E mërkurë, 23 korrik, 2014

Lajme / Ballkani

Jakup Krasniqi kritikon ashpër PDK-në

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të bojkotojë Kongresin e partisë së tij në shenjë pakënaqësie me zhvillimet brenda saj.

x

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi që njëherësh është kryetar i Partisë Demokratike për siç ka thënë ai, shndërrimin në sundimtar të partisë.
 
Kritikat e tij, ai i përmblodhi në një letër në të cilën shpjegon arsyet përse nuk do të marrë pjesë në Kongresin zgjedhor të Partisë Demokratike ku ai mban aktualisht postin e sekretarit të përgjithshëm.
 
Në letër ai thekson mes tjerash se beson në Partinë Demokratike të Kosovës dhe programin e saj, i cili thotë ai,  është shpërfillur. Ai thotë se për një kohë kishte shpresuar se do të ketë “këndellje, reflektim dhe qartësi. Por, për më shumë se dy vjet, nuk e pashë këtë gatishmëri dhe, sidomos jo, nga sundimtari i gjithëpushtetshëm i PDK-së, siç e percepton ai veten, i cili e shfrytëzon partinë për çdo gjë e si do ai, si një pronë private me shumë çipçinj të tij. Ata duhet të flasin, sipas tij, vetëm atë që e mendon shefi ose të heshtin sepse shefi mendon për të gjithë, sepse shefi i di të gjitha dhe vendos për çdo gjë. Kjo ka bërë që ai të shpallet edhe shenjtori i fundit i botës sonë, gjë që nuk ndodhë asgjëkund në botën demokratike. Vetëkënaqësia e stisur me epitetin SHEF, vetëkupton të “Madhërishmin”: kur flet shenjtori çka kanë për të thënë të vdekshmit e tjerë?
 
Më tej zoti Krasniqi thekosn se “Zgjedhjet” e fundit nacionale dhe sidomos këto të fundit partiake, dëshmojnë përfundimisht se kreu i PDK-së e ka nxjerrë tërësisht partinë nga shtrati i saj themeltar, jashtë programit e statutit të saj, rrjedhimisht jashtë të gjitha vlerave themeluese e normuese. Ka eliminuar çdo debat e diskutim e bashkë me këtë çdo vlerë që do të rezultonte gjithandej edhe për çështjet më vitale për vendin dhe kombin. As për reformën zgjedhore, “një anëtar një votë”, as për qeverisjen e fundit edhe pas shumë skandaleve nuk ka pasur gatishmëri për të diskutuar, analizuar e ndryshuar. Partia është shkëputur nga ideali kombëtar i themeluesve, nga ideali i anëtarësisë dhe elektoratit që i ka qëndruar besnik partisë, nga ideali i brezave për shtet ligjor e demokratik, nga vullneti e perspektiva për një zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor si dhe nga obligimi e përkushtimi për një jetë më të dinjitetshme të qytetarit tonë, i cili ka sakrifikuar shumë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë. Kulmi i të gjitha këtyre, në dy vitet e fundit, është shfaqur në përcaktimin - emërimin e njerëzve pa asnjë kriter në institucionet më të larta të vendit, skandalet e vazhdueshme në kabinetin qeveritar deri te krimi i organizuar, i manifestuar në rastin e “Grandit”, “Veliaj” etj. Ishte më shumë se shqetësuese dhe, madje alarmuese, do të thosha, zbritja e standardit në nivel përfaqësimi institucional e qytetarë të atyre që do të duhej të ishin prezantues të aspiratave dhe kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.
 
Duke radhitur kritika të tilla, zoti Krasniqi thotë se nuk do të jetë pjesëmarrës në Kongresin “zgjedhor” të PDK-së, meqë “përmes këtij procesi “zgjedhor”, kreu i saj ka bërë zgjedhje për të kënaqur ambiciet e tija dhe vetëm të tija, por jo zgjedhje për Kosovën dhe qytetarët e saj. Unë kam kërkuar dhe do të angazhohem për subjekt politik që bënë zgjedhje të ndershme për qytetarët e Kosovës të cilët meritojnë një jetë më të dinjitetshme”.
 
