Europe.
Serbia duhet kalojne disa faza.
Kerkojn falje per tragjedin gjenocidin.
Te paguaj denmshperblimet e luftes
Te liroj burgosurite dhe te fshehurit
E fundit pasi te kete hyre Kosova ne rrugtimin per ne europe
Ose duhet futet Kosova perpara ne europe ose ti vihet
k u s h t serbise qe ajo ska drejte v e to j e per Kosoven.
Keshtu kosova ka bere me shume leshime se sa Serbia.
Ne kete forme ballkani qetsohet


nga: mirja nga: zürich
14.02.2013 02:17
qka po i thot tadiqi kjo po e keron nga kosova ne favor te serbis
stop bisedimeve bashkim me shqiperi esht i vetmi opcion dhe serbia mbetet me gishta ne goj


nga: mehmet nga: gjermoni
14.02.2013 00:00
zoj je kah rren se asni gja nuk asht arrit po ju jeni ata qe poe lejoni serbin qe te baj qa te don edhe ju jeni ata qe 100 vjet e lat kosoven te pergjaket nga serbija me ndihem te juj mos meno se na nuk hajm bar merre serbin e shkoni ne rrs po ne na leni rahat

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Kosovë: Serbët e veriut – të pakënaqur me EULEX-in

Përfaqësuesit e serbëve në komunat veriore të Kosovës paralajmëruan protesta kundër EULEX-it.
Më tepër

E majta kundër dekreteve të Presidentit

Në Komisionet e Ligjeve dhe Sigurisë u rrëzuan dekretet për kthimin pas të 5 ligjeve të miratuara më 31 korrik. Pritet votimi të hënën në seancë. Opozita: është shkelur Kushtetuta
Më tepër

Mbrojtja e përbashkët në krye të axhendës së NATO-s

Çështja është tashmë prioritare për shkak të veprimeve të fundit të Rusisë kundër Ukrainës
Më tepër

Projekte të reja në Gjirokastër

Drejtuesit e Bashkisë thonë se po zbatojnë një projekt kompleks për Parkun natyror te Viroit si dhe po përmirësojnë infrastrukturën në disa zona të Qendrës Historike
Më tepër

Ukraina dhe Perëndimi

Trupat ukrainase kanë përparuar ndjeshëm kundër separatistëve në javët e fundit, me sa duket duke shkaktuar një reagim më të fortë të Rusisë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Malmo supporters hold flares as they celebrate after winning their Champions League playoff second leg soccer match against Salzburg in Malmo, Sweden, Aug. 27, 2014.
  • A swarm of locusts invades the center of Madagascar capital Antananarivo.
  • Police temporarily block demonstrators from walking across a bridge that leads to the capital during a strike on the outskirts of Buenos Aires, Argentina. Opposition labor unions are demanding more jobs, better salaries and tax cuts with protests and a 36-hour strike that started on Aug. 27, 2014.
  • The Tungurahua volcano blows steam and ash, seen from Guadalupe, Ecuador
  • A patient surnamed Hu goes through a medical check before a surgery at a hospital in Xi'an, Shaanxi province, China, Aug. 27, 2104. The hospital is preparing to place a titanium mesh produced by a 3D printer into Hu's head to help him rebuild the shape of his head. Hu was injured after he fell from the third floor of a building, according to local media.
  • An aerial view of the Burning Man 2014 "Caravansary" arts and music festival in the Black Rock Desert of Nevada, USA, Aug. 27, 2014.
  • A goat named 'Barney' from Vauxhall City Farm, walks through a ticket barrier with morning commuters at Vauxhall Underground Station in London, during a photocall to launch Transport for London's first 'above ground map' of the Victoria line, in a bid to encourage people to explore more of the city.
  • Soldiers of the Indian Central Reserve Police Force (CRPF) display their skills during a passing out parade on the outskirts of Srinagar.
  • One-month-old triplet panda cubs receive a body check at the Chimelong Safari Park in Guangzhou in south China's Guangdong province.
  • Thirty-one stunt riders balance on a motorcycle during dress rehearsals for the upcoming Independence Day celebrations in Kuala Lumpur.
  • Performers dance during the closing ceremony of the 2014 Nanjing Youth Olympic Games in Nanjing, Jiangsu province, China.

Interaktive