E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Shpërthim i ri në Mitrovicë

Apartamenti i një punonjësi serb të zyrës së Kosovës në veriun e Mitrovicës është dëmtuar nga një shpërthim që kaloi pa pasoja në njerëz.

x
Madhësia e gërmave - +
Policia e Kosovës bëri të ditur se një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në veriun e Mitrovicës në apartamentin e një pjesëtari të komunitetit serb, punonjës i administratës së Kosovës.

Shpërthimi që kaloi pa pasoja në njerëz, la pas vetes dëme materiale, ndërsa policia e cila po zhvillohen hetimet nuk di ende për motivet apo autorët e mundshëm të tij.

Apartamenti ku ka ndodhur shpërthimi është pronë e serbit Nemanja Kokeriç, punonjës i Zyrës Administrative në veriun e Mitrovicës, e themeluar nga qeveria e Kosovës, autoriteti i së cilës nuk njihet dhe nuk pranohet në veriun e banuar me shumicë serbe.

Shefja e kësaj zyreje Adriana Hoxhiç, dënoi sulmin duke e cilësuar atë si një akt jonjerëzor që qartazi kishte për synim vrasjen.

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur javët e fundit në veriun e Mitrovicës duke nxitur tensionet edhe ashtu të larta në atë zonë.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, duke dënuar incidentet e ditëve të fundit, bëri thirrje për bashkëpunim të qytetarëve në funksion të ndriçimit të këtyre rasteve.

Policia e Kosovës dhe e EULEX-it kanë shtuar masat e sigurisë thuhet në një komunikatë të këtij misioni i cili thekson se sulmet janë kërcënim i drejtpërdrejtë për banorët e zonës, për sigurinë publike dhe sfidojnë sundimin e ligjit.

Në dy muajt  e fundit në veri kanë ndodhur rreth 20 shpërthime.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Lagarde para një gjykate speciale në Paris

Drejtorja Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar u mor në pyetje për rolin e saj në procesin e arbitrazhit ndaj biznesmenit Bernard Tapie
Më tepër

SHBA do të vazhdojnë goditjet me avionë pa pilot

Presidenti Obama mbrojti përdorimin e avionëve të tillë nga ana e administratës
Më tepër

Pastrimi i përmendores së Luftës së Vietnamit

Përmendorja e Veteranëve të Vietnamit në Uashington është një nga më të vizituarat e kryeqytetit
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive