Lidhje

Kushtetuesja për zgjedhjen e presidentit


Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e shpalli të papranueshme kërkesën e partive opozitare në Kosovë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës.

Parlamenti i Kosovës zgjodhi më 26 shkurt me 71 vota për dhe dhjetë vota të pavlefshme, Hashim Thaçin, ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, në postin e presidentit të Kosovës.

Ai u zgjodh në raundin e tretë të votimeve pasi që në dy raundet e para ai mori 50, përkatësisht 64 vota.

Më 4 mars partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovës, i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë procesin që sipas tyre ishte jo legjitim dhe i përcjellë me parregullsi.

Ata thanë se procedurat e votimit ishin arsyeja e kërkesës për opinionin e Gjykatës Kushtetuese dhe bazohet në vendimin e fundit të kësaj gjykate për rastin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilën e shpalli jo kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u shpall katër ditë para se zoti Thaçi të përurohet në postin e presidentit në të cilin e pason presidenten Atifete Jahjaga, mandati i së cilës përmbyllet të enjten më 7 prill.

Kjo është hera e tretë që Gjykata Kushtetuese shqyrton çështje që kanë të bëjnë me presidentin e vendit. Në dy rastet e para, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë bërë që të dorëhiqen dy presidentë të Kosovës, Fatmir Sejdiu në vitin 2010 dhe Behgjet Pacolli, më 2011..

Vendimin e plotë të Gjykatës mund ta lexoni këtu

Kushtetuesja për zgjedhjen e Presidentit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

XS
SM
MD
LG