Lidhje

EULEX-i ngre akuzë ndaj gazetarit Milaim Zeka


Gazetari akuzohet për publikim të identitetit të dëshmitarëve në një proces gjyqësor për krime lufte

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, ngriti një akuzë kundër gazetarit Milaim Zeka, autor i emisionit “Pa Rrotlla” që transmetohet në Radiotelevizionin e Kosovës.

Misioni bëri të ditur se sic thuhet “dy persona akuzohen për veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së procedurës, kurse njëri nga këta të pandehur është akuzuar gjithashtu për veprën tentim i pengimit të provuarit ose procedurës zyrtare. Këto vepra ndërlidhen me të ashtuquajturin “rasti Drenica”.

Zyrtarët e EULEX-it nuk kanë dhënë më shumë hollësi, por, akuza mbështete mbi pohimet se gazetari Zeka ka publikuar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur në një proces kundër një grupi të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte.

Vjeshtën e kaluar, prokurorët e EULEX-it ngritën një aktakuzë kundër pesëmbëdhjetë personave nën dyshimet për përfshirje në krime të luftës kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve dhe vrasje, të cilat pretendohet se mund të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Likoc të komunës së Skenderajt në vitin 1998.
XS
SM
MD
LG