E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Shpërthim në veri të Mitrovicës

Policia tha se një granatë dore ka shpërthyer në një zonë me popullatë të përzier, por, pa pasoja në njerëz.

Mitrovca - pamje nga arkiviMitrovca - pamje nga arkivi
x
Mitrovca - pamje nga arkivi
Mitrovca - pamje nga arkivi
Madhësia e gërmave - +
Në Kosovë, policia tha se një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në veriun e Mitrovicës  të banuar me shumicë serbe, por pa pasoja në njerëz. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në një lagje me popullatë të përzier.

Policia beson se atje është hedhur një granatë dore e prodhimit jugosllav e cila pas vetes ka lënë dëme materiale në dy makina private dhe xhamat e një ndërtese kolektive.

Tash për tash nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me autorët apo motivet e mundshme të këtij incidenti, i cili nga policia është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Përfaqësues të serbëve në veri thanë se incidenti është pjesë e përpjekjeve për të frikësuar serbët në zonë të cilët nuk njohin dhe nuk i pranojnë institucionet e Prishtinës.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive