Lidhje

Dhjetra nxënës të lënduar në Pejë


Peja - foto ilustruese
Peja - foto ilustruese

Policia e Kosovës tha se më shumë se 30 të rinj pësuan lëndime nga shembja e një rrethoje në sallën ku po mbahej një koncert humanitar

Më shumë se 30 nxënës të komunës së Pejës në Kosovën perëndimore, u lënduan sot gjatë një koncerti humanitar në këtë qytet.

Policia tha se nxënësit pësuan nga shembja e një rrethoje në sallën ku po mbahej koncerti në ndihmë të një nxënëseje, që vuan nga një sëmundje e rëndë.

Në qendrën spitalore të Pejës janë rajtuar 24 nxënës me lëndime të ndryshme ,por tash për tash të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se po kryen hetimet për të kuptuar shkaqet që çuan në këtë incident.

Në kohën kur ka ndodhur incidenti në sallë ndodheshin rreth 5 mijë veta.
XS
SM
MD
LG