E mërkurë, 16 prill, 2014

Lajme / Ballkani

Kryeministrat Thaçi e Daçiç – me marrëveshje për doganat

Të dy kryeministrat diskutuan për herë të parë edhe çështjen e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Takimi i radhës në muajin shkurt

x
Madhësia e gërmave - +
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, arritën marrëveshje të përkohshme për mënyrën e pagesës së taksave doganore dhe hapën bisedimet për situatën në veriun e Kosovës.

Marrëveshja pasoi mese pesë orë bisedime në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

Ajo tha nëpërmjet një komunikate për opinion se “diskutimet ishin të gjata dhe konstruktive” dhe se është arritur pajtimi që të takohen sërish në muajin shkurt.

Në komunikatë thuhet se të dy kryeministrat kanë arritur një marrëveshje të përkohshme  për pagesën dhe mbledhjen e taksave doganore në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku tashmë po zbatohet marrëveshja për menaxhimin e përbashkët të kufirit.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha menjëherë pas takimit se është arritur marrëveshja për doganat dhe tash e tutje ato do të paguhen njësoj në të gjitha vendkalimet kufitare.

Biseduam për çështjet për të cilat ishim dakorduar edhe më herët për përmbylljen e implementimit të plotë të marrëveshjes së IBM-së. Natyrisht, tash doganat do të paguhen sipas standardeve që ka caktuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri serb Ivica Daçiç tha ndërkaq se “paratë e mbledhura nga doganat në veri do të derdhen në një fond që do të themelohet nga Bashkimi Evropian dhe ato do të shfrytëzohen vetëm për veriun e Kosovës”.

Kryeministri Thaçi tha po ashtu se pala serbe ka marrë përsipër që të punojë për mënjanimin e strukturave paralele në veriun e Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri serb tha se “për herë të parë seriozisht është hapur çështja e paralelizmit të institucioneve dhe qasjes së posaçme ndaj popullit serb që jeton në Kosovë. Kjo është çështje thelbësore që nuk mund të zgjidhet për një natë, por rruga është hapur”. Sipas tij zgjidhja qëndron në formimin e institucioneve të reja në veri që do të ishin të pranueshme edhe për Prishtinën edhe për serbët e Kosovës.

Ky ishte raundi më i gjatë i bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave që nga takimi i parë në tetor të vitit të kaluar. Takimi duket të jetë zgjatur për shkak të hapjes së temave që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës.

Kryeministri Thaci ka deklaruar se Kosova synon që brenda një periudhe të shkurtër kohore të arrijë largimin e të gjitha strukturave të sigurisë së Serbisë nga veriu i Kosovës si dhe transformimin e strukturave ekzistuese në veri në fushën e arsimit, shëndetësisë, çështjeve sociale në struktura të qytetarëve të veriut të Kosovës.

Ai ka shprehur gatishmërinë e Kosovës që që të mundësojë zbatimin e elementeve të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari për vetë-qeverisje në nivelin lokal të komunave me shumicë serbe në veri të vendit, që mundësojnë edhe krijimin e partneritetit ndërmjet komunave. Por, ai tha se kjo është e gjitha që do t'iu ofrohet serbëve në veri të vendit dhe asgjë më shumë, duke hedhur poshtë çdo ide për status të veçantë të komunave me shumicë serbe.

Të dielën, autoritetet serbe publikuan tekstin e platformës për bisedimet me Kosovën, nëpërmjet së cilës kërkohet autonomi territoriale për katër komunat veriore të Kosovës dhe komunat tjera me shumicë serbe.

Analistët thonë se bisedimet tashmë kanë hyrë në një periudhë më konkrete dhe ato mund të krijojnë kuadrin e zgjidhjes së situatës në veri, që siç thuhet mund të jetë një status i posaçëm, ndërmjet planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari dhe platformës së Beogradit.


******
Para se të nisej për në Bruksel, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se në takimin e sotëm do të diskutohet veç tjerash rruga e mënjanimit të strukturave paralele në veri.

Ne synojmë që brenda një periudhe të shkurtër kohore të arrijmë largimin e të gjitha strukturave të sigurisë së Serbisë nga veriu i Kosovës. Pastaj transformimin e strukturave ekzistuese në veri në fushën e arsimit, shëndetësisë, çështjeve sociale në struktura të qytetarëve të veriut të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.

Ai tha se Kosova është e gatshme që të mundësojë zbatimin e elementeve të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari për vetë-qeverisje në nivelin lokal të komunave me shumicë serbe në veri të vendit, që mundësojnë edhe krijimin e partneritetit ndërmjet komunave. Por, ai tha se kjo është e gjitha që do t'iu ofrohet serbëve në veri të vendit dhe asgjë më shumë, duke hedhur poshtë çdo ide për status të veçantë të komunave me shumicë serbe.



Të dielën, autoritetet serbe publikuan tekstin e platformës për bisedimet me Kosovën, nëpërmjet së cilës kërkohet autonomi territoriale për katër komunat veriore të Kosovës dhe komunat tjera me shumicë serbe.
Kryeministri serb Ivica Daçiç, tha ndërkaq se nuk është kryeministri Thaçi ai i cili vendosë se për çfarë do të bisedohet në takim.

Temat që i ka paralajmëruar Catherine Ashton në takimin e kaluar janë paralelizmat institucional dhe veçantia e serbëve. Kur them veçantinë e serbëve, mendoj se për të gjithë është e qartë se kjo nënkupton gjetjen e një zgjidhjeje, e cila nisur edhe nga deklaratat e mëhershme të zyrtarëve evropian nënkupton një rajon të posaçëm”, tha kryeministri serb.

Analistët thonë se bisedimet do të jenë më konkrete sesa deri tash. Naim Rashiti nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave thekson se brenda tre katër muajve të ardhshëm do të krijohet kuadri i zgjidhjes së situatës në veri, diku ndërmjet planit të Martti Ahtisaarit dhe platformës së Beogradit, por duke ruajtur funksionalitetin e shtetit.
Naim Rashiti GNKNaim Rashiti GNK
x
Naim Rashiti GNK
Naim Rashiti GNK

Gjithsesi statusi i posaçëm si zgjidhje përfundimtare është definuar, ose u është shpjeguar të gjitha autoriteteve edhe në Prishtinë edhe në Beograd nga faktori ndërkombëtar, se duhet të jetë një veçanti në aspektin e funksionimit të asaj pjese, konform nevojave të qytetarëve, që do të thotë do të jetë një lidhje e mjaftueshme me Prishtinën për të ruajtur sovranitetin e Kosovës. Por, edhe do të jetë një lidhje solide me Beogradin në aspektin e financimit”, tha zoti Rashiti.

Por, Ramadan Ilazi, nga Instituti i Kosovës për paqe, nuk pret ndonjë marrëveshje përfundimtare për veriun.
Ramadan Ilazi, IKPRamadan Ilazi, IKP
x
Ramadan Ilazi, IKP
Ramadan Ilazi, IKP

Mendoj që nuk do të ketë një përfundim të këtyre negociatave. Do të ketë arritje të një marrëveshjeje e cila do të krijojë hapësirë, ose do të krijojë kohë për të mirëmbajtur këtë “status-quo” deri në një periudhë tjetër. Unë nuk mendoj që veriu do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Do të ketë në vazhdimësi zgjidhje të cilat në një mënyrë bëjnë një hap përpara, por nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare. Më e mira e mundshme nga ky proces është në një mënyrë rezultati i legjitimimit të strukturave ekzistuese në veri, përveç atyre të sigurisë. Dhe të gjinden mënyra se si të integrohet pjesa e veriut ekonomikisht dhe në një mënyrë politikisht me sistemin e Kosovës”, tha zoti Ilazi.  

Takimi i sontëm u parapri nga protestat e veprimtarëve të lëvizjes vetëvendosje në Bruksel të cilët kundërshtojnë bisedimet e pakushtëzuara me Serbinë, duke i vlerësuar ato si të dëmshme për sovranitetin e Kosovës.

Takimi i sotëm është i katërti me radhë në nivelin e lartë politik për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. E ky normalizimin është kushti kryesor për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

Bisedimet Kosovë – Serbi dhe Lugina e Preshevës

Në prag të raundit të ri të bisedimeve, Lugina e Preshevës u përball me tensione për shkak të mospajtimeve ndërmjet shqiptarëve dhe autoriteteve serbe rreth një përmendoreje kushtuar pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Situata në zonë duket e qetë, ndonëse ende nuk ka një marrëveshje rreth pllakës përkujtimore
.
Pllaka përkujtimore për UCPMB-në në PreshevëPllaka përkujtimore për UCPMB-në në Preshevë
x
Pllaka përkujtimore për UCPMB-në në Preshevë
Pllaka përkujtimore për UCPMB-në në Preshevë
Përfaqësuesit shqiptarë refuzuan thirrjet e autoriteteve serbe për largimin e saj nga qendra e Preshevës dhe ndërkohë kanë filluar procesin e të bërit të ligjshëm të saj. Autoritetet serbe kanë përsëritur se pllaka duhet të largohet nga përfaqësuesit shqiptarë ose kjo mund të bëhet me forcë.  

Çështja e kësaj pllake nxiti edhe debatet rreth çështjes së Luginës së Preshevës si dhe thirrjet që kjo çështje të trajtohet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku do të duhej të sigurohej një trajtim i njëjtë si për veriun e Kosovës ashtu edhe për Luginën e Preshevës.

Analisti Naim Rashiti thotë se trajtimi i ndërsjellë i të dyja çështjeve, mund të jetë në rend ditë mbase në një periudhë të mëvonshme.

Natyrisht, duke respektuar parimet ndërkombëtare sa i përket zgjidhjes së këtyre dy çështjeve, domosdo, në një fazë do të duhej të vendosje një reciprocitet. Nuk do të thotë që mekanizmat të jenë funksional të njëllojtë, por një reciprocitet i llojit që dy shtete të cilat kanë probleme ende të pazgjidhura mes vete, që janë në proces të normalizimit, t’i njohin edhe dy problemet kryesore që i kanë mes vete. Veriun dhe jetën e serbëve në veri të Kosovës dhe Luginën dhe jetën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Prandaj, në mos tani, në një proces të ardhshëm, gjithsesi dy kryeqytetet do të ballafaqohen me këto kërkesa dhe derisa nuk i njohin këto dy probleme si probleme mes vete, paqja nuk do të jetë shumë e qëndrueshme”, tha zoti Rashiti.

Ndërsa analisti Ramadan Ilazi, thotë se çështja e veriut të Kosovës dhe ajo e Luginës së Preshevës, duhet të trajtohen në procese të veçanta.

Unë mendoj se fatkeqësisht, çështja e Luginës në vazhdimësi është instrumentalizuar nga politika në Kosovë, që përjashton mundësinë që të shikohet problemi i Luginës në nivelin njerëzor. Sepse, atje shqiptarët ballafaqohen me një situatë shumë të vështirë, ku të drejtat bazike politike dhe ekonomike cenohen në vazhdimësi. Dhe unë mendoj që Lugina duhet të ketë një zgjidhje në një proces të pavarur dhe jo të lidhur me Kosovën. Çfarëdo lidhje e zgjidhjes së çështjes së Luginës së Preshevës me Kosovën, nuk mendoj se do të avancojë çështjen e shqiptarëve atje. Mundet vetëm ta dëmtojë. Është e rëndësishme që faktori shqiptar dhe lidershipi në Preshevë të fuqizohet dhe kjo do të ishte mënyra më e  mire se si do të mund të avancoheshin planet për zgjidhjen e probleme atje”, tha zoti Ilazi.

Pllaka përkujtimore është vendosur në Preshevë në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ajo u kushtohet kryengritësve shqiptarë që luftuan për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në maj të vitit 2001, konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, mori fund me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
18.01.2013 14:18
Dialogu i Serbis me Kosoven ku Serbija asht nji shtet sovran dhe ne Kushtetuten e saj edhe Kosova asht pjes e Serbis.Per Bashkimin Europjan dhe Serbin Kosova asht e Serbis.Bisedimet jan te Serbis me Kosoven.Kosova Bashkimi Europjan nuk kerkojn njohjen e Kosoves nga Serbija kjo asht mumetum automatizmus kapitullim i moderuar i Kosoves si shtet sovran.Kosova dhe Bashkimi Europjan duhet te kerkojn njohjen e Kosoves nga Serbija.Vetem athere bisedimet do te ishin ne mes dy shteteve sovrane dhe do te kishin substanc kuptim.Serbija ka strukturat paralele te Serbis ne Kosove te cilat kan lindur jan krijuar nga Serbija dhe i binden kushtetutes se Serbis dhe nuk kan dal nga zgjedhjet parlametare dhe lokale nuk jan sipas kushtetutes se Kosoves.Kjo asht nderhyrje flagrate e nji shteti ne nji shtet tjeter qe do te thot pushtimi i Kosoves nga Serbija.Strukturat paralele duhet te shuhen dhe te behen zgjedhje te reja edhe ne veri te Kosoves.Te gjitha kumunat ne Kosove duhet te rrespektoj ligjet dhe kushtetuten e Kosoves.Kumunat njinacionale duhet te shuhen.Kjo asht politik e kohes se Tios dhe sot asht paradoksale te mendohet per kohen e Titos.Komunat njinacionale duhet te shuhen dhe ti kthehet realiteti Kosoves.Dialogu vetem do te thelloj problemet mes Kosoves dhe Serbis do te vi deri te konflikti i hapur qe do te sjell edhe ndarjen Kosoves.Ky asht qellimi strategjik i Serbis i mbeshtetur nga Europa.Pa njohjen e Kosoves nga Serbija dhe shurjen e Strukturave paralele te Serbis ne Kosove dialogu nuk ka substanc te mbahet Kosova nuk asht shtet ne dialog dhe nji shtet sovran nuk duhet te pranoj sovranitetin e nji shteti sovran mbreda shtetit te vete.Nji shtet qe ka sovranitet mbi Kosoven nga ky shtet Kosova nuk mundet te kerkoj sovranitet.Kjo asht paradoksale.Pa njohjen e Kosoves nga Serbija dialogu asht i rrezikshem nji lufte politike diplomatike dhe nji lufte speciale pasikologjike e Serbis ne Kosove e kordinuar shume mire me Europen.Thaqi duhet te kerkoj njohjen e Kosoves nga Serbija dhe Bashimi Europja shurjen e strukturave paralele te Serbis ne Kosove.Si shurjen e Ministris se Serbis per Kosoven.Zgjedhje te lira ne veri sipas kushtetutes se Kosoves.Komunat serbe nji nacional te shuhen nuk egzistuar kurr dhe nuk i sherbejn askujt.Thaqi duhet te ofroj dorheqje duke i pranuar gabimet me presion apo deshir qe Kosova te ruaj sovranitetin e saj si shtet sovran.Zgjedhje te lira fer parlametare vendore dhe presedtciale ne ter Kosoven.Kosova te filloj te fuksionjoj si shtet sovran i cili nuk guzon te lejoj nderhyrje ne punet e mbredshme dhe te jashtme te Kosoves.Edhe Serbija dhe Bashkimi Europjan duhet te sillen me Kosoven si Amerika.Politika e Bashkimit Europjam asht e gabuar kunder Kosoves po shperblen Serbin dhe deshiron kapitullimin e Kosoves dhe thiret zynizem.Ne mes Serbis dhe Shqiperis Kosoves asht nji konflikt shekullor shqipetaro serb dhe dialogu duhet te jete shqipetaro serbe qe mometum Kosova te bashkohet me shtetin ame Shqiperin dhe te filloj dialogu per te drejtat e pakices serbe ne shtetin shqipetar dhe te drejtat e shqipetareve ne shtetin serb.Dialog shqipetaro -serbe.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Fundoset një traget koreanojugor

Një traget me më shumë se 470 persona në bord u fundos sot në brigjet jugore të Koresë së Jugut duke vrarë të paktën dy persona.
Më tepër

SHBA mbështet operacionet e Ukrainës kundër seperatistëve

Administrata e Presidentit Obama ka sugjeruar se operacionet e Ukrainës kundër seperatistëve pro – rusë janë të justifikuara.
Më tepër

Franca kërkon hetimin e krimeve të luftës në Siri

Qeveria franceze po përgatit një rezolutë që do të referonte konfliktin sirian në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për padi të mundshme për krime lufte.
Më tepër

Ushtria ukrainase fillon operacionet ndaj seperatistëve pro-rusë

Zyrtarët në Kiev thanë se trupat ukrainase kanë vënë nën kontroll aeroportin në Kramatorsk dhe kanë filluar një operacion të ngjashëm në Slovyansk.
Më tepër

Irani kërkon takim special për diplomatin e padëshiruar

SHBA nuk i jep vizë ambasadorit iranian në Kombet e Bashkuara
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
15.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An airliner crosses the moon's path above Whittier, Calif., approximately one hour before a total lunar eclipse, April 14, 2014.
  • The moon during a total lunar eclipse over the Juscelino Kubitschek Memorial in Brasilia. The entire event was to be visible from North and South America.
  • An Indian firefighter wearing a fire proximity suit walks through a wall of flames during a demonstration of firefighting skills for Fire Safety Week in Bhubaneswar. Fire Safety Week runs April 14-20 across India.
  • A combination photo shows the moon during a total lunar eclipse as seen from Mexico City.
  • A female member of a "Maidan" self-defense unit stands guard in front of the Ukrainian parliament building in Kyiv. Russia declared Ukraine on the brink of civil war on Tuesday as Kyiv said an "anti-terrorist operation" against pro-Moscow separatists was underway.
  • Crew aboard the Australian Defence Vessel Ocean Shield move the U.S. Navy's Bluefin-21 autonomous underwater vehicle into position for deployment in the southern Indian Ocean to look for the missing Malaysia Airlines flight MH370, April 14, 2014.
  • A picture of North Korean leader Kim Jong Un is sprayed by an anti-North Korean protester during an anti-North Korea rally against recent missile launches and provocative acts, on the birthday of its founder, Kim Il Sung, in Seoul, South Korea.
  • Oscar Pistorius rubs his eye in court in Pretoria, South Africa after earlier questioning by state prosecutor Gerrie Nel. Pistorius is charged with the murder of his girlfriend Reeva Steenkamp.
  • U.S. first lady Michelle Obama has stickers put on her face by 20-month-old Lily Oppelt during a visit with children at the Fisher House at Walter Reed National Military Medical Center in Bethesda, Maryland, April 14, 2014.
  • Indian girls dressed as Hindu Goddesses wait for the Hanuman Jayanti procession to start, in New Delhi, India.
  • Goats feed on a tree in Manggarai park in the Indonesian capital city of Jakarta.
  • Algerians residing in France prepare to vote, ahead of Algeria's presidential election, at a polling station in Marseille.
  • A worker (bottom) takes a break at a construction site in Kuala Lumpur.
  • A sick internally displaced Muslim girl sits next to her mother in a house in the town of Boda.

Interaktive