Lidhje

Kosova me numrin më të vogël të të prekurve nga SIDA në Evropë


Me 100 persona të infektuar në 29 vjet, Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallën më të ultë të SIDA-s, por zhvillimet socio ekonomike e vënë atë në grupin e vendeve me faktorë të lartë të rrezikut.

Rasti i parë i infektimit është regjistruar në vitin 1986, ndërsa gjatë vitit 2015, janë regjistruar 2 raste të reja, që krahasuar me vendet e rajonit është numër shumë i vogël.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë 69 për qind e të infektuarve janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 31 për qind të gjinisë femërore.

Këto të dhëna u bënë publike me rastin e ditës botërore të luftës kundër SIDA-s që në Kosovë u shënua me veprimtari të ndryshme me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun nga kjo sëmundje.

Ndonëse edhe përfaqësuesit e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konsiderojnë se Kosova karakterizohet me një shkallë të ulët të të infektuarve dhe hyn në kategorinë e vendeve me përhapje të ulët, nuk kanë mohuar faktin se faktorët e rrezikut si trafikimi me qenie njerëzore, përdorimi i drogave intravenoze dhe sjelljet e rrezikshme, janë të pranishme.

Në Klinikën Infektive të spitaleve të Prishtinës aktualisht trajtohen 23 persona.

Që nga vitit 2003 më shumë se tre mijë persona janë testuar në qendrën për këshillim dhe testim të HIV/AIDS, që ofron testimin falas dhe në mirëbesim.

XS
SM
MD
LG