E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Protesta të serbëve kundër bisedimeve Kosovë-Serbi

x
Madhësia e gërmave - +
Mijëra pjesëtarë të komunitetit serb protestuan në veriun e Mitrovicës kundër marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe fillimit të funksionalizimit të doganave në vendkalimet kufitare ndërmjet dy vendeve në veri.

Organizatorët e protestave, që janë drejtues të komunave paralele që nuk njihen nga Prishtina dhe autoritetet ndërkombëtare, thanë se nuk do të pranojnë asnjëherë të jetojnë në Kosovën e pavarur. Ata i cilësuan marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, si përpjekje për t’i detyruar me dhunë serbët e veriut të Kosovës, që të integrohen në institucionet e Prishtinës.

Një nga përfaqësuesit e serbëve në veri Kërstimir Pantiç, tha se qeveria e Serbisë nuk duhet të presë nga serbët e veriut që të heshtin dhe të pranojnë të jetojnë në shtetin e Kosovës.

Mbajeni në mend ju armiqtë e popullit serb. Nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të lejojmë që të na e rrëmbeni Kosovën”, tha ai, duke nënvizuar se kjo nuk do të ndodhë as me çmimin e dëbimit apo vrasjes së serbëve në veri. Kërstimir Pantiç mban edhe postin e zëvendës drejtorit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Shefi i tij Aleaksandër Vulin ndodhet po ashtu sot në Kosovë me lejen e autoriteteve të Prishtinës, pos tjerash për të vizituar edhe zonat ku janë dëmtuar varrezat serbe gjatë disa incidenteve të pasqaruara që pasuan heqjen e një pllake përkujtimore në Preshevë, kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Sot qeveria e Kosovës vendosi të ndajë një fond prej 97 mijë eurosh për riparimin e varrezave të dëmtuara.  

Aleksander VulinAleksander Vulin
x
Aleksander Vulin
Aleksander Vulin
Pezullohen nga puna dy zyrtarë të policisë

Policia tha se po siguron vizitën e zyrtarit serb, ndërsa po sot dy pjesëtarë të policisë janë pezulluar në kuadër të hetimeve lidhur me trajtimin e nëntë pjesëtarëve të komunitetit serb, që ishin ndaluar gjatë krishtlindjeve ortodokse në Graçanicë afër Prishtinës.  

Të ndaluarit, pasi ishin lënë të lirë, kishin deklaruar se janë rrahur gjatë kohës sa mbaheshin në polici.

Të nëntë pjesëtarët e komunitetit serb ishin ndaluar nga policia e Kosovës gjatë kremtimit të krishtlindjeve ortodokse, në Graçanicë më 7 janar dhe u ishte caktuar masa e ndalimit 48 orësh.

Sipas policisë “personat e dyshuar ishin ndaluar pasi që gjatë përcjelljes së shefit të zyrës serbe për Kosovën, Aleksandër Vulin, që ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës kishin sjellje dhe veprime të dyshimta”.

Autoritetet serbe thanë ky ishte një veprim i motivuar politikisht dhe se veprimet e tilla mund të dëmtojnë edhe procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky proces pritet të vazhdojë gjatë muajit të ardhshëm me takimin e ri ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi e Ivica Daçiç dhe këto bisedime shihen si një nga kushtet kryesore për afrimin e të dyja palëve me Bashkimin Evropian.

Në kuadër të përpjekjeve për të shtyrë papara procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, në fillim të muajit shkurt pritet edhe një takim ndërmjet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
30.01.2013 20:34
Komuniteti serb ne veri te kosoves eshte teper i privilegjuar dhe kane bere kontrabande dhe trafiqe pra jane struktura e krimit te organizuare kete e din shume Dacic dhe Nikolic por kane frike se perfundojne si Gjingjic .kete situate ne veri te kosoves e instaloi KFORI francez duke i ndare ne uren e IBRIT ..Ballkani perdimor nuk duhet te jete peng e Serbise duke ndihmuar 40 krimenele serbe ne veri te kosoves prandaj BE ti vere kushte Serbise te njohe Pavaresine e Kosoves..nga politika e Serbise dhe disa utbashe ne Qeverine shqipetare jemi peng qe nuk marin statuesin per kandidat ne BE MJAFT EVROPE ,,,MJAFT Z NISHANI PRESIDENT I R,SHQIPERISE..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive