E dielë, 26 tetor, 2014

Lajme / Ballkani

Thaçi: Brukseli i padrejtë ndaj shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se në BE ka ende burokratë që i trajtojnë shqiptarët njëlloj siç janë trajtuar në ish Jugosllavi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, tha sot se shqiptarët mund të shkojnë në Bashkimin Evropian si një shtet i vetëm, nëse nuk ndryshon qasja e Brukselit ndaj tyre.

Ai i bëri këto komente në Parlamentin e Kosovës, pas kritikave që ju bënë qeverisë së tij për dështim në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët Kosovës.

Të martën Komisioni Evropian tha se problemet me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, radhiten në mesin e pengesave kryesore për Kosovën që të përfshihet në këtë proces.

Në raportin e këtij komisioni rreth vlerësimit të punës së institucioneve për përmbushjen kritereve për liberalizim.  thuhet mes tjerash se, mundësitë aktuale të Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mbeten të kufizuara dhe më një ndikim potencialisht të madh në sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian.

Qeverisë i janë paraqitur rreth 70 rekomandime që duhet përmbushur deri në përfshirjen e Kosovës në regjimin e udhëtimit pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

I gjetur nën kritikat e opozitës, kryeministri Thaçi, tha se problemi qëndron në Bruksel dhe në zbatimin e një politike të padrejtë ndaj shqiptarëve.

Në kohën e Jugosllavisë, shqiptarët janë trajtuar si qytetarë të kategorisë së dytë. Për fat të keq, ka ende burokratë në Bruksel që i trajtojnë shqiptarët me nostalgjinë e Jugosllavisë, apo të (Josip Broz) Titos, apo të Serbisë, me atë prizëm. Kjo është e vërtetë, e them me përgjegjësi të plotë si kryeministër i Republikës së Kosovës. Diçka të tillë që po e bëj publike, që e kam thënë edhe në takime të mbyllura me zyrtarët e Brukselit”, tha kryeministri Thaçi

Ai tha se shqiptarët do të shqyrtojnë rrugë të tjera nëse nuk ndryshon qasja ndaj tyre. “Nëse vonohet dhe vazhdon të sillet kështu Brukseli, atëherë shqiptarëve nuk u mbetet tjetër alternativë vetëm të akomodohen në Bashkimin Evropian më së miri dhe më së lehti si një shtet i vetëm”, tha kryeministri Thaçi.

Në zyrën e Bashkimit Evropian nuk deshën të komentojnë qëndrimet e kryeministrit Thaçi.

Komisioni Evropian hapi bisedimet me Kosovën për liberalizimin e vizave në janar të vitit të kaluar, por në raportin e parë u tha se vendi ka ende shumë punë për të bërë.  
Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropën Juglindore jashtë këtij procesi dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë në shumë pak vende pa viza.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: tahir nga: kosove
15.02.2013 15:45
Ne Ballkan osht nji tradite, politikanet kur e shohin se po e humbin pushtetein e perdorin nacionalizmin si metoden e fundi per te met ne pushtet.


nga: arbeni-vetevendosje nga: kosove
15.02.2013 10:02
Ky kryeminister akuzon Brukselin se neve shqiptaret e Kosoves pona trajton si qytetare te rendit te dyte.
Po ti kryeminister qysh po i trajton qytetaret e Kosoves? ti i ke nda ne tri kategori

Kategoria e pare jane ata qe punojn ne instuticionet shtetnore, ku kan te ardhuna dhe benificione, e automjete zyrtare e te gjitha te mirat, e 50% e tyne nuk punojn bash kurgjo hiq, se jo qe nuk dojn me punu, por nuk kan qka, se Kosova nuk i ka 50 mil banore, por i ka 2 mil bonore.

Tani vjen rangu i dyte i qtetareve, qe jan te punesuarit ne sektorin privat dhe penzionerat, te punesuarit ne ket sektor punojn shume, por te ardhunat i kan 150 deri 220 euro ne muej, por edhe me keto te ardhuna ky sektor menzi po i perballon, dhe qdo dit po mbyllen firmat, nga tatimet, doganat dhe "haraqi" i politiqareve ndaj tyre. Kurse penzionerat (ne mes tyre ka profesor, akasemik, mjek etj) marrin dikun afer 100 eur ne muaj, dhe jon shendrru ne lypsa.

Kurse kategoria e trete (me e persekutuara ekonomikisht) jane te pa punet, pa asnji cent te ardhuna qe e perbajan shumicen e popullsis ne Kosove, keta njerz jan te injorum, te nenshtrum, te poshtrum nga kjo qeveri. Ata nuk kan asnji drejt, dhe mund te krahasohen me te drejtat e zezakeve para shum vjeteve ne SHBA, por sa di une zezaket edhe ateher kan pas te drejten per pune, ksaj kategotije vetem edhe e drejta e votes nuk juka marr.


nga: shqiptar
15.02.2013 09:54
Si ne Shqiperi e ne Kosove, ku qytetaret per dekada kaluan nen pushtetet serbe e komuniste e ku shteti erdh puna qe te quhej masakruesi i popullit, fatkeqesisht eshte renjosur psikollogjia anti shtet e paragjykimi se ne shqiptaret nuk mund te bejme shtet.
Ne renjosjen e kesaj psikollogjie ka ndikuar edhe propoganda albanofobike e fqinjeve qe diku fare hapur e kane deklaruar kete e me shume po e forcojne nepermjet disa shqiptareve pa identitet qe e shesin veten analiste politike e ne fakt po bejne shtojcen e kesaj propogande albanofobike.
Ne fakt albanofobia e ketyre fare shqiptareve, eshte me e rezikeshme se ajo e serbeve. Evropianet duke pase parasysh qendrimin armiqsor te serbeve ndaj shqiptareve, edhe mund te dyshojne ne parullat qe perhapin ato, por kur keto parulla i shperndajne disa shqipfoles, atehere ndryshon puna. Ata mund te fillojne vertete te dyshojne se albanofobia serbe e paske bazen tek nje e vertete qe e pranojne vete shqiptaret.
Ne shtetin ame Shqiperi, pamvaresia e fituar prej nje shekulli, presupozon edhe shtetin e pamvarur qe administrohet vete me sistemin e mbrojtjes se rendit e sistemin e drejtesise. Sigurisht qe ne Shqiperi, nese thuhet se ka korrupsion, eshte ndoshta e pranueshme qe fajet me te medha ti vihen qeverive aktuale.
Por me duket disi ndryshe ne Kosove, ku me shume se qeveria shqiptare, eshte komuniteti nderkombetar ai qe ka ushtruar drejtesine dhe mbrojtjen e rendit.
Kam pershtypjen se Brukseli duke deklaruar per korrupsion te madh ne Kosove, duhet te mare persiper edhe fajet e tij se nuk ka qene i afte sa duhet per ta luftuar kete fenomen te perhapur ne gjithe boten, ku me shume e ku me pak.
Fakt eshte se EULEKS akoma vazhdon qe te drejtoje drejtesine e ketij vendi te ri demokratik.
Nuk jam as per te drejtuar akuza pergjithesuese kunder politikes se Brukselit ndaj shqiptareve, por as edhe demonizimit te shqiptareve me epitetet albanofobike si njerez te pa afte per te ndertuar shtet.
Ne Shqiperi nuk kemi me shume se dy dekada qe dolem nga nje diktature e eger staliniste qe vec shktaterimit ekonomik, solli edhe shkaterimin e psikollogjise se njerezve.
Ne Kosove kemi akoma nje shtet fare te ri e pa eksperience qe duhet ndihmuar e jo anatemuar.


nga: Tani nga: Zvicer
15.02.2013 09:41
Brukseli mund te kete mangesi ne trajtimin e ceshtjeve te vendeve ballkanike e special per ne shqiptaret na duket se me Shqiperine e Kosoven nuk sillen me drejtesi. Po me kryesorja dhe qe duhet te analizojme eshte se a jemi ne te gatshem dhe sa jemi ne te devotshem qe ato qe kerkojne Brukseli dhe Washingtoni ti veme ne jete? A mos jemi ndopak anti amerikane dhe anti evropiane? Jo ndaj popujve te ketyre vendeve, jo ndaj qeverive te ketyre vendeve, por ndaj vlerave "demokratike" qe keto vende kane. A mos udheheqesit e Shqiperise e te Kosoves kane frike nga keto vlera demokratike? A mos mendojne keta se pikerisht keto vlera demokratike qe si Washingtoni si Brukseli kerkojne qe te adaptohen e te vihen ne jete ne Shqiperi e Kosove , u rrezikojne postet e te mirat qe vjelin me te padrejte nga mbajtja e pushtetit? Keto jane analiza qe duhet cdo shqiptar apo kosovar te beje e jo te hedhin fjale pa pergjegjesi nga Brukselit apo Washingtonit. Ne kete familje te madhe qe po ndertohet me mund qe i thone demokraci nuk mund te hysh si ta ka qejfi por nese te pranojne dhe kur te te pranojne duhet te kesh kuptuar se ke fituar dicka dhe e ke vene ne jete dicka nga keto vlera madheshtore te DEMOKRACISE. Ne kemi shue e shume detyra per te kryer si ne Shqiperi si ne Kosove. Le te vendosim rregullin e demokracine brenda per drenda e pastaj ti tregojme Botes se c'mund te bejme me bashkime apo ndarje. Le te rregullojme drejtesine, le te ndalim korrupsionin, le ta leme menjane gjuhen e hidhur qe kane politikanet shqiptare per njeri tjetrin se me shume paqe e qetesi do te kete ne popull. E keto jane disa nga detyrat tona pastaj le te shohim na do apo jo Washingtoni e Brukseli.


nga: Fiku nga: Frankfurt\M
15.02.2013 09:03
KOSOVA NUK RREZIKOHET AS NGA FQINJET, AS NGA SERBIA, AS NGA BRUKSELI.
KOSOVA RREZIKOHET NGA KORRUPSION, HAJNIA, KRIMI I ORGANIZUM, PAPUNESIA, VORFENIA, keto dukuri nuk luftohen ne Kosove, por ndihmohem mshehurazi nga qeveria.


nga: Zefi nga: Zvicerr
15.02.2013 08:50
Shkrimi me i miri dhe me korekti qenka nga Anonim:

ju shqiptart ne pergjethsi kosov e shqiperi gjdo dit nuk keni tjeter bised apo shkrim apo diskum veq temen e korrupsionin, hajnin, krimin e organizum, papunesin, nepotizmin, ato fjal se ju duken se po veproni mir apo perfitoni diqka, kurgja nuk perfitoni veq Brukselin e Serbin i gezoni, nuk ka asnje shtet ne Bot qe nuk merret me korrupsionin, hajnin, krimin e organizum, papunesin, nepotizmin, por ato shtet nuk i qesin lajme publike marrinat e veta, e ju i qitni PUBLIK, edhe mos hyrja ne EU aspak nuk e pengon Shtetin qe din te jetoj vet, Familjet private nuk po mujn me jetu bashk, djali se duron komanden e babs, apo baba te djalit si pelqen, dhe ndahen, e ku mund te funkcionon ateher bashkimi i shteteve me shum Miljona Banor? Shum Shtete qe kan qen vetem nje Shtet sot jan te ndar ne shum pjes, se nuk ka funkcionu bashkimi, mos folni, shkruni publik, neper radio e televizione fjal qe ja humbin vleften Kosoves


nga: Anonim
14.02.2013 22:47
BE-ja nuk e njeh Repuliken e Kosoves Kosova per BE asht Serbi dhe populli i Kosoves njihen si serbe.Shqipetaret jetojn de facto si ne nji shtet te vetem qe nga viti 1999 dhe kjo duhet te behet edhe de jure.Te drejten e shqipetareve te jetojn ne nji shtet nuk ka fuqi ne bote qe mundet ta ndaloj.Une nuk shoh asnji ndryshim me mes te shqipetareve.Nji Flamur nji Vendi nji Gjaku nji Gjuhe nji Kombe nji shtet .Gjermanet ishin te ndar ne dy shtete dhe akush nuk ka deshiruar bashkimin e gjermaneve por kjo asht nji realitet nji mrekulli Repulika Federale e Gjermanis.Bashkimi i shqipetareve te krijoj Repuliken Federale te Shqiperis.Brukseli nuk mundet te nderhyj ne punet e mbredshme te jashtme te Serbis dhe nuk prish mardhanjet me Serbin per Kosoven.Brukseli ka shkelur fjalen e dhen se do te kete liberalizim edhe per Kosoven.Kjo e ule moralin politik te Brukselit me politiken jo serioze kunder Kosoves.Problemi i komisionit europjan asht njohja e Repulikes se Kosoves.Pengesa kryesore asht njohja e Kosoves nga Bashkimi Europjan.Korrupcioni krimi i organizuar lulezon mu aty ku ne Kosove veproj nderkobtaret.Fetyra e Brukselit shihet ne veri te Kosoves ku pengojn shtrijen e rendit dhe ligjit nuk njohin kushtetuten e Kosoves te cilen duhet rrespektuar.Kosova rrezikon sigurin e mbredshme te Bashkimit Europjan kjo asht skadaloze qesharake e turpshme e pa moral politik dhe tregon urrejtjen qe ka Bashkimi Europjan kunder Kosoves.Kultur politike.Bashkimi Europjan duhet te sillet me Kosoven si Amerika.Ta njoh Repuliken e Kosoves si shtetin me te ri ne Europe.Te sillet me Kosoven si me Serbin.Jo 70 rekomandime por pa njohjen e Kosoves nga Bashkimi Eurupjan liberalizimi asht vetem iluzion te ndihmohet Serbija te kapitulloj Kosova.Problemi qendron ne Prishtin dhe Tirane ku vete shqipetaret nuk e zgjedhin problemin shqipetare dhe ende lejojn qe per shqipetaret te flasin serbet Serbija.Heshtja e Berishes do te thot se asht pjes e problemit.Presideti i Shqiperis hesht .Ne kohen e Jugosllavis shqipetaret ne Jugosllavi kan qen te lire kan qen shqipetare nji flamur nji gjuhe nji univerzitet .Sot nuk ka shqipetare ne Kosove ne Serbi ne Maqedoni ne Male te zi.Shqipetare ka sot vetem ne Shqiperi.Ju nuk merrni pjes ne takime te mbyllura.Bashkimi Europjan nuk rekomandon se si deshirojn te jetojn shqipetaret.Vete shqipetaret duhet ti rrezojn edhe de jure muret e Berlinit shqipetare dhe te jetojn te lire si te gjith popujt ne Ballkan.


nga: Anonim
14.02.2013 22:19
Zotri Thaci nuk e ke te keqen ne Bruksel por ne Prishtine dhe konkretisht ne Qeverine tuaj THACI. Kini nje korupsion galopant dhe Ministrat tuaj kane miliona euro ne llogarite bankare si dhe deputetet e Parlamentit te Kosoves, kosovaret jane te papune. Jini bere nje dyshe e krimit te organizuar THACI--BERISHA dhe META lolua juaj. KUR NUK LUFTONI KORUPSIONIN DILNI TE DY ME KARTEN E NACIONALIZMIT QE JINI FALLSO SEPSE NEN ROGOZ PUNONI SI UTBASHA TE REKRUTUAR.


nga: turkan nga: pz-kosove
14.02.2013 21:11
Ky kryeminister sa i akuzon te tjeret ma mir osht kan me i burgose vjedhesit e arit ne stacionit policore ne Peje,
vjedhesit e devizave dhe droges ne stacionit
vjedhesit e 1.4 mil euro te pashaportave ne ministrin e mbrendeshme.
Osht per keqeardhje se te gjitha kto vjedhje i kan ba ata qe duhet ta luftojn hajnin (policia)
Nuk pengon Brukseli te burgosen keta hajna te pasuris shqenore.


nga: emerllahi nga: gjilane
14.02.2013 19:32
Une mendoj se faji osht ne Prishtine, e jo ne Bruksel.
Ky kryeminister nuk lufton korrupsionin, hajnin, krimin e organizum, papunesin, nepotizmin e shum dukuri tiera negative,
e akuzon te tjeret se ata kan faj.
Jom ne moshen 66 vjeqare por kurr ne Kosove nuk ka pas korrupsion mate madh se tash,
Kurr ne Kosove nuk ka pas ma shum te pa pune se tash
Ne kosove po lulezojn te gjitha dukurit negative.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
25.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Trafikimi i grave; rriten denoncimet

Organizatat World Vision, USAID dhe NetHope kanë ofruar së bashku një aplikacion kompjuterik që qytetarët të denoncojnë shpejt rastet e dyshuara për trafikimin e vajzave.
Më tepër

Shqipëri, monumentet kishtare në rrezik

Disa kisha që janë Monumente të rralla në Jug të Shqipërisë rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme.
Më tepër

Shkodër, zhvillohet Dita Biçikletave

Në Shkodër u zhvillua sot Dita e Biçikletave, pjesë e Programit Europian "EUROVELO", ku janë përfshirë 42 vende.
Më tepër

Kryeministri i Maqedonisë viziton Brukselin

Komisioneri i BE për zgjerim Shtefan Fyle ka pritur kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski në një takim në Bruksel ku ka theksuar nevojën për reformat e dosmosdoshme në disa fusha të këtij vendi.
Më tepër

Mali, një dyvjeçare vdes nga Ebola

Një dyvjeçare në Mali, familja e së cilës kishte udhëtuar së fundmi në Guine, ka vdekur nga virusi i Ebolës.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A part of a traditional wooden Christmas nutcracker figure and other wooden parts stand on a table in one of the factory rooms in the Erzgebirgische Holzkunst Gahlenz company in Gahlenz, southeastern Germany. The traditional wooden Christmas figures manufactured in the Erzgebirge mountain region are being sold all over the world.

  • A man watches fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border.

  • A women works on the CT1SL428, a protective suit for use in handling people infected with the Ebola virus, in a sewing room of Lakeland Industries Inc., in Anqiu, some 500 kilometers south of Beijing, China, Oct. 23, 2014.

  • A dog walks around a sculpture "breaching,"created by artist Michael Greve at the Sculpture by the Sea exhibition in Sydney, Australia. Sculptures created by 109 artists from 16 countries, are displayed across the costal area of Sydney.

  • Britain's Queen Elizabeth presses a button to send her first Tweet during a visit to the 'Information Age' Exhibition at the Science Museum in London.

  • Astana team rider and Tour de France winner Vincenzo Nibali of Italy dressed in a hakama writes the Chinese character of "King" with a giant brush during a calligraphy performance, which is also an exchange event with local students, in Saitama, north of Tokyo.

  • Guests walk along the 'Peak Walk' bridge during a media preview, at the Glacier 3000 in Les Diablerets, Switerland. Built between the Scex Rouge and View Point at an altitude of 3,000 metres (9,800 feet) the 107 m (351 feet) long and 80 cm (31 inches) wide hanging bridge is the first in the world to connect two peaks with one another.

  • Caroline Wozniacki of Denmark serves to Petra Kvitova of the Czech Republic during their WTA Finals singles tennis match at the Singapore Indoor Stadium (picture taken with in-camera multiple exposure).

  • Umbrellas, symbol of pro-democracy demonstrators, hang between footbridges at the protesters' encampment in central Hong Kong, China.

  • Pro-democracy protesters point and scuffle with a man (C) holding a Chinese flag who came to the protesters' barricade to oppose them blocking roads at Mongkok shopping district in Hong Kong.

  • A man uses binoculars to watch fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border. Kobani, also known as Ayn Arab, and its surrounding areas, has been under assault by extremists of the Islamic State group since mid-September and is being defended by Kurdish fighters.

  • Local people watch as a man beats a traditional drum while participating in a parade to celebrate New Year of the ethnic Newaris in Katmandu, Nepal.

  • Kabuki actor Kyozo Nakamura performs female role of "Fuji-musume," The Wisteria Maiden, during a demonstration at Kabuki Gallery in Tokyo.

  • A farmer carries a fully grown cabbage after plucking it out from the main crop which will be harvested early next month, and used to make Kimchi, at the Chilgol vegetable farm on the outskirts of Pyongyang, North Korea.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.