E premte, 12 shkurt, 2016

    Lajme / Ballkani

    Pasojat e dëmtimit të varrezave serbe në Kosovë

    Në Kosovë, përfaqësues të organizatave humanitare, sociologë e shkrimtarë dënojnë dëmtimin e varrezave serbe

    x
    Përfaqësues të organizatave humanitare, sociologë e shkrimtarë, dënuan incidentet e ditëve të fundit në Kosovë, gjatë të cilave u dëmtuan dhjetëra varreza të komunitetit serb. Dëmtimi i tyre ndodhi pak kohë pasi që autoritetet serbe larguan nga qendra e Preshevës një pllakë përkujtimore, kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

    Publicisti dhe shkrimtari Milazim Krasniqi, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës, se largimi i pllakës përkujtimore në Preshevë ishte veprim i papranueshëm dhe dëshmon për qasjen përjashtuese të qeverisë serbe. Por njëkohësisht thotë ai, edhe veprimet e shqiptarëve në zonë e kanë ngushtuar çështjen e tyre politike në një pllakë përkujtimore, ndonëse ajo është prodhim i procesit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe në këtë kuadër do të duhej edhe të shqyrtohej. Ai thotë se reagimet në Kosovë, ishin të skajshmërisht të dëmshme.

    Milazim KrasniqiMilazim Krasniqi
    x
    Milazim Krasniqi
    Milazim Krasniqi


    Absolutisht është i papranueshëm dëmtimi i varrezave, dëmtimi i objekteve fetare. Në si shtet i ri, duhet të japim mesazhin që po ndërtojmë një shtet tolerant, një shtet multietnik, një shtet të vlerave qytetare, të vlerave evropiane, në të cilin të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe në të cilin ne si shumicë shqiptare, duhet të japim shembullin e mirë të integrimit të bashkësive të tjera. Ndërsa, kjo që ka ndodhur është vërtetë e shëmtuar. Nuk është në traditën e shqiptarëve, as kombëtare, as fetare, që të dëmtohen varrezat, të dëmtohen objektet e kultit. Prandaj, në këtë aspekt edhe apeli im qytetar është që kjo kurrë më të mos përsëritet”, tha zoti Krasniqi   

    Sociologu Ismail Hasani, thotë se heqja e pllakës në Preshevë dhe dëmtimi i varrezave në Kosovë, janë trishtuese.
    Ismail HasaniIsmail Hasani
    x
    Ismail Hasani
    Ismail Hasani

    Lapidari dhe dëmtimi i varrezave ortodokse në Kosovë, konsideroj se janë ngjarje të shëmtuara të cilat do të kenë kosto bukur të riparueshme në zhvillimet e mëtejme sa i takon avancimeve të Kosovës paraprakisht, por në të njëjtën kohë edhe mundësisë së avancimit të të drejtave dhe lirive qytetare e kombëtarë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha zoti Hasani

    Ndërkaq për Behxhet Shalën nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut, janë dëmtuar përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve.
    Behxhet ShalaBehxhet Shala
    x
    Behxhet Shala
    Behxhet Shala

    Shqiptarët apo ata që kanë qëndruar prapa shkatërrimit të varrezave, nuk është dashur ta marrin për shembull Serbinë, sepse heqja e lapidarit ka qenë një akt i pamatur mire. Ndoshta dikush ka dashur rë përfitojë politikisht. Por, është e keqja që me heqjen e lapidarit doli se kanë dashur të përfitojnë politikisht edhe serbët por edhe shqiptarët dhe është krijuar një situatë e cila nuk i bën nderë askujt”, tha zoti Shala

    Ata thonë se ngjarjet e ditëve të fundit e kanë përqendruar trysninë ndërkombëtare ndaj Kosovës.

    Që do të thotë se Serbia në këtë mënyrë e ka realizuar një objektiv të vetin, që në të njëjtën kohë i ka dëmtuar shqiptarët e Preshevës, por fajin de fakto e ka bartur tek shqiptarët e Kosovës. Kjo është në të vërtetë, për mendimin tim edhe një krizë e planifikimit dhe mendimit politik në Kosovë, sepse kjo çështje është dashtë të menaxhohej më mirë. Është dashur të mos i japi zjarr medial dhe politik çështjes së lapidarit atje, të hapje një debat më racional dhe në atë mënyrë, do të evitohej edhe kjo lloj, si të them, histerie kolektive, që për fat të keq, prodhoi edhe këto veprime shumë të shëmtuara”, tha zoti Krasniqi.

    Konsideroj se institucionet e Kosovës kanë reaguar dhe vazhdojnë të reagojnë, por kjo ngjarje i ka ndodhur Kosovës. Domethënë kemi një skenë, një tablo e cila për miqtë tanë, për mbështetësit e projektit të Kosovës së pavarur edhe shumë rrëqethëse. Por, do të duhej shtuar përkujdesin dhe duhej marrë masa të përnjëhershme që të zbulohen aktorët e këtyre ngjarjeve të shëmtuara, për faktin se kujtesa historike dhe shenjat e të parëve, janë gjëra të shenjta, ndaj të cilave nuk ka entitet etnik që mund të jetë i rezistueshëm”, tha zoti Hasani.

    Është dashur të nxjerrin mësim nga e kaluara dhe menjëherë të marrin masa parandaluese, duke i mbrojtur edhe objektet fetare serbe, por edhe duke i mbrojtur edhe varrezat. Po të kishin marrë këtë veprim, atëherë sot nuk do të flisnim për dëmtimin e varrezave. Domethënë që është shkaktuar një dëm i panevojshëm, janë sulmuar vendet që në asnjë mënyrë nuk do të duhej të dëmtoheshin dhe i ka rënë një hije jashtëzakonisht e keqe jo vetëm si shqiptarë por edhe si njerëz. Kjo ishte rast për t’u gjykuar”, tha zoti Shala.

    Dëmtimi i varrezave serbe u dënua gjerësisht nga institucionet vendase e ndërkombëtare, ndërsa qeveria e Kosovës mori përsipër shpenzimet për riparimin e tyre. Por, siç thonë analistët, riparimi i dëmit politik është pjesa më e vështirë e punës.
    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: Petro Jashari nga: U S A
    24.01.2013 23:33
    Mbrojtja e vorrezave eshte pergjegjesi e qeverise te Kosoves por komentet qe behen pa dale e verteta mbi personat dhe motivet e kryerjes nuk eshte me vend as llogjike te pergjithesosh fain.E theksoj kete mbasi dikur u hodh nje bombe ne ish Ambasaden Jugosllave ne Tirane ngjarje e cila perkonte me demostratat masive te shqiptareve te Kosoves kunder represjonit Sllavo-Serb;Hedhja e asaj bombe perfundoj ne autogol mbasi autoret e hedhjes te asaj bombe ishin vete Serbo -Sllavet.


    nga: Anonim
    24.01.2013 23:16
    A thue edhe pse nuk prodhone lopa qumshte ose pse nuk ethet fajne e ka qeveria??
    Per presheven 100 per qind esht faje i serbise .
    ata kane ardh dy here si fise vandale ka djegur e shkattruar gjithshke.


    nga: besimi nga: prishtine
    24.01.2013 20:53
    E nderuara redaksi, kishte me qen shum mire sikur te shkruni apo te jepni ma shum informacione per korrupcionin, krimin e organizum, papunesin rekorde,vorfenin, nepotizmin e tj. qe eka perfshi qdo pore te jetes ne Kosove.


    nga: Gramozi
    24.01.2013 19:27
    Shqipetare te Kosoves nuk kini pune me varezat serbe.lini te prehen te qete as kishat,as xhamite nuk preken..Zoti na ruajte nga vandale te djallit..Fajin per heqjen e Lapidarit ne Presheve na i kane lideret tone ne Kosove dhe Shqiperi qe bejne pazare te ndyra me Ivica Dacic...


    nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
    24.01.2013 18:49
    Veprimet e individeve nuk kane identifikuar kurre dhe ne asnje vend as shtetin dhe as popullin. Nuk mund te pajtohet ndokush me demtimin e varreve. Kosova ka deshmuar se ka pranuar bashkejetesen mes kulturave dhe kombesive. Qeveria Kosoves eshte deklaruar se nuk pajtohet kurre me veprime te tilla. Ka shume te ngjare qe qeveria e Beogradit ka perdore ultranacionalistet dhe sherbimet e saj ne Kosove per te irituar opinionin ne Serbi dhe per te terhequr vemendjen e Komunitetit Evropian. Monumenti luftetareve te rene ne Luginen e Presheves u hoq me urdher te beogradit i cili ne prapaskene dhunon edhe varret e bashkekombesve te vet per te kerkuar me pas penalizimin e Kosoves. Dihen masakrat dhe genocidi serb ne Bosnje, Kroaci e Kosove. Jane te fresketa varret masive me civile te pafajshem te ekzekutuar mizorisht nga serbet. Bota ka pare se si serbet dogjen dhe rrenuan te gjitha kultet fetare shqiptare ne Kosove.

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    11.02.2016

    LAJME

    Një aeroport i Berlinit strehim për refugjatët

    Aeroporti që dikur shërbeu si frymëmarrja për Berlinin e Luftës së Ftohtë, tashmë po shërben si strehim emergjence për refugjatët
    Më tepër

    Teknologji e re: Robotë teleprezentë

    Kompania “Double Robotics” ka prodhuar një robot teleprezentë i cili mund të përdoret nga bizneset, spitalet, studentët
    Më tepër

    Ish roja i Aushvicit para drejtësisë

    Reinhold Hanning tha se ka shërbyer në kampin e Aushvicit si SS 20 vjeçar, por këmbëngul se ai ka shërbyer në një pjesë të kampit ku ka ka patur shfarosje me gaz
    Më tepër

    Shkup, gjyqi për ngjarjet e Kumanovës

    Në Shkup ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj 29 të akuzuarve lidhur me ngjarjet e përgjakshme të vitit të kaluar në Kumanovë.
    Më tepër

    Erdogan kërcënon për dëbimin e imigrantëve

    Ai konfirmoi komentet e nxjerra nga media në fillim të javës, sipas të cilave ai i ka thënë presidentit të Komisionit të BE-së se do t’i dëbojë refugjatët, në qoftë se Turqisë nuk i jepet mbështetje për përpjekjet e saj.
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Workers hold a giant figure showing the King of Carnival during preparations for the carnival parade in Nice, France.
    • A man walks under snow-covered trees during snowfall in Tangmarg town in Kashmir region, India.
    • Cargo on an overloaded vehicle slumps off to the side after arriving from the Kaesong industrial zone, outside a military checkpoint in Paju, South Korea. North Korea ordered the immediate expulsion of all South Koreans from the jointly-run industrial zone and the seizure of their factory assets in response to Seoul's decision to shut down the complex.
    • A Palestinian demonstrator throws back a tear gas canister that was fired by Israeli troops during a demonstration, calling for the release of Palestinian journalist Mohammed al-Qeq, outside the Ofer military prison near the West Bank city of Ramallah.
    • Protesters hold up posters to protest against Turkish President Tayyip Erdogan during the red carpet arrivals at the opening gala of the 66th Berlinale International Film Festival, in Berlin, Germany.
    • Members of a German Ghostbusters fanclub dressed as the film's characters, drink coffee at a street food market at the 66th Berlinale International Film Festival in Berlin, Germany.
    • Penguins at the London Zoo are given their breakfast in special heart-shaped ice blocks as a fun way of celebrating Valentines’ Day, and to highlight the start of penguin breeding season.
    • Emplyees organize bouquets of flowers for export before Valentine's Day at a farm in Facatativa near Bogota, Colombia.
    • A crowd looks at the wreckage of a train crash in Beni Suef, south of Cairo, Egypt.
    • Black kites fly as a murmuration of starlings perform their traditional flying dance near the southern Israeli city of Rahat, Feb. 10, 2016.
    • Traditional buildings are seen lit up at night in Liaocheng, Shandong province, China, Feb. 10, 2016.
    • A rider jumps during a pre-race for the inauguration of the first official Motocross track the MX Wingate cross country race track near Netanya, Israel.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.