E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Shpërthim në veri të Mitrovicës

Një garantë dore është hedhur në shtëpinë e një punonjësi të Zyrës Administrative të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.

Zyra Adminsitrative e Kosovës në Mitrovicë - foto arkiviZyra Adminsitrative e Kosovës në Mitrovicë - foto arkivi
x
Zyra Adminsitrative e Kosovës në Mitrovicë - foto arkivi
Zyra Adminsitrative e Kosovës në Mitrovicë - foto arkivi
Madhësia e gërmave - +
Në Kosovë, policia tha se një shpërthim ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në pjesën veriore të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, por pa pasoja në njerëz.

Mjeti shpërthyes, që sipas policisë, besohet të jetë granatë dore, është hedhur në shtëpinë e Borislav Markoviçit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Policia ende nuk di hollësi rreth motiveve apo autorëve të mundshëm të sulmit.

Pronari i shtëpisë së sulmuar është punonjës i Zyrës Administrative të Kosovës në veri të Mitrovicës.

Zyra administrative e në veriun e Mitrovicës, u hap në maj të vitit të kaluar dhe aktualisht në të punojnë mbi 50 punonjës, pjesa më e madhe pjesëtarë të komunitetit serb.

Zyra e themeluar nga Qeveria e Kosovës, synon të ofrojë shërbime për qytetarët e asaj zone dhe për të bashkërendojë angazhimet dhe investimet qeveritare në atë pjesë të vendit.

Zyra është kundërshtuar nga Beogradi dhe përfaqësuesit politikë të serbëve në veri. Ajo është mbështetur nga komuniteti ndërkombëtarë që atë e sheh si një hap drejt krijimit të një komune të veçantë në Mitrovicën e Veriut, siç parashihet edhe me planin e krye ngeociatorit Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Dashamiri
28.01.2013 02:56
Me siguri Europa do thote Shqiptaret e kane bere.
E shqiptaret detyrohen te kerkojne falje
Po kete e kane bere Serbet
Struktura jo me falni jo strukturat
Por shteti Serb ne Kosove.Ai ka bere edhe heqjen e pllakes kujtimore te UC,mbp.
Duket ato nuk jane thyer por jane PERKULE:
Eh kosove e Fishtes ngelet fajtore e thote
na falni???
mbajm pergjegjsi
Na vjen keq si per serbet po ashtu po te kishte ndodhur ne Afrik,Az,i,Australi kontinentin-,Amerikan deri ne Zelanden e re.

Automatikisht urgjentishte Europa te heq pushtetin serb ne Kosove.
Kjo esht zgjidhja.
Ose te futet shqiperia ne Europe,po Ashtu
fill pas Kosova.
Dhe ulni afer e afer se jane 3 shtete fqinje.
Duhet keni respekt per Kosoven Dardane.
krejte europa esh nje gjak me Kosoven Dardane (Ilirine) ne mos vllezer bije e bja,nipa e mbesa,brez pas brezi.
Gjith te mirate

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive