E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Tadiç: Integrimi në BE varet nga zgjidhja e çështjes së Kosovës

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se qeveria aktuale serbe po vazhdon politikën e tij, por pa strategji të duhur

x
Madhësia e gërmave - +
Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se ka rrezik që Serbia në planin ndërkombëtarë të jetë vend i rëndësishëm vetëm për shkak të çështjes së Kosovës dhe që pas saj të bëhet tërësisht e parëndësishme. Ish presidenti Tadiç, i cili mori pjesë në ceremoninë e përurimit të presidentit Obama, tha se qeveria aktuale serbe po bënë hapa të mirë, por nuk ka një strategji më të thellë, ndërsa tërhoqi vëmendjen se çështja e integrimeve evropiane është e lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
 
Zëri i Amerikës: Si kaluat dhe cilat ishin përshtypjet tuaja nga ceremonia e përurimit?

Boris Tadiç: Kam biseduar me shumë njerëz. Ishte interesante që në margjinat e ngjarjeve ndryshme të merren përvoja apo të merren parasysh pikëpamje të ndryshme të situatës aktuale politike në Shtetet e Bashkuar e në këtë kuadër edhe të ndikimeve globale. Kam krijuar përshtypje të caktuara dhe tash do t’i stabilizojë gjatë rrugës për në Serbi dhe më pastaj do të përpiqem që t’u sugjeroj edhe miqve serb se si t’i përfshijnë në politikën e së ardhmes.

Zëri i Amerikës: A është e pazakonshme që ftesë për pjesëmarrje në përurim keni marrë ju dhe jo presidenti aktual?

Boris Tadiç: Jo. Mos ta mistifikojmë këtë çështje. Nuk është zakon në politikën amerikane që të ftohen shefat aktual të shteteve në përurim. Kështu nuk ishte as kur unë isha president i republikës. Sido qoftë është mirë të jesh në Uashington këto ditë, sepse ky është edhe një festival i politikës ndërkombëtare, prandaj njeriu duhet të sillet në mënyrë skajshmërisht praktike.

Zëri i Amerikës: Tash më shumë se një gjysmë viti nuk jeni në postin e presidentit dhe partia juaj nuk është në pushtet. Nga një kënd i tillë i ri, çfarë ju duken marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, çështja e integrimeve evropiane të Serbisë, çështja e Kosovës? A shihni deri diku ndonjë vazhdimësi të politikës suaj?

Boris Tadiç: Nuk e shoh deri diku, por e shoh në çështjet strategjike një vazhdimësi të pastër. Një gazetar më pyeti a ju vjen keq që ju nuk e vazhdoni politiken tuaj, unë thashë jo. Nëse qeveria e re dhe presidenti i ri vazhdojnë politikën që në njëfarë mënyrë e kam vënë në binarë në katër vitet e kaluara, nuk ka arsye të ankohem. Mua më intereson realizimi i atij qëllimi. Kush do ta realizojë, është me pak e rëndësishme. Me rëndësi është që të bëhet më mirë për qytetarët e Serbisë. Jam i bindur se Serbia nuk ka mundësi më të mirë politike sesa të shkojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pavarësisht krizës ekonomike me të cilën përballët Bashkimi Evropian, megjithatë do të jetë hapësira për jetën më cilësore në 20 vitet e ardhshme për të gjithë. Atëherë pse Serbia nuk do të sillej sipas modelit të një shoqërie të tillë. Kjo do të ishte e dobishme për popullsinë tonë. Nga ana tjetër, për të zgjidhur çështjen e integrimeve evropiane në mënyrë efikase, ne duhet të zgjidhim një çështje të brendshme që është ndërkombëtarizuar në ndërkohë e kjo është çështja e Kosovës. Politika ime ishte ajo e mbrojtjes së minimumit të interesave të Serbisë në Kosovë, por më një minimum të përcaktuar qartë me linja të kuqe, që ruan dinjitetin e popullit tonë dhe që nuk lë një ndjenje të frustrimit të vazhdueshëm në Serbi, që do të ishte  shumë e rrezikshme jo vetëm për popullsinë tonë dhe të ardhmen e brezave, por edhe për tërë rajonin. Po shoh përpjekje të caktuara tek qeveria e re që këto interesa minimale të përcaktohen, me gjithë hedhjen e përgjegjësisë në qeverinë e kaluar dhe tek unë që çështjet në bisedimet teknike nuk janë drejtuar si duhet. Ato janë drejtuar ashtu si mund të drejtohen. Ne tash disa vjet dhe të them me dekada nuk kemi një situatë ideale në Kosovë, por një situatë të vështirë që është pasojë e vendimeve të gabuara historike në të kaluarën dhe në ato rrethana duhet gjetur zgjidhje. Pra, ka veprime të mira të qeverisë së re dhe administratës së re në Serbi. Por, ajo që mua më shqetëson është se nuk shoh që prapa këtyre hapave të mirë, nuk një strategji më të thellë, sepse Serbia ka rrezik që në planin ndërkombëtarë të jetë vend i një çështjeje, që është çështja e Kosovës dhe që pas saj të bëhet tërësisht e parëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Si po ndjehet partia juaj, Partia Demokratike, në opozitë?

Boris Tadiç: Partia Demokratike nuk e ka të lehtë pas katër vjetësh në pushtet. Ekziston një bindje se Partia Demokratike e kishte pushtetin në 12 vitet e kaluara që nuk është e vërtetë. Kjo ndjenjë nxitet për shkaqe taktike nga ana e rivalëve të Partisë Demokratike. Fakt i padiskutueshëm është se Partia Demokratike është burimi më i madh i mundësive njerëzore dhe në këtë kuptim, çfarëdo që ndodhë në të është me peshë për ardhmërinë e shoqërisë serbe. Koalicioni qeverisës ka mungesë kronike që nuk ka kuadro që janë në gjendje të çojnë përpara reformat që i duhen Serbisë. Edhe Partia Demokratike ka pasur telashe të tilla e lëre me partitë që nuk kanë pasur as idenë e zbatimit të reformave, ndërsa tash u ka rënë hise t’i zbatojnë sepse nuk kanë kuadër tjetër politik dhe as që kanë mundur ta mendojnë një kuadër tjetër politik. Në njëfarë mënyre, koalicionit aktual i kemi imponuar politiken që ajo zbaton, që është një sukses i rëndësishëm politik. Kësisoj, ata nuk kanë nga t’ia mbajnë, por kanë mungesë të njerëzve që të zbatojnë këtë politikë. Ç’është e vërteta, ka kaluar pak kohë dhe njerëz të caktuar edhe do të mund të aftësoheshin për këtë, por duhen vite. Është e paqartë nëse koalicioni qeverisës di të mbijetojë apo do të kemi zgjedhje të reja, prandaj Partia Demokratike është para sfidës së përgatitjeve për zgjedhjet e reja pas goditjes që kemi pësuar me humbjen e pushtetit për dy për qind.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
31.01.2013 14:37
Serbia kerkon te hyje ne Bashkimin Europian por detyrat e shtepise i kupton por nuk i zbaton..! Ne demokraci lirija yte mbaron aty ku fillon liria e tjetrit..! Shqiptaret e lugines se Presheves dhunohen:nje permendore ne kujtim te te reneve hiqet dhuneshem,edhe pse pushteti vendor e ka votuar dhe vendosur ate.! Serbet ne veri te Kosoves protestojne e nuk e duan pushtetin e Kosoves,megjithese plani Ahtisari iu ka dhene me shume te drejta se minoritetet e vendeve me te zhvilluara ne Europe,e shqiptaret e kane miratuar me dhimbje dhe po vene ne jete planin Ahtisari. ! Serbet shtypin e nuk njohin te drejta edhe per popullsine hungareze ne Vojvodine.Se pari suprimuan Krahinen autonome te Vojvodines(,ashtu si edhe Kosoves ne kohen e Milloshevicit,ashtu si popujve te tjere te ish Jugosllavise) !. Serbet ishin mesuar vetem te pushtojne territore e te shtypin popujt e atyre vendeve..! Prandaj tash e kane te veshtire te instalojne demokracine e vertete ne Serbi..! Po nuk u hoqen fobite ndermjet popujve ne ballkan,sidomos ndaj shqiptareve,veshtire te demokratizohet Ballkani..! Duhet vertete shume pune me Serbine,Greqine e Maqedonine..ne Ballkan.!Ing.Ahmeti


nga: rexhep limani nga: lipjan
24.01.2013 10:36
politikanet serb jon te mvarun nga politika kishtare,te priftrijve te tyreprandaj edhe ky zotri tadiqi qe e quan vehten demokrat ne fakt nuk ka te boj me demokraci, sepse bon ni politik kishtare.shumica e partive ne serrbi nuk dallojn njena nga tjetra,sepse bejn ni politik te njejtsa i perket kosoves.qellimi i shumices te partive ne serrbi osht se si te zxherohen me teritore te huja siq e kan ba nete kaluaren,ku kan pushtu teritore te huja,siq ka ndodh me kosoven,te xhith shqiptaret qe kan qen me fe ortodoks jon asimilue ne mnyr te dhunshme,por edhe te tjeret.prandaj politika e serrbis nuk ndryshon nga e kaluara,pamvarsisht qe disa parti ne serrbi sillen si demokrate.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive