E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Gjyqësori - më pak gjykatës e prokurorë

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci thotë se në gjykatat e vendit veprojnë afro 350 gjykatës e prokurorë.

Enver PeciEnver Peci
x
Enver Peci
Enver Peci
Madhësia e gërmave - +
Leonat Shehu
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci thotë se sfida më e madhe që e ka përcjellë gjyqësorin nëpër vite, është numri i madh i lëndëve të grumbulluara në Gjykatat e Kosovës.

Në një bisedë për Zërin e Amerikës, ai thotë se gjendja në gjyqësi ka zënë të përmirësohet me fillimin e zbatimit të reformës në sistem dhe shpreson që brenda tre vjetësh gjyqësori të jetë në gjendje t’i zgjidhë lëndët e qytetarëve në një afat më të shpejtë.

Unë shpresoj që do të jetë një reformim pikërisht që do t’i përgjigjet efikasitetit që është edhe i thirrur gjyqësori, që të jetë efikas, që t’i trajtojë çështjet me urgjencë dhe në këtë drejtim unë po shpresoj që jo në një afat shumë të shkurtër sepse duhet pasur parasysh numrin e lëndëve të grumbulluara nëpër gjykata, mirëpo për një afat 2 – 3 vjeçar po shpresoj që gjyqësori i Kosovës do të jetë në nivelin e efikasitetit edhe zgjidhjen e shpejtë të lëndëve të qytetarëve”, tha ai.

Aktualisht në gjykatat e vendit veprojnë afërisht 350 gjykatës e prokurorë, një numër që sipas zoti Peci duhet të rritet për shkak të nevojave që paraqiten nëpër gjykata.

Sipas një statistike që ne jemi duke e përcjellur në vazhdimësi, numri i lëndëve të arritura me numrin e lëndëve të përfunduara nuk paraqet ndonjë problem të madh, jemi afër, rreth 85 mijë lëndë të reja vijnë çdo vit ndërsa përfundohen rreth 84 mijë, që do të thotë jemi afër efikasitetit. Mirëpo, një numër më tepër se 150 mijë lëndë kanë qenë të bartura prej viteve paraprake, kjo ka qenë edhe një pengesë e madhe e gjyqësorit të kaluar, administrimit të gjyqësorit pikërisht nga institucionet e ndryshme ndërkombëtare si UNMIK-u”, tha ai.

Matjet e bëra nga agjencia kundër korrupsionit por edhe agjenci të tjera, e kanë nxjerrë sistemin e drejtësisë si një prej sektorëve më të korruptuar e të ndikuar nga politika dhe kësisoj edhe pengesë për luftën kundër korrupsionit.

Zoti Peci nuk përjashton ndikimet politike mbi gjyqësinë, ndonëse jo të drejtpërdrejta, por të cilat përvijohen nëpërmjet gjendjes financiare të këtij sistemi.

 “Ndoshta ka pasur tendenca për ndërhyrje, mirëpo sa jam unë kryesues për disa procese madhore nuk ka pasur ndërhyrje. Nuk kemi ndërhyrje në kuptimin e asaj prej opinioneve që i marr nga gjyqtarëve se ndokush është I kërcënuar apo I frikësuar prej pushteteve tjera ose ndonjë udhëheqësi i pushtetit. Në anën tjetër nuk kemi ndonjë provë konkrete se ndonjë rast ndonjë gjyqtari i ka ndërhy ndokush nga politika. Kuptimin buxhetor ndikimet indirekte ende ekzistojnë, në qoftë se një pushtet nuk të ndan mjete të mjaftueshme për të funksionuar në mënyrë normale kuptohet që është një ndërhyrje në kuptimin edhe mbarëvajtjes së punës së gjyqësorit”, tha ai.

E politika sipas zotit Peci ushtron ndikimin më të madh në gjykatat në veriun e Kosovës, të cilat nuk funksionojnë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Ato u mbyllën pas protestave të qytetarëve serb të zemëruar me shpalljen e pavarësisë. Në pritje të një zgjidhjeje politike tash për tash atje janë të angazhuar 3 gjykatës dhe 2 prokurorë të misionit të EULEX-it.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive