Lidhje

Arrestohet një serb për krime kundër shqiptarëve


Në veriun e Kosovës u arrestua një pjesëtar i komunitetit serb nën dyshimet për përfshirje në trazirat e dhunshme të vitit 2000 kur qenë vrarë dhjetë shqiptarë

Policia e EULEX-it arrestoi sot në veri të Mitrovicës një pjesëtar të komunitetit serb nën dyshimet për vrasje dhe tentim vrasjeje në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Zyrtarët e EULEX-it nuk dhanë hollësi rreth identitetit të të arrestuarit, i cili nga mjetet lokale serbe të informimit është identifikuar si V.N, punonjës i postes së Serbisë.

Dyshimet në bazë të të cilave është arrestuar ai përfshijnë ngjarjet e muajit shkurt të vitit 2000 në veriun e Mitrovicës, kur gjatë trazirave të dhunshme qenë vrarë dhjetë shqiptarë.

Nën të njëjtat dyshime, në janar të këtij viti u arrestua edhe politikani lokal serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç.
XS
SM
MD
LG