Përplasjet ndërmjet zotit Krasniqi dhe partisë së tij janë shfaqur herë pas here që nga zgjedhjet vitit 2010. Gjatë vjeshtës së vitit që lamë pas emri i tij ishte përmendur në disa telefonata të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së ku ai kritikohej për “pengim procesesh”.
 
Letra e zotit Krasniqi nuk është komentuar nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ndërsa nga vëzhguesit vlerësohet si përfundim i anëtarësisë së tij ku që nga themelimi ishte njëri nga personalitetet kryesore.
 
Zoti Krasniqi thekson në letrën e tij se “për angazhimin, vendimin dhe veprimin tim të mëtejshëm, qytetarët do t’i informoj më kohë”.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
22.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

SHBA: Seperatistët gabimisht rrëzuan avionin malajzian

Zyrtarët amerikanë thanë dje se seperatistët pro-rusë ka të ngjarë ta kenë rrëzuar gabimisht avionin, por Moska kishte "krijuar kushtet" që çuan në rrëzimin e avionit.
Më tepër

Ban Ki-moon takohet me kryeministrin izraelit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon u takua me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dje në një përpjekje për të gjetur një rrugë për t'i dhënë fund dhunës në Gazë.
Më tepër

Ndalen fluturimet drejt Tel Avivit

Vendimi i Agjencisë amerikane të aviacionit u mor pasi një raketë e lëshuar nga militantët e Hamasit në Gaza, ra pranë aeroportit Gen Gurion të Tel Avivit
Më tepër

Shqipëri, Reforma administrativo-territoriale

Qeveria shqiptare miratoi sot variantin e reformës administrativo-territoriale e cila parashikon që në të gjithë vendin të ketë vetëm 61 bashki
Më tepër

Ndryshimet në ligjin për KLD

Ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve janë kundërshtuar me forcë nga vetë KLD dhe opozita
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
22.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Ukraine's President Petro Poroshenko (2nd R) and Dutch ambassador to Ukraine Kees Klompenhouwer commemorate victims of Malaysia Airlines Flight MH17 outside the Dutch embassy in Kyiv, July 21, 2014.
  • A Bulgarian Roma woman sits in front of her house after it was demolished in a Roma suburb in the city of Stara Zagora. Municipal authorities started demolishing some 55 illegally built shacks and houses in the suburb.
  • Afghan girls attend their graduation ceremony at the Pir Massoudia Islamic madrassa in Kandahar province south of Kabul.
  • Employees work at a production line at the Husi Food factory in Shanghai, China, July 20, 2014. The Shanghai Food and Drug Administration closed Shanghai Husi Food Co Ltd, a local unit of OSI, and seized meat products suspected of being beyond their expiration date, according to a statement from the Shanghai Municipal Food and Drug Administration.
  • Sri Lankan Tamil Hindu devotees smash coconuts on the ground during the Vel Hinduism festival in Colombo.
  • Indian youth Barkat Ali uses a makeshift raft to paddle through the Sabarmati River in Ahmedabad.
  • Jeremiah Gerbracht rides his Harley Davidson motorcycle with his dog on Wilshire Boulevard in Los Angeles, California, USA, July 20, 2014. Gerbracht, a retired dog trainer, won a court ruling in 1996, allowing him to ride his motorcycle with a dog on board.
  • An animal activist (C) kneels down as she offers to buy a dog from a vendor (2nd R) to stop it from being eaten ahead of the annual dog meat festival in Yulin, Guangxi Zhuang Autonomous Region, China, June 20, 2014.
  • Chicago Cubs' Anthony Rizzo makes a diving catch into the photo well on a foul ball hit by Arizona Diamondbacks' Aaron Hill during the sixth inning of a baseball game in Phoenix, Arizona, USA, July 20, 2014.
  • Special forces soldiers march during a military parade celebrating Colombia's 204 anniversary of independence from Spain, in Bogota, July 20, 2014.
  • Hindu devotees bathe in the Bagmati River on their way to the Pashupatinath Temple to offer prayers to Lord Shiva, Hindu god of destruction during Shravan festivities in Sundarijal, on the outskirts of Kathmandu, Sri Lanka.

Interaktive