E shtunë, 22 nëntor, 2014

Lajme / Ballkani

Zbogar: Zgjidhja për veriun e Kosovës – në bisedime

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Samuel Zbogar, tha se situata në veriun e Kosovës mund të zgjidhet në kuadrin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

x
Simbolikisht një grup artistësh vendosën mbi lumin Ibër një urë zambakësh uji, një simbol për bashkimin e qytetit i cili tash e 13 vjet me radhë është shndërruar në simbol të ndarjeve të thella etnike në Kosovë.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Sameul Zbogar, tha se vendosja e kësaj ure është përpjekje për të shënuar një moment normaliteti në një vend që nuk është krejt normal.

Nuk kemi normalitet në këtë periudhë dhe ura prapa nesh, nuk paraqet situatë normale”, tha zoti Zbogar, pak metra nga ura kryesore mbi lumin Ibër, ku tash më shumë se një vit është vendosur një barrikadë në pjesën veriore, në shenjë kundërshtimi ndaj përpjekjeve të Prishtinës për të shtrirë autoritetin në zonë.

Zoti Zbogar tha se situata nuk mund të zgjidhet vetëm me largimin e pengesave, por nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse që do t’i bëjë qytetarët në të dyja anët të ndjejnë se gjërat po normalizohen. Kjo, tha ai, mund të ndodhë nëpërmjet bisedimeve.

Për këtë arsye ne po lehtësojmë bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që shpresojmë se në fund do të çojnë në normalizimin e jetës të qytetarëve në Kosovë, në veri dhe marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha zoti Zbogar.

Bisedimet pritet të vazhdojnë në dhjetor, kur pritet edhe fillimi i zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit, që fillimisht do të zbatohet në katër vendkalime kufitare, përfshirë edhe dy vendkalimet në veriun e banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.

Beogradi vlerëson se marrëveshja për kufirin është e pafavorshme, por ajo duhet të zbatohet, duke kërkuar një rol të veçantë të EULEX-it në vendkalime. Por kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se asnjë vendkalim nuk do të ketë trajtim të veçantë.

EULEX-i do të ushtrojë funksionet e tij plotësisht me mandatin e tij nga Kuvendi i Kosovës në të gjitha pikat kufitare. Pra, roli i EULEX-it në pikat kufitare në veri do të jetë i njëjtë me atë në jug, perëndim apo diku tjetër. Pra EULEX-i e ka një mandat dhe atë mandat që ja kemi dhënë nga Kuvendi i Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.

Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, por është shprehur e gatshme të debatojë normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, në radhë të parë për faktin se me këtë Serbisë i është kushtëzuar data e fillimit të negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosovës, ajo e fillimit të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Çështja më e nxehtë në këto bisedime pritet të jetë veriu i Kosovës i banuar me shumice serbe, që vazhdon të jetë jashtë kontrollit të Prishtinës. Përfaqësuesit e serbëve në veri thanë se do të kundërshtojnë më të gjitha mundësitë zbatimin e marrëveshjeve që çojnë në njohjen e autoritetit të Prishtinës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: MANI,USA. nga: OAKLAND,NEW JERCEY,USA.
15.11.2012 06:00
PO DIHET VALLE SE KUFIRIN E KOSOVES E KA VENDOSUR
VETE SERBIA; DUKE I PASTRUAR MBI 80% TE 100% TROJE DHE TERITORE TE KOSOVES DHE MBARE SHQIPTARE?!
E, NE VEND QE TE DENOHET AGRESORI QE MBI DY SHEKUJ
TE FUNDIT KA MASAKRUAR MIJERA VARRE MASIVE;DHJETA
MIJERA SHQIPTARE VRARE E MASAKRUAR DHE HUMBUR SHEJ PA DOKE;E ME DHJETERA E MIJERA AS SOT NUK
KANE AS VARR PER NGUSHELLIME!! SI DHE DHJETA
MILIONE HUMBUR E TRETUR PAKTHIM RRUGEVE BOTES!
NE VEND QE TE DENOHET SERBIA PER KETO GJENOCIDE E HOLLOKUSTE SHEKULLORE; AJO PO SHPERBLEHEJ NGA
NDERKOBETARET DHE UDHEHEQESAT TANE;DUKE UA
FALUR VERIUN E KOSOVES DHE SHUMICEN SHQIPTARE; DUKE I PERZENE ME DHUNE;DHE DUKE POPULLZUAR ME BANDA KRIMINELE KANIBALE TE LUFTES NGA BOSNA; SERBIA DHE KOSOVA; E TANI; PO KERKOHET GJEJA NDARJE OSE AUTONOMI PER TA?? POSI, EDHE TERE KOSOVEN ME MBI 95% SHQIPTARE DUKE OKUPUAR PLOTE ENKLLAVA E SHTEPIA FANTOME;LAGJE E KOMUNA KOLONISTE ME KISHA E TOKE E PASURI TONAT MBARE
SHQIPTARE! KJO GJENDJE ESHTE ME E KEQE SE SA
KUR KA QENE VETE KRYEKRIMINELI-KASAPI MILLOSHEVIQ
DHE ATE QE AI NUK ARRTI TA REALIZOJE-TA ASGJASOJE TERE POPULLIN SHQIPTARE; NE TROJET E VETA O,
STERGJYSHORE;TANI E PLOTESOJNE PASADHESIT E TIJ
DACICET ME NDERKOMBETARET;UNMIK E EULEX DHE
SERVIRET SHQIPFOLES TE SPS MBRENDA TROJEVE SHQIPTARE NE KOSOVE;TE GJTHA TROJE E TERITORE SHQIPTARE!! ATHUA; CFARE LIRIE,PAVARESIE;DEMIKRACIE
MUND TE KEMI KUR KOSOVA ME TROJET E ROBERUARA
MBARE SHQIPTARE;NE VEND QE TE BASHKOHEN E TA
KENE SHTETIN E ATDHEUN E PERBASHKET MBARE SHQIPTARE; QE TA REALIZOJUNE UNIONIN PAVARESISE MBARE SHQIPTARE NJE SHEKULLORE 1912-2012=100 VJET
PAVARESI;KISHE MBARE SHQIPTARE;A KETA SHTYHEN ME DHUNE;QE HAPEN DIALOGUN ME SERBINE OKUPATORE KRIMINELE;DUKE NA NDARE E PERQARE PIKE GJASHTE COPA E THERMIA; PAS NJE GJYSEM CLRIMI NGA LUFTA CLIRIMTARE E UCK E ME NDIHMEN E SHBA-NATO FITUAM NJE NJEFARE LLOJ LIRIE E DEMOKRACIE; KU PRAPE QE TA HUMBIM; DHE TE KTHEHEMI NENE THUNDREN EBISHES
GJAKATARE KANIBALE;QE EDHE KETO TROHA COPASH
TE MBETURA E TRETUA;TE ASGJOHEMI TERSISHT DHE TMERRSISHT;EDHE TE MBETEMI FAJTORE PSE KEMI LUFTUAR ME MIQET MIQET TANE; SI SHBA DHE NATO
NA KANE NDIHMUAR!!.CKA ESHTE VALLE KJO; NJEHERE
SI EUROPA SHTRGE DHE BOTA MBI 95 SHTETE TE BOTES NA PRANUAN PAVARESIEN DHE SHTETSINE;E TASH PRAP
DIALOG ME OKUPATORET TERRORISTE E TE PRANOJME
DIKTATIN DHE OKUPIMIN DHE ASGJASIMIN TONE EDHE SI POPULL E KOMB ME I LASHTI DHE ZOT I KETYRE TROJEVE DENG BABA DENG MBARE SHQIPTARE;O, QE NGA ME E STERLASHTA PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARIA!!.TE VARFER
E TE PA KRAH;TE VRARE; TE MASAKRUAR;TE CFAROSUR
PERFIJE;E, NUK NA LENE AS TE QAJME; EDHE AS TE ANKOHEMI;DUKE NA LENE EDHE FAJTORE;PSE ENDE JEMI EDHE PAK GJALLE;APO AS TE GJALL E AS TE VDEKUR!!.
EEEH,MJERI I LIGU PO I FORTE KISHTE QENE??!!TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE NE USA.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
21.11.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

SHBA, Padi kundër programit për sigurime shëndetësore

Ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë paraqitur një padi gjyqësore ndaj administratës Obama në lidhje me planin e sigurimeve shëndetësore
Më tepër

PDK, LDK për zbatimin e marrëveshjes

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike janë zotuar për zbatim të shpejtë të marrëveshjes për bashkëqeverisje
Më tepër

Reagime për Aktin e Imigracionit

Hispanikët e mirëpresin vendimin, por disa kanë rezerva
Më tepër

Probleme të motit në SHBA

Stuhia e fuqishme e dëborës në Nju Jork pothuajse ka përfunduar, por tani mund të shfaqen probleme me përmbytjet, ndërsa temperaturat do të rriten
Më tepër

Sekretari Kerry vazhdon bisedimet me Iranin

Bisedimet synojnë arritjen e një marrëveshjeje mbi programin bërthamor të Iranit para një afati të rëndësishëm kohor
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Students wear a mask of Indonesia President Joko Widodo with a long nose as protest against fuel price hikes outside the presidential palace in Jakarta. Widodo announced a sharp increase in fuel prices on Monday, saying costly government subsidies would be better spent on infrastructure and development.
  • Dump trucks wait to unload snow removed from neighborhoods after heavy lake-effect snowstorms at the Central Terminal in Buffalo, New York. A snowfall that brought huge drifts and closed roads finally ended Friday.
  • People take part in a rally in central Kyiv, Ukraine. Ukrainians marked the first anniversary of pro-European Union (EU) mass protests which caused a change in the country's leadership and brought Ukraine closer to the EU.
  • Myanmar Catholic nuns and priests hold candles as they gather for the 500th Jubilee Year of the presence of the Catholic Church in Myanmar, in Yangon.
  • France Davis Cup fans hold a giant flag as they cheer on France's Gael Monfils during his Davis Cup final singles tennis match against Switzerland's Roger Federer at the Pierre-Mauroy stadium in Villeneuve d'Ascq, near Lille.
  • People take photos of Russia's Soyuz-FG booster rocket with the space capsule Soyuz TMA-15M that will carry a new crew to the International Space Station (ISS), at the launch pad at the Russian-leased Baikonur cosmodrome, Kazakhstan. The start of the new Soyuz mission is scheduled for Monday.
  • Supporters of Tunisian presidential candidate Beji Caid Essebsi (portrait), shout slogans and wave flags on Bourguiba Avenue in the capital, Tunis, during an election campaign ahead of the upcoming presidential elections on Nov. 23.
  • People walk under a lamp post turned into a yellow umbrella near the main stage of the protest site of the Admiralty district of Hong Kong. Pro-democracy protesters are at a crossroads as public support fades after nearly two months of glacial traffic and street clashes.
  • Oil lamps offered by devotees illuminate the Bagmati River flowing through the premises of the Pashupatinath Temple, during the Bala Chaturdashi festival, in Kathmandu, Nepal. The festival is celebrated by lighting the lamps and scattering seven types of grains known as "sat biu" honoring the departed.
  • People cycle along a street during a biking tour to promote cycling as an environmentally-friendly means of transport, in Damascus, Syria.
  • A shopper is seen through Christmas decorations as he uses his smartphone to take a photo at a shopping mall in Kuala Lumpur, Malaysia. The spirit of Christmas is felt very much in Muslim-dominated Malaysia as shopping malls decorate their premises to help boost year-end sales.
  • Dense fog lies over the harbor in Husum, northern Germany. The weather forecast predicts rainy weather for the upcoming days.
  • Fisherman Estelito Marijuan, 58, arranges dried fish at Manila Bay, the Philippines. World Fisheries Day is commemorated every Nov. 21 and was established to draw attention to overfishing, habitat destruction and other serious threats to the sustainability of marine and freshwater resources.
  • Christmas market decoration is pictured in front of the television tower in Berlin, Germany.
  • An aerial view of Vermelha beach is seen in Rio de Janeiro, Brazil.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.