E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Plagosen dy fëmijë nga një shpërthim në Mitrovicë

Policia tha se dy fëmijë të përkatësisë kombëtare serbe janë plagosur nga një shpërthim në një lagje me popullsi të përzier në veriun e Mitrovicës.

x
Madhësia e gërmave - +
Në Kosovë, policia tha se dy fëmijë të përkatësisë kombëtare serbe janë plagosur nga pasojat e një shpërthimi në veriun e Mitrovicës.

Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi në lagjen e boshnjakëve, një nga lagjet me popullsi të përzier në pjesën veriore të Mitrovicës.

Fëmijët e plagosur që janë nën moshën 10 vjeçare po trajtohen në qendrën shëndetësore në veri të Mitrovicës, ndërsa policia tha se janë duke u kryer hetimet rreth këtij shpërthimi, por ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të tij.

Shefi i zyrës serbe për Kosovën Aleksandër Vulin u bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të ndriçojnë sa më parë këtë incident.

Shpërthimi i sontëm në Mitrovicë pasoi disa shpërthime të dy ditëve të fundit në veri të cilat kaluan pa pasoja në njerëz.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Shqiponja
04.02.2013 22:57
Repulika e Kosoves duhet ta shtrij rendin dhe ligjin edhe ne veri te Kosoves qe te garantoj brojtje dhe siguri per qytetaret e saj dhe te ruaj sovranitetin e Kosoves.Serbija duhet ti shuaj ministrin e Serbis per Kosoven dhe Aleksander Vulin nuk i duhet asgje Kosoves.Repulika e Kosoves duhet ti heqe barrikadat ne rruget e Kosoves dhe te garantoj levizje te lire per te gjith .Duhet dhen fund exprimeteve me Kosoven.Apel qeveris se Kosoves te jape urdherin ministris se rendit ti liroj rruget nga barrikadat serbe te serbeve te Kosoves te cilet jan nzitur nga Serbija te prishin rendin dhe qetesin ne Repuliken e Kosoves.Mjaft ,nuk durohet me perzirja e Serbis ne punet e mbredshme te Kosoves.Qeverija duhet ti dindet kushtetutes qe para saj asht betuar dhe te shtrij rendin dhe ligjin edhe ne veri te Repulikes se Kosoves.Barrikadat nuk i duhen Kosoves dhe ato duhet te hiqen menjihere.Ose qeverija duhet te ofroj dorheqje nuk asht e afte te shtrij rendin dhe ligjin ne ter teritorin e Kosoves.Kjo asht nji shkelje e pa meshirshme flagrate e kushtetutes se Kosoves.Qeverija e Kosoves duhet te garantoj mrojtje dhe siguri te qytetereve te vete ne ter Repuliken e Kosoves,Mjaft ,exprimete me Kosoven.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive