Lidhje

Parlamenti i Kosovës ratifikoi MSA-në me BE-në


Me 86 vota për, parlamenti i Kosovës miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian. Opozita nuk mori pjesë në votim

Parlamenti i Kosovës me 86 vota, miratoi ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian.

Marrëveshja që u nënshkrua javën e kaluar në Strasburg, shënoi edhe hapin e parë të vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Parlamenti miraton MSA
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:48 0:00

Partitë opozitare nuk penguan mbajtjen e seancës, por nuk morën pjesë në votim me arsyetimin se marrëveshja ka shumë të meta në radhë të parë për mënyrën se si e trajton Kosovën. Ata thanë se marrëveshja është rezultat i marrëveshjeve me Serbinë e jo i përmbushjes së kritereve nga Kosova.

Partitë opozitare bllokuan për më shumë se një muaj punën e parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që sipas tyre dëmtojnë shtetin e Kosovës. Sipas marrëveshjes asociacioni do të ketë një shkallë autonomie në disa fusha, siç janë arsimi, shëndetësia e planifikimi urban e rural. Opozita kërkon nga kryeministri Isa Mustafa që të tërheqë nënshkrimet nga marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike në Kosovë, i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Beogradi pret që brenda këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim. Kosova përfitoi ndërkaq marrëveshjen e stabilizim asocimit që për autoritetet nënkupton hapin e parë zyrtar drejt integrimeve evropiane.

XS
SM
MD
LG