E premte, 19 dhjetor, 2014

Lajme / Ballkani

Thaçi: Plani serb për Kosovën – nuk do të realizohet kurrë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i tha Zërit të Amerikës se platforma e Serbisë për Kosovën, është zhurma e fundit që po bënë Beogradi.

x
Besim Abazi
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se platforma e Serbisë për Kosovën, është zhurma e fundit që po bënë Beogradi dhe si e tillë ajo është e parealizueshme. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, kryeministri Thaçi flet edhe për reformën kushtetuese në vend dhe bashkëpunimin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarin e saj, Ramush Haradinaj. 



Zëri i Amerikës:  Zoti Kryeministër, viti po përmbyllet me procesin e zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit me Serbinë, por ky proces po përcillet më paqartësi rreth regjimit doganor në veri. Çfarë po ndodhë në fakt atje?

Hashim Thaçi: Po ndodhë ajo që pritej të ndodhte. Po ndodhë ajo për çka jemi marrë vesh, për çka kemi arritur marrëveshje shteti i Kosovës me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së. Po ndodhë implementimi i IBM-së. Kjo po ndodhë për herë të parë mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Është një kriter dhe standard evropian, që nënkupton edhe vënien e kufirit në mes shtetit tonë dhe Serbisë. Në dy pika doganore veç ka filluar implementimi, ka filluar suksesshëm. Gjithçka është e qartë sipas marrëveshjes. Në do të respektojmë në çdo marrëveshje kushtetutën dhe ligjet tona dhe dokumentin e presidentit (Martti) Ahtisaari. Ndërsa më datën 31 dhjetor, do të fillojë implementimi edhe në dy pika të tjera, në njërën pikë në veri dhe tjetrën tek Dheu u Bardhë. Kështu që, gjatë janarit, do të përmbyllet i gjithë procesi i funksionalizimit të pikave doganore mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Zëri i Amerikës: Por, ka pasur pakënaqësi me faktin se çështja e taksave doganore është interpretuar ndryshe nga Beogradi ndryshe nga Prishtina...?

Hashim Thaçi: Interpretimet kanë qenë të ndryshme nga Serbia për marrëveshjen, por, interpretimi dhe implementimi nga shteti i Kosovës është në përputhshmëri të plotë me autoritetet ndërkombëtare, me EULEX-in, është implementim i plotë i marrëveshjes së arritur në Bruksel. E di se ka pasur paqartësi apo pakënaqësi mund të themi në Beograd rreth kësaj çështjeje, apo më tepër te disa individë që kanë keqpërdorur gjendjen në veri të mos sundimit të ligjit. Sido që të jetë, mendoj se grupet teknike kanë arritur marrëveshjet përkatëse, kanë filluar së implementuari dhe tash ne si njerëz të politikës, si institucione bashkërisht edhe me autoritetet ndërkombëtare, duhet të punojmë që të funksionalizohet edhe më suksesshëm ky projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë 

Zëri i Amerikës: Në prag të takimit të radhës ndërmjet jush dhe kryeministrit serb Ivica Daçiç, Beogradi doli me një platformë, e cila parasheh një shkallë të lartë autonomie për veriun. A po rrezikon kjo procesin e bisedimeve?

Hashim Thaçi: Në janar pritet të ndodhë takimi i katërtë me radhë ku do të diskutohen çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Domosdoshmëria e largimit të strukturave jo legjitime në veri, të strukturave të sigurisë, strukturave të dirigjuara, të kontrolluara dhe financuara nga Serbia. Ky është edhe zotimi i BE-së me mbështetje të SHBA-së. Projekti i ri i presidentit (Tomislav) Nikoliç, është një projekt që nuk do të realizohet në Kosovë. Është një projekt për konsum të brendshëm, është një projekt kundër paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe një projekt anti evropian. Unë jam konsultuar me të gjitha autoritetet në Bruksel dhe Washington. Prandaj, qëndrimi i Prishtinës është shumë i qartë, i njëjtë dhe i koordinuar me SHBA dhe BE-në. Pra ai projekt, nuk do të ketë ndonjë validitet për Kosovën, nuk do të jetë i realizueshëm në Kosovë dhe do të mbetet në sirtarët e Beogradit dhe në dëshirat e parealizuara të Beogradit në raport me Kosovën.

Zëri i Amerikës: A i keni diskutuar këto çështje në takimet e deritashme me kryeministrin Daçiç?

Hashim Thaçi: Kjo çështje nuk është diskutuar, sepse nuk lejoj të diskutoj për projektet e Beogradit për Kosovën. Unë diskutoj vetëm duke u nisur nga agjenda që ka Kosova, BE, SHBA, për të ardhmen e Kosovës, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe për procesin e agjendës për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe jo projekte të mentaliteteve të vjetra të Beogradit. Dhe nuk diskutoj me Beogradin për rregullimin e brendshëm të Republikës së Kosovës. Kjo është në autoritetin e shtetit tonë sovran, të respektimit të plotë të kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe pakos së presidentit Ahtisaari

Zëri i Amerikës: Por, zoti Kryeministër, ky sovranitet sfidohet në veri ku nuk pranohen dhe nuk njihen institucionet e Prishtinës. Si mendoni ta integroni...?

Hashim Thaçi: Sovraniteti i Kosovës është cenuar shpeshherë nga Beogradi, por ndryshimi ka ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, kur definitivisht është shuar njëherë e përgjithmonë ëndrra e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Tani, pas atij zhvillimi, gjithë bota është ri fokusuar për Kosovën, në veçanti për domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemeve në veri, për rend dhe ligj, për demokraci, për zgjedhje të lira, për funksionalizimin e institucioneve të Kosovës në gjithë territorin e saj. Prandaj, sot Prishtina vepron e punon në mënyrë të koordinuar me BE-ne, SHBA-në, me NATO-n dhe EULEX-in. Ndërsa tash është duke u bërë zhurma e fundit e Beogradit në raport me Kosovën. Serbia dhe liderët në Serbi, janë të vetëdijshëm se Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe diçka të tillë në takime të mbyllura edhe me diplomatë e kanë pranuar dhe e pranojnë. Por, natyrisht se ata punojnë edhe për opinionin e tyre të brendshëm që të thirren ende në emër të Kosovës.

Zëri i Amerikës: A ka një afat kohor, bashkërenduesi juaj tha se qershori i vitit të ardhshëm mund të jetë njëfarë kuadri kohor për zgjidhjen e çështjes së veriut?

Hashim Thaçi: Nga kontaktet që kemi pasur me baroneshën (Catherine) Ashton, nga takimet dhe bisedat edhe me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të themi se besojmë që gjërat do të lëvizin më shpejt pas vitit të ri dhe orientimisht fundi i pranverës, fillimi i verës së vitit të ardhshëm, mendohet që të përmbyllet procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë- Serbi, që do të nënkuptonte një normalizim sipas standardeve dhe vlerave evropiane që do të përmbyllej  në të ardhmen jo të largët edhe me njohjet reciproke ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe integrimin e vendeve tona në NATO dhe BE, jo vetëm Kosovës dhe Serbisë, por gjithë rajonit.  

Zëri i Amerikës: Po u kthehemi pak problemeve të brendshme. Viti po mbyllet e ndërkaq ka ngecur reforma kushtetuese e zgjedhore. Ku ka ngecur procesi?

Hashim Thaçi: Realisht, fundi i vitit ka shënuar një rritje të dinamikës së dialogut të brendshëm ndërpartiak në Kosovë. Dhe Kosova sa i përket këtij dialogu pozitë – opozitë, është shembull në rajon, ku të gjithë komunikojnë me të gjithë dhe të gjithë ulen në një tavolinë të përbashkët për të diskutuar për çështje të interesit të përbashkët shtetëror. Ne kemi diskutuar, të gjithë liderët politik, në takimet e fundit për reformën elektorale, reformë e domosdoshme dhe që garanton zgjedhje të lira, demokratike, të pranueshme nga të gjithë. Orientimisht, të gjithë pajtohemi që procesi i votimit të jetë sa më i thjeshtë. Ka ende mendime të ndryshme, po jemi edhe përfaqësues të partive të ndryshme. Por, jemi duke diskutuar që ky proces të lëvizë më shpejt, por unë jam optimist që po ndërtohet gradualisht një konsensus i mjaftueshëm që do të lëvizte gjërat përpara. Na ka ndodhur një pështjellim i panevojshëm apo një gabim profesional nga LDK-ja që ka dërguar në Gjykatën kushtetuese interpretimin e amendamentit të dhjetë dhe tash kemi vendimin e gjykatës që na ka krijuar një situatë të re dhe skena politike kosovare vazhdimisht ka respektuar vendimet e gjykatës kushtetuese. Por, unë besoj që çështjen e presidentes e kemi ndarë anash për të punuar për reformat tjera elektorale që ndërlidhen me sistemin zgjedhor, me zonat zgjedhore, me pragun zgjedhor por edhe me respektimin dhe garantimin e të drejtave të afirmuara të komuniteteve joshqiptare.

Zëri i Amerikës: LDK dhe kryetari i saj Isa Mustafa, thotë se ju dhe presidentja Jahjaga nuk po e respektoni marrëveshjen. Si i përgjigjeni këtij pohimi zoti Kryeministër?

Hashim Thaçi: Mendoj se është një keqkuptim apo pretendim keqinformimi të opinionit publik. LDK e ka dërguar amandamentin dhjetë në Gjykatën kushtetuese dhe përgjigja që ka ardhur, është respektuar nga të gjithë. Sugjerimi ynë edhe miqësor edhe profesional për LDK-në, por edhe miqve ndërkombëtarë ishte që të mos dërgohet për interpretim ky amendament sepse, të gjithë kemi qenë të interesuar dhe edhe sot jemi të interesuar të respektojmë në plotni marrëveshje. Prandaj, PDK e sheh si bazë për nisje të reformave të mëtutjeshme respektimin e plotë të marrëveshjes mes PDK-së, LDK-së, AKR-së dhe gjithë spektrit politik kosovar të inkuadruar tash së fundi në këto reforma. Kështu që ekziston një vullnet i të gjithëve, një vullnet i mire dhe mendoj se në vend të akuzave ndaj njëri tjetrit, mendoj se secili duhet të jetë vetëkritik në lëshimet dhe dobësitë e veta, por edhe të shikojë me tepër në pikat që orinetimisht pajtohemi për të shkuar drejt reformave të suksesshme.

Zëri i Amerikës: Ish kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ju ka paraqitur një oferte
për bashkëqeverisje por me kërkesën që t’i lëshoni postin tuaj. Cila është përgjigja juaj ndaj kësaj kërkese?

Hashim Thaçi: Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht stabile, mazhoranca është e fuqishme, ka një kredibilitet të fuqishëm edhe qytetar. Është ekipi me i mirë qeverisës në historinë politike të Kosovës. Rikthimi i zotit Haradinaj, ka qenë lajm shumë i mirë për atë personalisht, familjen e tij, shoqërinë, shtetin e Kosovës, për luftën që e kemi zhvilluar. Ne jemi takuar dhe kemi biseduar zyrtarisht, por edhe miqësisht. Jemi dakorduar të punojmë fuqishëm, bashkërisht për të ardhmen e konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës, për reformat elektorale, të ardhmen evropiane, për reforma të tjera të nevojshme demokratike, për dialogun, kanë marrë përgjegjësi AAK në këtë proces, duke emëruar presidentja e Kosovës zotin Shala si koordinator politik. Jemi duke bashkëpunuar shumë ngushtë. Zoti Shala e ka pasur dhe do ta ketë përkrahjen time të plotë. Ndërsa, gjithashtu është shprehur vullnet i dyanshëm që të punohet për një partneritet strategjik ndërpartiak, ndërsa për çështjet tjera, nuk është diskutuar.

Zëri i Amerikës: Domethënë as puna e një bashkëqeverisjeje të mundshme para zgjedhjeve?

Hashim Thaçi: Në do t’i shikojmë të gjitha mundësitë më të mira. Është një vullnet i dyanshëm që të diskutohet seriozisht rreth kësaj çështjeje. Mendoj që gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur dhe me një vullnet të përgjegjshëm shtetëror, politik dhe kombëtar mes PDK-së, AAK-së, duke pasur gjithmonë si bazë dhe si fuqi realitetin aktual të mazhorancës qeverisëse të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Pra, ju mbeteni kryeministër i Kosovës?

Hashim Thaçi: Ne do të vazhdojmë t’i kryejmë të gjitha obligimet tona të marra nga besimi dhe kontrata që kemi me qytetarët e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër, partia juaj tashmë është në procesin e zgjedhjeve. Si po shkon ky proces dhe a është prekur nga zhvillimet si rasti Limaj apo ajo që është quajtur aferë e përgjimeve?

Hashim Thaçi: PDK, vazhdon të jetë partia më e konsoliduar dhe më e mirë organizuar në spektrin politik kosovar. I ka hyrë një procesi të reformave të thella, që nuk janë edhe reforma të lehta. Por, unë dëshiroj t’i falënderoj të gjithë anëtarët, simpatizantët, elektoratin e PDK-së, gjitha strukturat për punën e tyre të mrekullueshme që janë duke e bërë në nivel të qendrës por edhe në nivel lokal. Ky proces është duke shkuar shumë mirë. Kanë përfunduar në shumicën e komunave kuvendte zgjedhore që kanë qenë jashtëzakonisht transparente dhe me prezencën e vazhdueshme të KQZ-së, të mekanizmave ndërkombëtarë, por edhe të hapura për medie. Mendoj që ky ka qenë një model i mire për spektrin  politik kosovar. Natyrisht jemi ballafaquar edhe me sfida që nuk kanë qenë edhe të lehta. Ndërsa sa i përket çështjes së zoti Limaj, dëshiroj të theksoj se që të dyja rastet për mua janë të pa akceptueshme dhe janë thjeshtë atakime të panevojshme. Unë besoj plotësisht në drejtësi dhenë pafajësinë e zotit Limaj.

Zëri i Amerikës: Po kjo që u quajt skandali i përgjimeve..?

Hashim Thaçi: Qeveria e Kosovës ka prezantuar qëndrimin e vet dhe tash mbetet në autoritete e EULEX-it dhe autoritete kosovare të hetojnë këto çështje, apo atë prezantim të jo ligjshëm.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: dardan nga: stockholm
25.12.2012 23:59
Kosova ka hy ne bisedime me Serbine ne baze te kushtetutes Serbe.
Vetem Amerika eshte mikja dhe shpresa e vetme per popullin Shqiptare.
BE-jat ani ka kushtezuar Kosoven me zhvillimin e bisedimeve.
Gje qe Thaqi nuk do ta ket leht dhe nuk do te ndihet rehat nese nuk mban premtin se ne bisedime eshte Kushtetuta e Kosoves vete platforma Kosovare per bisedime .
Shpreesojm se zoti Kryeminister Hashim Thaqi ashtu sic fitoi ne lufte do te dije te fitoj edhe ne bisedime.
kuptohet me ndihmen e miqve tane Amerikan


nga: MANI,USA. nga: OAKLAND,NEW JECEY,USA.
22.12.2012 06:52
QE PREJ SE NA ERDHEN KETO BANDA TERRORISTE KANIBALE SHQIPJA SHQIPTARE ZOT KTYRE TROJEVE ME MILENIUME SHEKULLORE NUK PA DITE TE BARDHE!!
PARA LIDHJES MBARE SHQIPTARE E PRIZRENIT 1878 KY DJALL I DJALLZUAR ME NDIHMEN RUSE DHE PERA-NDORISE TURKO-OSMANE;I PERZURI NGA TROJET E VETA SHKULLORE TERE POPULL KOMBIN SHQIPTARE
PREJ BELIGRADIT E DERI NE KOSOVE ME 1000 FSHATRA E QYTETE SHQIPTARE; KETA MUHAGJERE PAK MBETEN NE KOSOVE E TROJE TJERA SHQIPTARE A SHUMICA IKEN NE TURQI DHE NPER BOTE!! TANI ME LUFTEN E PARE BOTERORE NE TROJET TONA SHQIPTARE U KRIJ-UA SHTETI SERB; DHE SHTETI MALAZEZ NGA RUSET! NE
LUFTAT BALLKANIKE DHE LUFTEN E DYTE BOTERORE TROJET SHQIPTARE U NDANE NE GJASHTE SHTETE JO
SHQIPTARE NGA TROJE PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE!!
TANI EDHE NE LUFTEN E FUNDIT CLIRIMTARE TE UCK
TROJET E NDARA GJASHTE COPEZA SI MAQEDONI,MAL TE ZI;SERBI;GREQI;KOSOVE AHTISARIANE E SHQIPERI
LONDINEZE-MELEZE!! POSI,PER CUDI;EDHE PER 100 VJETORIN E PAVARESISE MBARE SHQIPTARE 1912-2012=
100VJET KISHE LIRI E PAVARESI TE FRUSTRUAR;QE PO GJINDEN CA KRIMINELE DIKTATORE KOMUNISTO-RUSO-SLLAVE;QE AS NUK LEJUAN PLAN FARE PROGRAM AS PLATFORME MBARE SHQIPTARE PER LIRINIE-PAVARESI-EDHE DEMOKRACI MBARE KOMBTARE SHQIPTARE;QE
SI KOMBET E TJERA EDHE NE TE JEMI TE LIRE; ME NJE
GJUHE;FLAMUR E HIMEN E SHTET MBARE SHQIPTARE;
PORSE; PERMES KTYRE DALLKAUKEVE KOMUNISTE PRO
SLLAVO-RUSE;QE IU BASHKUAN BEOGRADIT-MOSKE ME
PLATFORMEN ME FASHISTE TERRORISTE KANIBALE TE KASAPIT KANIBAL MILLOSHEVIQ;QE TE I BASHKOHEN DHE TA SHUAJNE TERE KOSOVEN DUKE LEJUAR NJE SHTET SERBO-RUSE NE ZEMER TE KOSOVES SHQIPTA-RE ME MBI 95% SHQIPTARE;QE TE DOMINOJNE PAKICA KOLONE SERBO-KANIABLE;SIKUR QE U LEJUA SERBIA DHE TE GJTHA SHTETET FQINJE;MAL I ZI;MAQEDONI,GR-
EQI;TE NA OKUPOJNE E ASGJASOJNE GADI TERE KETE POPULL KOMB ZOT TE KTYRE TROJEVE SHKULLORE MBARE SHQIPTARE;POSI EDHE NA E NDERRUAN EDHE FLAMURIN;HIMNEN;SIMBOLET EDHE IDENTITETIN
TONE MBARE SHQIPTARE;SI KOMBI ME I LASHTI NE EUROPE EDHE NE TERE BOTEN!!ZOTI NA RUAJTE PREJ
KETI KANIBALIZMI QE BEJNE EDHE HOLLOKAUSTET ME
GJENOCIDALE EDHE LAVDEROHEN PER PATRIOTIZEM DHE PER SHQIPTARIZEM!!. TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE IDEALE NE USA.


nga: FLAMURI KUQ E ZI
21.12.2012 16:52
Plani serb per Kosoven do te realizohet me ndihmen e Thaqit .Beogradi ka marr te drejten jo legjitime qe te gjej nji zgjidhje per Kosoven nga Brukseli.Serbija nuk njeh shtet te Kosoves dhe as kufi me Kosoven .Kjo asht fillimi i administrimit te Serbis me Kosoven.Dhe nuk kerkohet nga Kosova as Brukseli njohja e Kufirit as njohja e shtetit te Kosoves nga Serbija.Thaqi nuk ka autoritet ne veri te Kosoves dhe ben sabotazh nuk rrespekton rendin dhe ligjin edhe ne veri te vendit.Kjo asht shkelje flagrate e kushtetutes dhe keqperdorimi i fuksionit te kryeministrit.Ne veri jan ne fuqi rendi dhe ligjet e Serbis .Serbija ende e njeh Kosoven si pjes e saj e pandare.Kushtetuta rendi dhe ligji ne pjesen veriore nuk jan ne fuqi dhe po shkelen marrezisht per te krijuar vakum qe te sundoj rendi ligji dhe kushtetuta e Serbis.Kjo asht qeverija me e dobet qe njeh historija e Kosoves.Qeveri qe ndertoj strukturat paralele te Serbis ne veri te Kosoves dhe ngriti barrigada te cilat sherbejn si sibole te serbve dhe hesht nuk i heqe barrigadat nuk e shtrin autoritetin e saj edhe ne veri te vendit.Ju nuk rrespektoni qytetaret e Kosoves por te Serbis.Ju derguat zotri Fatmir Limajn ne burg.Por edhe ju duhet te beheni gati.Nderkobtaret Serbija dhe Brukseli do te ju shfrytezojn sa te kan nevoj dhe do te dergojn ne burg.Ju jeni causa e Kosoves.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
18.12.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Jeb Bush dhe gara presidenciale 2016

Një kandidaturë e mundshme e zotit Bush paraqet mundësinë e një gare tjetër Bush-Clinton
Më tepër

Haradinaj: Askush nuk mund të shfajësohet për gjendjen në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga klasa politike
Më tepër

Sulmi kibernetik ndaj Sony Pictures

Koreja e Jugut tha se nuk po nxitohet të gjykojë nëse Pheniani qëndron prapa incidentit
Më tepër

Pakistan, ushtria vret 58 militantë

Në vend po mbahen tri ditë zie për vrasjen e 149 vetëve në një shkollë në Peshavar
Më tepër

Gazifikimi i Shqipërisë marrëveshje me Azerbajxhanin

Projektin do ta hartojë kompania shtetërore azere e naftës dhe gazit SOCAR.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A small group of protesters against the new security law are beaten with wooden clubs and arrested by riot police after shouting against the new law, outside the Parliament building in Nairobi, Kenya.
  • In this photo released today Prince Harry shows children a photograph he has taken during a visit to a herd boy night school constructed by Sentebale in Mokhotlong, Lesotho. Prince Harry was visiting Lesotho to see the work of his charity Sentebale which provides healthcare and education to vulnerable children in Lesotho.
  • In this photo released today Coast Guard members conduct flare training on Plum Island, Massachussetts. (Credit: U.S. Coast Guard/Petty Officer 3rd Class MyeongHi Clegg)
  • Afghan schoolchildren study at an open-air classroom in the Mohmand Dara district in eastern Nangarhar province.
  • A man, whose surname is He, cuddles the body of his dead wife during a sub-zero evening in Shenyang, Liaoning province, China, Dec. 17, 2014. The man sat by the roadside while holding his wife's body for almost two hours till his son came and persuaded him to bring the body home, according to local media. She collapsed in a street and died of heart failure after buying medicine from a pharmacy.
  • Cleaners in protective clothing search for asbestos fibers arround the train station in downtown Roermond, Netherlands. The center of Roermond was closed off and placed under alert following a fire which caused asbestos to drift over the town.
  • Christmas lights are seen during the "Luci d'Artista" (Artist's Lights of Salerno) event in Salerno, southern Italy. The theme for the 2014-2015 event is the Northern Lights and Fairy Tales.
  • Winchester Cathedral choristers speed across the ice during an early morning skate on the ice rink outside Winchester Cathedral, southern England.

Interaktive