E dielë, 21 shtator, 2014

Lajme / Ballkani

KFOR-i largon një barrikadë në veri

Forcat e NATO-s, larguan një barrikadë të vendosur në njërën nga rrugët kryesore në veriun e Kosovës nga serbët lokal

Forcat e KFOR-it në veriun e Kosovës - foto arkiviForcat e KFOR-it në veriun e Kosovës - foto arkivi
x
Forcat e KFOR-it në veriun e Kosovës - foto arkivi
Forcat e KFOR-it në veriun e Kosovës - foto arkivi
Leonat Shehu
Forcat paqeruajtëse të NATO-s larguan sot një barrikadë në komunën e Zveçanit në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Barrikada ishte ngritur nga banorët lokal për të penguar vendosjen e policisë dhe doganierëve të Kosovës në vendkalimet kufitare veriore me Serbinë.

Në një komunikatë për opinion, forcat paqeruajtëse thanë se “qëllimi i operacionit ishte të largojë pengesat në rrugë për të përmirësuar lirinë e lëvizjes jo vetëm për KFOR-in por edhe për organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”.



Operacioni i forcave të NATO-s për largimin e barrikadës kaloi pa incidente, ndërsa përfaqësues të serbëve në veri thanë se operacioni i sotëm ishte “demonstrim i hapur i forcës”.

Forcat paqeruajtëse thanë se “misioni i tyre është  mjedisi i qetë e i sigurt dhe liria e lëvizjes për të gjithë në Kosovë. KFOR-i është zotuar sot sërish se do të vazhdojë këtë mision në mënyrë të vendosur, kujdesshëm dhe në mënyrë të paanshme në pajtim të plotë me mandatin e tij”.

Serbët në veriun e Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë përpjekjet për shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në zonë por edhe marrëveshjet e arritura në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe fillimit të funksionalizimit të doganave në vendkalimet kufitare ndërmjet dy vendeve në veri.

Përfaqësuesit e tyre, i cilësuan marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian si përpjekje për t’i detyruar me dhunë serbët e veriut të Kosovës që të integrohen në institucionet e Prishtinës.

Parlamenti i Kosovës debaton për bisedimet më Serbinë

Çështja e këtyre bisedimeve ishte temë debatesh në Parlamentin e Kosovës. Ku kryeministri Hashim Thaçi, raportoi për takimin e fundit të tij me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Catherine Ashton.

Çështja që nxiti më shumë diskutime ishte ajo e krijimit të një fondi të veçantë për veriun e Kosovës. Krijimi i fondit sipas qeverisë së Kosovës është mundësi për ngritjen e transparencës edhe të parave që jepen nga Beogradi për atë zonë.

Por, deputetët e lëvizjes Vetëvendosje por edhe disa deputetë të partive jera thanë se ky fond është një hap drejt ndarjes tokësore të Kosovës. 

Zyrtarët qeveritar thonë se fondi është i përkohshëm dhe se ai do të mbushet nga të hyrat doganore në vendkalimet kufitare veriore, që do të jenë pjesë e buxhetit të Kosovës. Fondi do të qeveriset nga një komision i përbashkët i qeverisë, serbëve lokal dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian dhe do të përdoret vetëm për projekte zhvillimore të komunave në veri të Kosovës.

Procesi i bisedimeve pritet të vazhdojë gjatë muajit të ardhshëm me takimin e ri ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi e Ivica Daçiç dhe këto bisedime shihen si një nga kushtet kryesore për afrimin e të dyja palëve me Bashkimin Evropian.

Në kuadër të përpjekjeve për të shtyrë papara procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, në fillim të muajit shkurt pritet edhe një takim ndërmjet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
20.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

SHBA do t'i japin Egjiptit helikopterë Apaçi

Helikopterët do të jepen për ta mbështetur Kairon në përpjekjet e anti-terrorizmit
Më tepër

Lirohen 49 pengjet turke nga ISIS

Pengjet, mes tyre diplomatsë, ushtarë dhe fëmijë, u rrëmbyen nga konsullata turke në Mosul të Irakut, më 11 qershor
Më tepër

Sfidat për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Për analistin e Grupit të Ballkanit për Politika, Naim Rashiti, zgjidhja e kësaj situate kërkon bisedime dhe arritje të kompromisit
Më tepër

Dade: Varfëria ka shtyrë qytetarët e Shqipërisë të luftojnë për ISIS

Intervistë me Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin e Shqipërisë, Arta Dade
Më tepër

Bashkëpunim veri-jug për turizmin në Shqipëri

Dy rajone, njëri në veri të Shqipërisë dhe tjetri në jug po bashkëpunojnë për të nxitur turizmin natyror dhe kulturor.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Egyptians walk past a graffiti with modern and Pharaonic motifs on Mohammed Mahmoud Street near Tahrir Square, in downtown Cairo.
  • A man passes by a damaged vehicle on a street covered with mud due to heavy floods in Tekija village, Serbia.
  • A poor Filipino girl holds bread and drinks she received during a feeding program by Dominican nuns in Manila, Philippines.
  • A homeless man sleeps as riot police face off against members of Brazil's Roofless Movement during a protest against their forced eviction from an abandoned building they were occupying, in downtown Sao Paulo, Sept. 16, 2014.
  • Pope Francis waves to nuns at the end of his weekly general audience in St Peter's square at the Vatican.
  • A firefighter battling the King Fire watches as a backfire burns along Highway 50 in Fresh Pond, California, USA, Sept. 16, 2014.
  • Troops hold colored cards during a military parade celebrating Independence Day at the Zocalo square in downtown Mexico City, Sept. 16, 2014.
  • A protester holds a smoke flare during a rally near the Ukrainian parliament in Kyiv, against the law to provide separatist-held regions with a special status.
  • Katy Perry performs on stage at "The Prismatic World Tour" at the Honda Center in Anaheim, California, Sept. 16, 2014.
  • Taiwan Navy's Perry-class frigate fires chaff during the annual Han Kuang military exercises off the east coast of Hualien, central Taiwan.
  • Baltimore Orioles center fielder Adam Jones celebrates with fans after a baseball game against the Toronto Blue Jays in Baltimore, Maryland, USA. Baltimore won 8-2 to clinch the American League East.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.