E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Shpërthime në Mitrovicë – tri makina zyrtare digjen në Prishtinë

Policia tha se incidentet që kanë ndodhur gjatë natës lanë pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz

x
Madhësia e gërmave - +
Tri makina me targa zyrtare të Kosovës janë djegur gjatë natës në tri pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Policia tha se është duke hetuar incidentet, por ende nuk dihen hollësi mbi rrethanat, motivet apo autorët e mundshëm të këtyre incidenteve që lanë pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

Të tri makinat janë pronë e agjencive të ndryshme shtetërore.

Policia tha se gjatë natës së kaluar, në dy raste të ndara, janë regjistruar dy shpërthime në veri të Mitrovicës. Sulmet kanë ndodhur në mjediset hoteliere të dy qytetarëve njëri nga të cilët i përkatësisë kombëtare boshnjake e tjetri i përkatësisë kombëtare serbe.

Policia tha se shpërthimet lanë pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz. Në të dyja rastet bëhet fjalë për granate dore. Rastet janë duke u hetuar si vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia tha se ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të këtij shpërthimi.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Niibe nga: FLSnXcQEutkCRc
02.02.2013 06:49
Shume bukur djemte e Rapshes. Madheshtore paska qene kjo nate e jueja. Mu duk se njeni peerdnmi fjalen elite! Eshte fjale e bukur kjo, por ta quash vete pjese te elites kurese te cilesosh me qindra tjere vellezer e motra si njerez te pavlere, eshte primitivizem dhe barbari e papare. Te peshtysh qindra vellezer, motra, shoke, e kojshi per arsyet qe nuk perkojne me idete tua te ndryshkura e te kalbura nga shekujt e mesjetes, eshte shkalle supreme e croditjes njerzore. Une pash aty djem sokola te Rapshes, njerez qe kane kontrobuar gjitmone ne cdo nevoje, po edhe te mos kishin bere gja, ata jane vellezerit tuaj e tone ore te gjore.Ky eshte nje fond per te grumbulluar ndihma per nevojtaret e jo per te vizatuar ose clyer kufij. Ti leni ato marrezira, por kycuni dhe bashkohuni nese u intereson dhe beni aq sa mundet per te ndihmuar njerezit tuaj, ose edhe kendo tjeter! A dihet, cfare sasie parashe u mblodhen dhe a do ti haje kryetari, apo do tu jepen atyre qe kane nevoje? Nese ato mjete do ti haje kryetari, ose do te ju ndahen serbeve te Mitrovices per te ble arme, atehere do te rreshtohem edhe une pas jush, per ti sha e mallekuar prijsit e ketij fondi?!Me respekt per te gjithe, por u lutem mblidhni mendet!

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Integrimi i grave në misione luftarake

Zyrtarët thonë se brenda një ose dy viteve gratë mund të trajnohen për të shërbyer në njësitë elite luftarake.
Më tepër

Pres. Obama mbron programet e monitorimit

Ai tha se monitorimi i telefonatave dhe internetit ka shpëuar jetë njerëzish.
Më tepër

OKB: Numër rekord refugjatësh

UNHCR thotë se numri i refugjatëve, apo i njerëzve të zhvendosur brenda vendit në vitin 2012, ishte më i larti që nga viti 1994.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive