E premte, 01 gusht, 2014

Lajme / Ballkani

Daçiç: Me kompromis – Kosova edhe në OKB

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç tha se mund të bisedohet edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, por me marrëveshje kompromisi

x
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se Serbia është e gatshme të bisedojë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, por për këtë Prishtina duhet të ketë një ofertë për Beogradin.

Të hënën, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se qeveria e tij synon arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila do të garantohej nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.



Pas një takimi me partitë politike të Kosovës, kryeministri Thaçi nëpërmjet një komunikate ka theksuar se nuk pret që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovën në fund të këtij procesi, prandaj është e domosdoshme që Kosovës t’i sigurohet anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, t’i hapet rruga e sigurt për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, me qëllim që të sigurohet se Serbia nuk do të mund të bëhet pengesë për Kosovën.

Kryeministri serb tha sot se Beogradi është i gatshëm të bisedojë edhe për këtë çështje dhe të dyja palët mund të merren vesh për çfarëdo qoftë.

Kjo nuk është e diskutueshme dhe nuk po i shmangemi kësaj, sepse ne kërkojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Por që ai të fitojë këtë duhet të japë diçka. Çfarë mendojnë ata, që ne të japim çdo gjë që duan? Nëse është kompromis atëherë duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët”, tha kryeministri serb.

Të dielën, autoritetet serbe publikuan tekstin e platformës për bisedimet me Kosovën nëpërmjet së cilës kërkohet autonomi territoriale për katër komunat veriore të Kosovës dhe komunat tjera me shumicë serbe. Publikimi i tekstit të platformës pasoi miratimin e një Rezolute nga Parlamenti serb me të cilën përcaktohet qasja e Beogradit ndaj bisedimeve me Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi të papranueshëm propozimin e Serbisë dhe hodhi poshtë çdo mundësi të bisedimeve me Beogradin për statusin e Kosovës, tërësinë tokësore apo organizimin e brendshëm të saj. Ai tha se dokumentet serbe nuk do të shtrohen ne tryezën e bisedimeve.

Kryeministri serb tha ndërkaq se nuk është kryeministri Thaçi ai i cili vendosë se për çfarë do të bisedohet në takimin e radhës, që ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Temat që i ka paralajmëruar Catherine Ashton në takimin e kaluar janë paralelizmat institucional dhe veçantia e serbëve. Kur them veçantinë e serbëve, mendoj se për të gjithë është e qartë se kjo nënkupton gjetjen e një zgjidhjeje, e cila nisur edhe nga deklaratat e mëhershme të zyrtarëve evropian nënkupton një rajon të posaçëm”, tha kryeministri serb.

Kryeministri Thaçi ndërkaq, ka theksuar se në takimin e radhës, do të diskutohet për “zhbërjen e strukturave ta paligjshme të sigurisë së Serbisë dhe transparencën e e ndihmave financiare të Serbisë për komunitetin serb në Kosovë”.

Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme që “të mundësojë zbatimin e elementeve të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari për vetë-qeverisje në nivelin lokal të komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Këto elemente ndër të tjera mundësojnë edhe krijimin e partneritetit ndërmjet komunave, duke iu mundësuar atyre që të kenë vendim-marrjen në nivelin lokal, në kuvendet komunale”.

Por, sipas kryeministri Thaçi, kjo është e gjitha që do t'iu ofrohet serbëve në veri të vendit, dhe asgjë më shumë, duke hedhur poshtë çdo ide për status të veçantë të komunave me shumicë serbe.

Kryeministrat e të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, pritet të takohen të enjten më 17 janar në Bruksel. për të vazhduar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Përparimi në këto bisedime është kushti themelor për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: FATBARDH DOCI S.C.N.Y.
16.01.2013 00:26
AS PARLAMENT NUK DUHET ME JU LENE SERBVE TE mMTROVICES SEPSE NESER BEJNE REFERENDUM.dUASM REPUBLIKE.????

sSA PER LESHIMET NE OKB NUK ESHT SERBIA QE VENDOSE KA SHTETE TE TJERA.
SERBIA SKA ASGJE VEC TE ZBATOJN ATE QE THOTE OKB. TE HEQ STRUKTURAT PARALELEL.
PSE I THUHET STRUKTURA??
TE HEQ PUSHTETIN SERB NE MITROVIC TE KOSOVES.

SHQIPTARET NUK BEJNE CFARE THOTE SERBIA.IKU KOA E tITOS DHE E MILLOSHEVICIT.
HAJDE RRINI SI FQINJE ME KOSOVEN


nga: Petro Jashari nga: U S A
16.01.2013 00:16
Serbija duhet te heqe dore njehere e mire nga pretendimet teritorjale ndaj Kosoves.Plan Ahtisaarit eshte i shkelqyer per serbet e Kosoves. Ai plan parashef qe serbet e Kosoves si dhe shqiptaret e Presheves, Medvegjes e Bujanofcit te sherbejne si ura lidhese midis dy popujve ne aspiratat e perbashketa drejt Bashkimit Evropjan.Cdo orvajtje per ndarje teritoresh mbi baza etnike e ka emri rracizem dhe si e tille eshte faktikish kundra interesave te Bashkimit Evropjan.Per pranimin e Kosoves ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara s'eshte e nevojeshme lobimi i Serbise mbasi ajo e di mire cilet jane miqte e nderuar te Kosoves.C'do orvajtje per te dale mbas shpine ne kerkim te pazareve qe ruajne dhe kultivojne rracizmi jane destinuar te deshtojne.


nga: Anonim
15.01.2013 23:23
Pa njohjen e Kosoves si shtet nga Serbija Kosova asht ne bisedime pjes e Serbis.Ajo nuk asht si shtet ne keto bisedime por si pjes e Serbis.Serbija ka alternativen politike.Dialogu teknik solli humbjen e Repulikes dhe tani dialogu politik do te sjell humbjen edhe te pamvarsis.Kosova mbetet si pjes e Serbis dhe me lejen e Serbis te jete antare ne OKB kete te derejt e ka edhe Palestina por nuk i ben dobi.Serbija duhet ta njoh Kosoven si shtet sovran si Amerika dhe nji gje te till duhet ta bej edhe Bashkimi Europjan.Edhe Irlanda nuk ka pamvaresi te plote dhe ende nuk asht e pamvarur nga Anglija.Thaqi nuk guzon te luaj me pamvaresin e Kosoves ajo nuk falet ajo asht fituar me lufte dhe duhet te mbrohet.Se kur Serbija do ta njoh Kosoven nuk asht problem i Kosoves por i Serbis.Kjo asht nji politik e gabuar e zonjes Ashton e cila deshiron te sillet me Kosoven si me Irlanden.Thaqi ishte gati te dorzoj zonjes Ashtron Repuliken per interesa te Serbis.Dhe tani ai asht gati te dorzoj edhe pamvaresin te kapitulloj Kosova.Kosova duhet te ruaj pamvaresin sovranitetin e saj dhe nuk duhet te mashtrohet nga Serbija e cila deshiron shurjen e Kosoves si shtet.Kosoven e ka njohur Amerika shumica e shteteve te Europes dhe Kosova duhet te pres njohje edhe nga pese shtete te Europes e jo te dorzohet dhe te triumfoj Serbija .Shtet qe e kan njohur Kosoven do ti binden Serbis dhe do ta terheqin njohjen e Kosoves nese Thaqi pranon dialogun politik me Serbin pa njohjen e Kosoves nga Serbija.PA NJOHJEN E kOSOVES NGA SERBIJA KOSOVA NE DIALOG NUK ASHT SHTET .THAQI KA THEN SE SERBIJA DO TE DETYROHET TA NJOH KOSOVEN.Dhe tani thot se serbija nuk do ta njoh kosoven dhe pranon kapitullimin e Kosoves.Se kur Serbija do ta njoh Kosoven asht problem i SerbiSikur Serbija nuk do te triumfonte ne dialog ajo do te nderpreste dialgun menjihere.Thaqi po trdhton Kosoven ne Bruksel.Nese Thaqi pranon kapitullimin e Kosoves athere Serbija do ta binde ter boten se Kosova asht e Serbis.Shtet qe e kan njohuetr Kosoven do te anulojn njohjen e Kosoves menjihere.


nga: Anonim
15.01.2013 19:20
Serbia po ven ne zbatim politiken e kalit te trojes ku thote kosoves jepni autonomi 4 komunave me pakica serbe ndersa Serbia ben lobing per ti anetarsuar ne OKB,BE DHE NATO.,,sic beri Berisha me Greqine koncensione duke shitur ujrat teritoriale te R Shqiperise.ne favor te Greqise dhe vendosjen e varezave greke ne teritorin shqipetar ku eshte dakort dhe PDIU E SHPETIM IDRIZIT QE MBRON KAUZEN CAME POR ESHTE PER TE VJEDHUR PASURINE KOMBETARE TE SHQIPETAREVE..


nga: vilvoorde nga: vilvoorde
15.01.2013 17:15
kujdes,kujdes !!! serbija eshte shtet i mocem dhe eshte shume dhelpen e madhe,kosova gati e arriti numrin e duhur te njohjeve te shteteve te OKB per pranimin direkt ne kete organizate

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Lindja e Mesme, armëpushim 72-orësh

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara bënë të njohur se Israeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim pa kushte 72-orësh.
Më tepër

Vjedhja e Bankës, 6 arrestime të reja

Përfundojnë në pranga 5 punonjës të Bankës dhe një i afërm i Ardian Bitrajt, personit të dyshuar si autor i vjedhjes së afër 7 milion dollarëve
Më tepër

Të premten shqyrtohet ligji i imigracionit në Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët në Senat e bllokuan të enjten votimin për ligjin që do të prekte krizën e imigracionit, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e shtyu periudhën e pushimeve të verës për shkak të tij
Më tepër

Miratohet me 88 vota reforma territoriale

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule voton kundër. Debate mbi respektimin e minoriteteve dhe Himarën. Kryeministri Rama: Himara nuk është minoritare
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
31.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the House of Representatives begin to head for the door on Capitol Hill in Washington as Congress leaves for a five-week summer recess.
  • Codepink activists, dressed to symbolize those wounded and killed in Gaza, rally outside the Israeli Embassy in Washington, DC.
  • Children play on a carnival ride during Eid al-Fitr Holiday in Kabul, Afghanistan.
  • Indian villagers watch rescue operations at the site of a massive landslide in Malin village in Pune district of western Maharashtra state.
  • A couple sit on the promeade and look at the burnt remains of a section of Eastbourne pier, southern England.
  • A close up of newspaper front pages focusing on the Ebola outbreak, including a newspaper (l) reading 'Burn all bodies' in the city of Monrovia, Liberia.
  • Noa (kneeling), the girlfriend of Israeli soldier Guy Algranati, mourns during his funeral in Tel Aviv. Algranati was killed on Wednesday by a booby trap detonated as he and 2 other soldiers uncovered a tunnel shaft.
  • A Palestinian, who fled his family's house following the Israeli offensive, sleeps as he takes refuge inside a classroom at a United Nations-run school in Jabaliya refugee camp in northern Gaza Strip.
  • Ifeoma Nwoye of Nigeria is carried away by her coach after she lost her women's freestyle 55kg wrestling semi-final to Brittanee Laverdure of Canada at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Australia's Olivia Vivian performs at the women's All-Around Artistic Gymnastics at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland, July 30, 2014. (Picture taken with multiple exposure function)
  • A burger set is on display at a McDonald's restaurant in Hong Kong. Many consumers in Shanghai, Beijing and Hong Kong say they plan to scale back their visits to McDonald's, at least for now, but noted that the low prices make it hard to give up.
  • A woman is placing freshly-bought apples in her bag at a market in Warsaw, Poland. Russia said it was banning most fruit and vegetable imports from Poland. Many believe that the ban was imposed as retaliation for Poland’s support for the EU sanctions against Russia over the armed conflict in Ukraine.

Interaktive