E enjte, 24 korrik, 2014

Lajme / Ballkani

Serbia miratoi platformën për bisedimet me Kosovën

Platforma serbe propozon mënyrat e organizimit të qeverisjes në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë dhe parasheh autonomi për veriun e saj.

x
Autoritetet serbe miratuan sot dy dokumente lidhur me bisedimet me Kosovën dhe synimet për sigurimin e një shkalle të lartë të autonomisë për pjesën veriore të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Serbisë, në të cilën mori pjesë edhe presidenti serb, Tomislav Nikoliç, është miratuar platforma për bisedimet dhe një rezolutë që do të hidhet për diskutim në Parlamentin serb të shtunën. Rezoluta që buron nga platforma e paraqitur nga presidenti serb, përfshinë qëndrimin se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, që të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën dhe që çdo përparim në to të shoqërohet me përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian, të zgjidhet statusi i veriut të Kosovës, si dhe garanci të veçanta për të drejtat individuale dhe kolektive të serbëve në pjesën tjetër të Kosovës.



Presidenti serb tha se Serbia në seancën e qeverisë, ka dëshmuar se mund të jetë e njëzëshme për një dokument me gjithë kufizimet që i ka secili kur është fjala për Kosovën.

Ajo që po bëjmë sot është më e pakta që kemi mundur të bëjmë para disa vjetësh dhe më e shumta që do të mund të arrinim për disa vjet”, tha presidenti serb duke nënvizuar se ai nuk e sheh Kosovën si shtet të pavarur dhe se me dokumentet e miratuara sot do të sigurohet që interesat kombëtare serbe të mos dëmtohen gjatë procesit të bisedimeve më zyrtarët e Kosovës.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se vendimet e sotme janë marrë njëzëri dhe përveç qëndrimit se Beogradi nuk do të njohë Kosovën, platforma përfshinë edhe propozimet për organizimin e jetës dhe qeverisjes në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Ai tha se në Kosovë nevojiten institucione serbe që njihen edhe nga Beogradi edhe nga Prishtina.

Presidenti i Republikës ka propozuar platformën për bisedime politike me përfaqësuesit e Prishtinës, e cila nuk do të dalë në publik, pasi që nuk është e zakonshme që me platformën dhe me taktikat tona të njihen ata me të cilët duhet të bisedojmë”, tha kryeministri serb.

Dokumenti, pjesë të të cilit qenë publikuar ditë më parë nga mediat serbe, nxiti reagime të diplomatëve ndërkombëtarë dhe zyrtarëve të Prishtinës, të cilët hodhën poshtë  atë dokument që përfshinë propozimin për ndarjen e Kosovës në vija etnike.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha sot se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, nënkupton edhe mosndërhyrjen në punë të brendshme siç është situata në veriun e Kosovës.

Serbia për vite të tëra, në veçanti në 13 vitet e fundit ka ndërhyrë në atë pjesë. Ka ndërhyrë me financimin dhe strukturimin e strukturave ilegale, me fuqizimin, po e quaj, të strukturave kriminale që në emër të një patriotizmi të rrejshëm janë marrë me veprime të tjera. Normalizimi nuk mund të parashihet nëse nuk kemi parasysh atë që të mos ndërhyjmë ndaj njëri tjetrit. Bisedat do të jenë se si Serbia t’i heq ato struktura dhe po ashtu se si të mos i financojë ato struktura, të mos i mbështesë dhe të mos krijojë iluzion tek qytetarët serbë atje që do të ketë ndryshime”, tha zv.kryeministri Kuci.

Platforma serbe u hodh poshtë edhe nga zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu i cili tha se ajo është një për konsum të brendshëm të Serbisë dhe asnjëherë nuk do të paraqitet në bisedimet ndërmjet dy vendeve. “Për çështjet e brendshme të
Republikës së Kosovës nuk do të bisedohet asnjëherë me askënd, e aq më pak me Republikën e Serbisë. Të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë janë të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. I është bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç që në ditën e zgjedhjes së tij, që të bëjë atë që nuk e kanë bërë paraardhësit e tij; ta pranoj realitetin e krijuar, ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të punojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura, që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian
”, thuhet në reagimin e zotit Vllahiu. 

Ndërkaq, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha gjatë një interviste me Zërin e Amerikës, se planet e reja serbe dëshmojnë vazhdimësinë e qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.

Serbia nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj “autonomi brenda autonomisë”. Pra, në kuadër të autonomisë së Kosovës, siç e parasheh kushtetuta e saj, ata e duan autonominë e serbëve e cila nuk kufizohet vetëm në veriun e Kosovës. Dhe, një plan të këtillë do ta kishte nënshkruar menjëherë (Slobodan) Millosheviçi. Kjo u vërtetua që kemi të bëjmë pra me pasaardhësit e e drejtëpërdrejtë politik të Millosheviçit dhe (Vojislav) Sheshelit, në formën e (Ivica) Daçiçit dhe (Tomislav) Nikoliçit që e kanë edhe qëllimin edhe qëndrimin e njëjtë antishqiptar”, tha zoti Kurti.

Kryeministrat e të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç pritet të takohen më 17 janar në Bruksel për të vazhduar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Përparimi në këto bisedime është kushti themelor për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Fatbardh Doci
21.01.2013 23:56


Ne kujtesn-In Memory
Serbin e smadhoj europa padretsishte.
Kuptohet roli i Rusie ka qen mbi shtetet e tjera.
Tani nuk mundet ti thote asgje Europa serbise sepyse kaluan 100 vjete.
Por nje gje duhet ta bejne ose te vendosin e te cfuqizojn vendimet e pe dreta te konferencae te vietei 1913.
Ose nga filite gjuha shqipe te behet REFERENDUM
Pse Serbet qe jane ne territori shqiptar te mitrovice behen 1000 e 100 bideime pa asnje FRUTE???

Deri kur me bisedime cdo muaje pa asne rezultat.
Bjeri sa te duash thumbit po nuk i re ne vrime te Pokonit nuk rregullohet asgje.
Serbia lejoht te bejn Monovrime cdo minute per ate cka deklaron ne fillim e ne fune KOSOVEN NUK E NJOFE.
Ateher europa sic interesohet per Serbet pakice ne Kosove te ardhur arificailishte brenda nates pase luftes ne Kosove
Te interesohet per Camet e Camrise te shpengulur me dhune nga Greku nga pronat e tyre si dhe per Shqiptaren ne Luginen e Presheves,Te malit yi,e te maqedonise .
Pse europa mban dy ftyrsei???
serbet,grekrit e maqedonasit i perkrah ne kurrize te shqiptarve
e Shqiptaret i skualifikon sikur te mos ishin Kombe me nje gjuhe e Histori me te Lasht se vete EUROPA:
Ky esht nje diskriminim i vijuar ne shekuj.
Qendrimi i EUROPES mbane te ndezur zjerrin ne Ballkan dhe europe.
Europa te kerkojn falje shqiptqve .
Per ket duhet shfletojn Historin
Kush jane e nga kane ardhur shqiptaret
Shqiptaret meritoj nje qendrim te drejte pa subjktivizma
Shqiptare ke qen Konstandini pluralisti i pare fetare.
Fatbardh Doci S:C:


nga: Fatbardh Doci S.C. nga: New York
09.01.2013 23:42
Serbet gjithmon kan sjell tubullira ne Ballkan.
Ata udheqja esht nacinaliste OSE ULTRA nacinaliste
e theksuar
ajo akoma pretendon te kete perendori ne ballkan
Te sundojn bosnje hecekovinen,.Ta marr Kosoven e gradaulish Malin e zi e maqedonin
Faje kan shqiptaret e Malist zi,te sancakut te lugines Presheves qe nuk ngrihen te gjith ne nje kohe e te shpallin REFERENDUM per tu shkepute nga sERBIA.
Tentativat Serbe jan si bryma para diellit
qe naten bie e mengjes heret cduket
Serbia akoma shkell te drejtat nderkombetare
Pse hesht europa qe vete e beri kete tragjedi me shqiptaret ne vitin 1913.Ateher u shperblye Serbia e -Jugosllavia Greqia ,Mali zi me tokat shqiptare.turp,tragjedi..
Problemi esht qe europa ne qofte se done qetsi ne Ballkan europe te abrogojn vendimet e konferenca te 1913.
SERBISE TE VEJNE KUSHTE PER BISEDIME.
NUK ESHT SOT PARLAMENTI ASE QEVERIA SERBE QE BEN CFARE TE DOPJNE.SHQIPTARET E KOSOVES NE VERI E NE JUGE MUND TI BASHKOHEN ME SHQIPERISE SEPSE KANE NJE GJUHE NJE KOMBESI......etj
ME SERBIN NUK KANE ASGJE TE PERBASHKET VEC JANE SHTETE FQIJE.
EDHE SHQIPTARET E SANCAKUT SKA NEVOJ PER ASGJE VEC ME VOTUE NE KOSOVE OSE NE SHQIPERI
PO ASHTU DHE METVEGJA.BUJANOCI ,PRESHEVA.
pO NUK NDEJTI MIRE MAQEDONIA ME SHQIPTARET ME I TRAJTUAR BARBAR EDHE ATA E KANE RRUGEN HAPUR NEPERMES SHQIPERISE ME HY NE EUROPE.
Europa me mire me shqiptaret e bashkuar
Presidenti e Kryeministri serbe akoma jane ne mesjete..Besojm se do rehabilotohen


nga: Anonim
09.01.2013 19:28
Dialogu me Serbin ka humbur kuptimin nuk ka kushte per bisedime.Asht loja macja me minin.Europa dhe Serbija nuk e njohin Kosoven si shtet dhe bisedimet jane ne inters te Serbis.Kosova do te gjendet para aktit te kryer.Kosova nuk ka alternativ politike per Kosoven as per veriun e Kosoves.Serbija nuk do te bente kurr bisedime me Kosoven nese preken intersat e Serbis.Pa njohjen e Kosoves nga Serbija dhe Bashkimi Europjan bisedimet nuk kan substanc jan bisedime te Serbis me provincen e saj Kosoven.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
23.07.2014
Emisioni televiziv Ditari

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Qentë xhelozë

Një emocion që dikur mendohej se i përkiste vetëm njerëzve, xhelozia, tani mendohet se ekziston edhe tek qentë
Më tepër

Kerry, përpjekje armëpushimi në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u nis nga Izraeli për në Kairo, ndërsa përpiqet të arrijë një armëpushim mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.
Më tepër

Irak, forcohet ekstremizmi islamik

I dërguari i OKB-së në Irak paralajmëroi se grupi ekstremist islamik ISIL kontrollon rreth një të tretën e vendit dhe se aftësitë e tij ushtarake janë rritur ndjeshëm
Më tepër

Rrëzohen dy avionë luftarakë në Ukrainën lindore

Nuk dihen me saktësi hollësitë, por forcat rebele morën përgjegjësinë për rrëzimin e avionëve.
Më tepër

Minoriteti grek për reformën administrative

Venizelos i telefonon ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
22.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Palestinian relatives of Tawfiq al-Aga, who medics said was killed in Israeli shelling, mourn during his funeral in Khan Younis in the southern Gaza Strip.
  • The G292.0+1.8 supernova remnants are shown in this handout image. In commemoration of the 15th anniversary of NASA's Chandra X-ray Observatory, newly processed images of supernova remnants dramatically illustrate Chandra's unique ability to explore high--energy processes in the cosmos.
  • Julien Mertine of France (L) competes against Jianfei Ma of China during the men's team foil final at the 2014 World Fencing Championships in Kazan, Russia, July 22, 2014.
  • Ahead of a production by French theatre company Royal de Luxe, a giant puppet Grandmother is seen lying in a bed in St Georges Hall in Liverpool, north west England.
  • Israeli soldiers fly their flag as they ride an armoured personnel carrier on the Gaza Strip, near Israel's border.
  • Dutch cargo plane crew members wait as Ukrainian honor guards load a coffin with the body of a Malaysian Airlines plane passenger in Kharkiv airport, Ukraine.
  • U.S. First Lady Michelle Obama (C) and the Partnership for a Healthier America show a giant "Drink Up" logo, as part of the "Drink Up" campaign aimed at encouraging people to drink more water, on the South Lawn of the White House in Washington, July 22, 2014.
  • A circus dog performs in costume during a free public show to protest Mexico City's ban on circus animals - other than horses and dogs - in Mexico City's main square, Zocalo, July 22, 2014.
  • Palestinian men rest as dozens of displaced families from the northern Beit Hanun district of the Gaza Strip take refuge at a UN girl's preparatory school in Palestinian city, Jabalia.
  • US Slackliner, Andy Lewis, balances as he walks on a highline from the rooftop of a building in Bangkok, Thailand.
  • A Tokyo DisneySea cast member (L) sprays a bucketful of water towards guests during a special summer attraction called "Minnie's Tropical Splash" at Tokyo DisneySea in Urayasu.
  • On a very hot day, a polar bear seats by a cold barrel in Copenhagen Zoo, Denmark.
  • The sandstone cellar walls are painted with images of mermaids, dwarfs and Alpine landscapes. The painter was a local citizen Maxmillian Appeltauer (1904-1972), who devoted his free time to the art.

Interaktive