E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Nuk ka bashkëqeverisje ndërmjet PDK-së dhe AAK-së

Drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, nuk janë pajtuar të qeverisin bashkë

Kosovo, Thaci & HaradinajKosovo, Thaci & Haradinaj
x
Kosovo, Thaci & Haradinaj
Kosovo, Thaci & Haradinaj
Madhësia e gërmave - +
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dështuan të merren vesh për bashkëqeverisje.

Delegacionet e të dyja partive të drejtuara nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj diskutuan sot për këtë çështje në një takim me dyer të mbyllura, pas të cilit u tha se “pas shqyrtimit të gjendjes aktuale politike në Kosovë, nuk u arrit marrëveshja e cila do të mundësonte bashkëqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së, në rrethanat e tanishme”.



Ideja e bashkëqeverisjes u hodh menjëherë pasi që zoti Haradinaj u kthye nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte e cila e shpalli atë të pafajshëm më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Ai tha atëbotë se është i gatshëm të marrë përgjegjësi për drejtimin e qeverisë. Debatet përshkuan fundvitin e kaluar dhe muajin janar të këtij viti në fund të të cilit Partia Demokratike rizgjodhi në krye të saj kryeministrin Hashim Thaçi.

Takimi i sotëm u dha fund debateve për këtë çështje.  

Në një komunikatë për opinion të lëshuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se kjo parti “do të ofrojë kontributin e saj në adresimin e çështjeve me interes shtetëror, siç janë: dialogu në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë; reforma e sistemit zgjedhor dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian”.

Partia e zotit Haradinaj është bërë pjesë e procesit të bisedimeve me Serbinë nëpërmjet nënkryetarit të saj Blerim Shala i cili është emëruar bashkërendues i këtyre bisedimeve.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
04.02.2013 20:45
Ramush Haradinaj ka vlera te jashtezakonshme ne luften me formacionin e UCK .por marja e pushtetit me force duke bere kryeminister tregon antivlera per te perfituar disa para te harxhuar ne Hage..Indentik eshte Ilir Meta per tu bere kryeminister shkateroi PS DHE KONSUMIMI I Mazhorances Berisha--Meta vjen nga grabitja e pasurise kombetare nga krimi i organizuare qe eshte ne kupole Ilir Meta dhe infektoj teper rende Sali Berishen..kur ishte Sali Berisha ne opozite kritikonte Ilir Meten per grabitjen e floririt te cilen e tranportoj nga Skrapari ne Krabe..ILIR META ESHTE KUPOLA E KRIMIT TE ORGANIZUARE DHE BLEN VOTA ME PARE DHE PARTIJA E TIJ ESHTE KTHYER NE ZYRE PUNE.TANI BERISHA U PERLYE SHUME METEN DHE KA MBETUR NE POLITIKE AS MISH AS PESHK DHE E KOMANDON KRIMI I ORGANIZUARE..VEPRO TANI

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

OKB: Numër rekord refugjatësh

UNHCR thotë se numri i refugjatëve, apo i njerëzve të zhvendosur brenda vendit në vitin 2012, ishte më i larti që nga viti 1994.
Më tepër

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Shkak: bisedimet e propozuara amerikane me talebanët
Më tepër

Jep dorëheqjen i dërguari i Kosovës në Beograd

Lulzim Peci tha se dorëheqja pasoi mospajtimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi
Më tepër

Gjermanët jo më perfektë

Aeroporti i ri i Berlinit duhet të ishte hapur që para një viti, por mund të mos fillojë të funksionojë deri në vitin 2017
Më tepër

Kosova nderon diplomatët Hill dhe Petrisch

Diplomati amerikan Christofer Hill dhe ai austriak, Wolfgang Petrisch u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive