E dielë, 19 prill, 2015

Lajme / Ballkani

Zgjedhjet në veriun e Kosovës – në shtator

Jo zyrtarisht thuhet se 15 shtatori i këtij viti është datë e mbajtjes së zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe në veri.

x
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se më së largu në vjeshtën e këtij viti, do të mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal në katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës.
 
Ai i bëri këto komente gjatë një takimi me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga me të cilën filloi një seri takimesh në funksion të informimit me rrjedhën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  
Atifete Jahjaga and Hashim ThaçiAtifete Jahjaga and Hashim Thaçi
x
Atifete Jahjaga and Hashim Thaçi
Atifete Jahjaga and Hashim Thaçi

Në një komunikatë të zyrës së presidentes thuhet se kryeministri Thaçi e informoi presidenten Jahjaga për marrëveshjet e arritura në parim që pritet të konkretizohen në takimin e radhës ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve më 4 mars, në Bruksel.
 
Kryeministri Thaçi citohet të ketë thënë mes tjerash se është arritur pajtimi që të shpërbëhen strukturat policore serbe dhe ato të zbulimit në Kosovë dhe që të transformohen strukturat e tjera, të krijohet asociacioni i komunave ekzistuese me shumicë serbe në Kosovë, dhe që në komunat në veri të Kosovës të mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal, që do të organizohen nga Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.
 
Ndonëse nuk është pohuar zyrtarisht, thuhet se 15 shtatori mund të jetë datë e mbajtjes së zgjedhjeve në veri.
 
Kryeministrat janë pajtuar në parim që të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, që është paraparë edhe me planin e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur edhe pavarësia e Kosovës.

Krijimi i këtij asociacioni thuhet se do të ndodhë nën planin dhe mbikëqyrjen e ndërmjetësueses së këtyre bisedimeve, shefes se politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Javën që vjen, të dy kryeministrat do të vazhdojnë bisedimet në të cilat do të përcaktohen edhe afatet e zbatimit të marrëveshjeve, ndërsa muaji prill shihet si periudhë e fillimit të procesit të zbatimit të tyre.

Beogradi zyrtar pohon se çështja e strukturave në veri është tema kryesore e bisedimeve, por shpërbërja e tyre nuk mund të ndodhë pa siguruar zëvendësimin për to.

Përfaqësues serbë që ishin pjesë e bisedimeve thonë se krijimi i i asociacionit të komunave sipas planit te zotit Ahtisaari është i pamjaftueshëm dhe ata ngulin këmbë në një bashkësi komunash që do të përfshinin edhe ato me shumicë serbe në jug të lumit Ibër.

Në Prishtinë autoritetet thonë se asociacioni i komunave nuk mund të ketë fuqi ekzekutive.

Serbia është pajtuar të angazhohet në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë, meqë kjo është kusht për rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane.

Diplomatët i kanë kërkuar Serbisë që të shpërbëjë strukturat e saj të sigurisë në veriun e Kosovës si kusht që të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Prishtina zyrtare e cila synon integrimet evropiane, shpreson që në fund të marrë datën për fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, por edhe të zgjidhe situatën në veriun e Kosovës.

Muaji qershor, mund të sigurojë datat e bisedimeve për të dyja palët.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petro Jashari nga: U S A
27.02.2013 04:58
Serbija nuk ka aspak ndermend te shperbeje strukturat paralele ne veriun e Kosoves deri sa e thote hapur se pret qe ato ti zevendesoje mbas zgjedhjeve me struktura te tjera as paralele por thjesht serbe e ne zbatim te plote te platformes serbe per Kosoven te shtrije kthetrat edhe ne gjithe Kosoven. Ndalu zoti Thaci; Kerko nga Bashkimi Evropjan nderprjen e pazareve per intregitetin teritorjal te Kosoves. Duke ju referuar realitetetit ne drejtim te respektimit te pakicave ne Kosove ka ardhur koha qe BE ti thote apur dhe prere Serbise se pa njohur pamvarsine e Kosoves dhe intergitetin teritorjal te saj nuk mund te futesh ne Bashkimin Evropjan. Prononcimi Amreikan eshte zeri i se vertetes ne zgjidhjen e ketij problemi.


nga: Musa Alihajdaraj nga: Gjermanija
26.02.2013 19:53
Dialogu i Serbis per Kosoven asht ne fokus degradimi i pamvaresis se Kosoves dhe lindja edhe nji Repulike te Serbis ne Kosove.Kjo do te arrihet duke shfrytezuar papjekurin politike dhe diplomatike te Hashim Thaqit i cili po ben nji politik te diktatit nga Beogradi.Dialogu nuk ka substanc deri sa Bashkimi Europjan dhe Serbija ta njohin Repuliken e Kosoves si shtet sovran.Dhe kjo asht problem i Bashkimit Europjan dhe i Serbis.Repulika e Kosoves nuk njihet nga Bashimi Europjan dhe nuk ka mardhanje politike as diplomatike me Bashimin Europjan por vetem mardhanje indirekte te cilat nuk i sjellin Repulikes se Kosoves as levizje te lir ne Europe as hyjeren e Kosoves ne Bashimin Europjan.Thaqi po ngrit themelet e nji Repulike serbe ne Kosove.Thaqi nuk ka autoritet ne veri te Repulikes dhe ne ate pjes te Kosoves nuk ka shtrir sovranitetin e Repulikes se Kosoves.Thaqi gjithmon nuk e ka then te verrteten.Kjo asht argumet qe te shpetohet Repulika e Kosoves ai duhet te tregoj te verrteten dhe te ofroj dorheqje.Pa korigjimin e gabimeve ne te kaleren te leshuara me vetedije apo presion nga mbreda apo jasht nuk mundet te menohet per te ardhme e Repulikes se Kosoves.Thaqi gjer me tani ka shkatrruar substancen shqipetare ne Kosove dhe po krijon nji substanc serbe te Kosoves.Thaqi duhet te ofroj dorheqje te shpetoj Repulika e Kosoves.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
18.04.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

20 vjetori i sulmit terrorist në Oklahoma

Një shpërthim me makinë bombë para një ndërtese qeveritare la 168 të vrarë
Më tepër

Ateistët në Turqi

Ateistët përballen me kërcënime për vdekje në vendin me shumicë myslimane
Më tepër

Tiranë: Analistët komentojnë zgjedhjet vendore

Emrat e kandidatëve u ndryshuan deri në ditën e fundit dhe ende nuk ka dalë në publik asnjë projekt i qeverisjes vendore.
Më tepër

Vuçiç: Me Thaçin – sipas ligjit

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia do të zbatojë ligjin nëse zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosë të shkojë në Beograd
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Candles are placed in the Cologne Cathedral in Cologne, western Germany, for a tribute ceremony for the 150 victims of the Germanwings plane crash last month in the French Alps.
  • A Yemeni girl holds a baby in a temporary shelter after fleeing violence in Yemen, at the port town Bosasso in Somalia's Puntland. U.N. Secretary-General Ban Ki-moon on Thursday called for an immediate halt to fighting in Yemen, the first time he has made such an appeal since Saudi-led airstrikes against Iranian-backed Houthi rebels began three weeks ago.
  • A woman cries in front of the skulls and bones of more than 8,000 victims of the Khmer Rouge regime during a Buddhist ceremony at Choeung Ek, a "Killing Fields" site located on the outskirts of Phnom Penh, Cambodia. Hundreds of Cambodians and monks gathered at the site to commemorate the 40th anniversary of the Khmer Rouge reign.
  • A placard of Nobel Prize-winning novelist Gabriel Garcia Marquez is surrounded by yellow butterfly cutouts with messages, placed there by fans, at a bookstore in Mexico City. Marquez fans are commemorating the first anniversary of his death. In 'Gabo's renowned novel "100 Years of Solitude," clouds of yellow butterflies precede a forbidden lover’s arrival.
  • Zulu protesters demonstrate against foreign migrants outside their hostel in the Jeppestown district of Johannesburg. South Africa is seeking diplomatic support from countries across the continent to defeat the "demon" of anti-immigrant violence in which at least four people have been killed over the past few weeks.
  • Displaced Sunnis, who fled the violence in the city of Ramadi, arrive at the outskirts of Baghdad, Iraq. Iraqi security forces fought Islamic State militants at the gates of the western city on Friday, and local authorities warned it was in danger of falling unless reinforcements arrived soon.
  • Members of the Kosovo Security Force (KSF) carry the coffins containing the remains of 21 Kosovo Albanians allegedly killed by Serbian security forces during the 1998-1999 Kosovo war, during a funeral ceremony in the village of Qikatove. The remains were identified after being exhumed from a mass grave in Serbia.
  • The greenhouses are seen on the grounds of the Belgian royal family residence of Laeken in Brussels. The royal family opens its interlocking greenhouses with their wide array of flowers to the public every year, for a duration of three weeks.
  • A woman looks at photos taken by Doan Cong Tinh during the Vietnam war, at a photo exhibition titled "Reporters de guerre," ("War Reporters") at the French cultural house in Hanoi. The exhibition showcases more than 40 photos taken by four Vietnamese photographers Doan Cong Tinh, Chu Chi Thanh, Mai Nam and Hua Kiem. Vietnam marks the 40th anniversary of the fall of Saigon on April 30.
  • Bosnian chefs cook in a Guinness Book of World Records attempt for the largest chicken broth, in a central square of the Bosnian capital of Sarajevo. "Bey's Broth," the Bosnian meat and vegetable specialty weighing 4,124 kilograms, includes one ton of poultry, 350 kilograms of various vegetables, 120 liters of oil, 100 kilograms of flour, 50 kilograms of butter and also milk, eggs and milk cream.
  • A competitor gets sprayed with fake tan paint before the Mr. Thailand 2015 bodybuilding competition in Bangkok. The three-day competition attracts more than 400 bodybuilding enthusiasts across the country.
  • Members of the PC-7 flight team of the Swiss Air Force perform in their Pilatus PC-7 planes during a media day of the Swiss Air Force at the airbase in the central Swiss town of Emmen.
  • A dancer jumps during a parade celebrating the coming of spring in Tripoli, north Lebanon, April 17, 2015.
  • A man walks past red tulips during a sunny spring day in Kalemegdan park at the Belgrade fortress, Serbia.
  • Models get ready backstage during the African Summer 2016 Ready To Wear collection during Sao Paulo Fashion Week in Sao Paulo, Brazil.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.