E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Dënohet dëmtimi i varrezave serbe në Kosovë

Autoritetet thanë se po bëjnë përpjekje për të zbuluar autorët e akteve të dëmtimit të varrezave serbe në disa zona të vendit

x
Madhësia e gërmave - +
Leonat Shehu
Në Kosovë, policia tha se ka shtuar masat e sigurisë përreth monumenteve ortodokse serbe dhe është vënë në përpjekje për të ndriçuar autorët e mundshëm të dëmtimit të varrezave serbe në disa zona të Kosovës.

Dhjetëra varreza janë dëmtuar në Prizren dhe në komunën e Kllokotit në lindje të Kosovës, pak kohë pasi që autoritetet serbe larguan nga qendra e Preshevës një pllakë përkujtimore kushtuar të rënëve Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një veprim që nxiti reagime të ashpra edhe në Kosovë.

Në komunën e Kllokotit fshatarët serbë shprehen të zhgënjyer me dëmtimin e varrezave të të afërmeve të tyre.

Pse u kanë faj të vdekurit. Nuk munden me të gjallët dhe shfryhen me të vdekurit”, thotë një banor serb të cilit i është dëmtuar varri i të vëllait, duke shprehur zhgënjimin që asnjë rast nuk është ndriçuar.



Të gjitha institucionet shqiptare i kemi pranuar. Kemi dashur të jetojmë me ta të punojmë mirë me ta, por që të na e bëjnë këtë, nuk e di përse, nuk është mirë dhe nuk e dimë pse na e bëjnë këtë”, thotë një tjetër banor serb i komunës së Kllokotit e banuar me shumicë serbe.  

Incidentet u dënuan gjerësisht nga institucionet vendase dhe nga prania ndërkombëtare në Kosovë.

Sot në një deklaratë të përbashkët ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara thanë se aktet e tilla janë plotësisht të papranueshme dhe kryesit e veprave duhet të sillen para drejtësisë. Ata u kanë shprehur mbështetje të plotë masave parandaluese të ndërmarra nga autoritetet e Kosovës.

Institucionet dhe partitë politike në Kosovë i dënuan incidentet duke i cilësuar ato të papranueshme, në kundërshtim me vlerat e shoqërisë në Kosovë dhe me traditën e tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, besimeve dhe kulturave të ndryshme.

Dëmtimi i varrezave u dënua sot edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës. Në një deklaratë të kryetarit të saj, Myftiut Naim Tërnava thuhet mes tjerash se “dëmtimi i varrezave ortodokse, është veprim i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet fetare e kombëtare si dhe me traditën pozitive të besimeve tradicionale.
Nuk duhet bërë gara në të keqe, nuk duhet marr mësim nga regjimet e dhunshme, nuk duhet dhunuar të vdekurit,  sepse kjo shpie në urrejtjeje, mosdurim, hasmëri e dhunë”.
 
Duke vlerësuar se sulmi mbi varrezat e kujtdo qofshin është veprim i papëlqyer tek Zoti, Muftiu Tërnava thekson se popujt e këtij nën qielli kanë nevojë për paqe, harmoni, tolerancë e mirëkuptim.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: neza nga: mitrovicë
23.01.2013 10:48
Po çuditem se si ndërkombëtarët (sepse me Beogradin jemi mësuar) për çdo vepre të ligë që po ndodh në Kosovë siç ishte edhe ky rasti i fundit, menjëherë po fajsohen shqiptarët ende pa u zhvilluar hetimet. Ndërsa heshtin, atëherë kur pas hetimeve del se vepra të tilla ka bërë dikush tjetër e jo shqiptarët (siç ishte rasti i para disa ditëve në Fushëkosovë, kur doli që vepër të ngjajshme me këtë të fundit kishte bërë një hashkali, kuptohet me dirigjim të Beogradit e për t'i fajsuar shqiptarët)


nga: Petro Jashari nga: U S A
23.01.2013 04:04
Cdo njeri ne kete bote ka nje jete po ashtu edhe ne fundin e kesaj jete ka edhe nje varr; Ti maresh jeten tjetrit eshte krim e gjyna e denuar nga zoti e denutar edhe nga robi si sherbetor i tij.Te percmosh te renet e nga ana tjeter te shkaterrosh varret eshte nje veprim sa anti njerzor po aqe edhe djallezor. I denoj rende keto akte vandalizmi per te rojtur te paster si gjithmone harmonine fetare si me te miren e me te bukuren tradite shqiptare.


nga: Gramozi
22.01.2013 19:56
Zotrinj shqipetare kosovare mos u merni me varet leni te qete te prehen bejme mekat te madh ..zoti na ruajte nga keta vandale te djallit..Per Presheven na i kane faj lideret tone shqipetare qe punojne me serbet dhe greket ne dem te kombit shqipetar..te hapen dosjet e te rekrutuare shqipetare nga UDB ..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive