E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Lirohen serbët e ndaluar të hënën në Kosovë

Nëntë pjesëtarët e komunitetit serb të ndaluar të hënën në Gracanicë afër Prishtinës, janë lënë të mbrohen në gjendje të lirë.

x
Madhësia e gërmave - +
Nëntë pjesëtarë të komunitetit serb të ndaluar të hënën në Gracanicë afër Prishtinës, janë lënë të mbrohen në gjendje të lirë. Të gjithë ata ishin ndaluar nga policia e Kosovës gjatë kremtimit të krishtlindjeve ortodokse, në Graçanicë dhe u ishte caktuar masa e ndalimit 48 orësh.
 
Sipas policisë “personat e dyshuar janë ndaluar pasi që gjatë përcjelljes së shefit të zyrës serbe për Kosovën, Aleksandër Vulin, që ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës kishin sjellje dhe veprime të dyshimta dhe veshje të njëjtë, prandaj  për shkak të sigurisë së personalitetit policia i ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor. Personat e ndaluar gjatë gjithë kohës me dy vetura private kanë përcjellë  autokolonën e zotit Vulin dhe kanë kryer veprime të dyshimta për policinë e Kosovës”, thuhej në njoftimin e policisë së Kosovës.
 
Ata u lanë të lirë në mbrëmjen e së martës, ndërsa ndaj tyre do të vazhdojë procesi nën dyshimet për prishjen e rendit dhe qetësisë publike dhe mos dëgjueshmëri ndaj personave zyrtar.
 
Autoritete serbë thanë se ky ishte një veprim i padrejtë dhe i motivuar politikisht. Shefi i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin tha se veprimet e tilla mund të dëmtojnë edhe procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata, Kuvendi i socialistëve hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive