E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Thaçi: Serbia synon ndarje dhe shkëmbim territoresh

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, u tha diplomatëve në Prishtinë se, veprimet serbe në Preshevë synonin nxitje reaksionesh në Kosovë.

x
Madhësia e gërmave - +
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha Serbia i është kthyer sërish skenarit të vjetër për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim territoresh.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një takimi me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar dhe me ambasadorët e vendeve kryesore euro perëndimore në Prishtinë, me të cilët siç thuhet në një komunikatë për opinion  është diskutuar për rezultatet e takimit të fundit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel.

Kryeministri Thaci citohet të ketë thënë se “duke ruajtur karakterin unitar të sistemit doganor të Kosovës, ne themeluam fondin për zhvillimin e veriut të vendit. Të gjitha të ardhurat nga doganat, akcizat dhe TVSH-ja në pikat 1 dhe 31 do të mblidhen sipas ligjeve të Kosovës dhe do të derdhen në thesarin e shtetit”.

Ai ka shpjeguar se, përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë do të hapë një llogari bankare në një nga bankat komerciale në Prishtinë, ku do të menaxhohen mjetet nga vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës de Serbisë në veri.

Fondi do të drejtohet nga një bord 3 anëtarësh, një përfaqësues nga komuniteti, një nga Qeveria dhe një nga Bashkimi Evropian. Vendimet për investimet kapitale dhe infrastrukturore merren me konsensus nga anëtarët e bordit, e në mungesë të tij, vota e përfaqësuesit të BE-së është përcaktuese”.

Kryeministri Thaçi ka theksuar se në takim është diskutuar edhe “për zhbërjen e strukturave ilegale serbe të sigurisë dhe për organizimin e zgjedhjeve të lira në komunat veriore, bazuar në ligjet e Kosovës”.

Por, kryeministri Thaçi ka deklaruar se “fatkeqësisht, të gjitha këto të arritura nga dialogu kanë rënë nën hijen e zhvillimeve të ditëve të fundit, që u gjeneruan nga heqja e njëanshme e Monumentit në Preshevë. Unë jam i bindur që ky ka qenë veprim i qëllimshëm i Daçicit, për të zhvendosur vëmendjen dhe për të provokuar reaksione në Kosovë”.

Ai ka nënvizuar se “përdhosja e varrezave dhe monumenteve në disa vende në Kosovë është e turpshme, e ligë, e papranueshme. Si Qeveri e kemi dënuar menjëherë këtë vandalitet dhe kemi kërkuar nga organet e rendit që të bëjnë punën e tyre për të sjellë para drejtësisë kryesit e këtyre veprave të liga”.

Ai citohet t’u ketë thënë diplomatëve se, Serbia i është kthyer sërish skenarit të vjetër për ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe veprimet në Preshevë janë pikërisht në funksion të këtij skenari.

Unë e kam thënë shumë herë, që ne nuk jemi të përgjegjshëm vetëm para vendit tonë, por edhe para rajonit. Nuk kam nevojë t’iu flas juve për pasojat katastrofike që do të prodhonte tendenca për ndryshim kufijsh në Ballkan. Andaj, edhe deklarimi  juaj i shpejtë dhe i qartë për këtë çështje është i domosdoshëm”, ka theksuar ai duke shprehur besimin se “vetëm dialogu mund të shpie në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tërë rajonit”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
26.01.2013 13:59
Prsidenti Ahtisari,i derguari OKB,bashke me te tjere te grupit te kontaktit,kane ofruar zgjidhjen e tyre.me dhimbje por populli Kosoves e ka pranuar!.Tash Kosova eshte shtet i pa varur,njihet nga fuqite me te medha e demokratike te botes,por edhe nga mbi 95 shtete,njohje te tjera do vijojne e Kosova do pranohet ne OKB.Punoni sebashku,Kosove-Shqiperi ne unison per qetesi,perparim e me shume njohje. Le te vazhdojne bisedimet;,ne demokraci keshtu eshte por jo ndarje territoresh.Edhe Europa,ne fund Kosove dhe Serbi,ne nje kohe, do i fuse ne Bashkimin Europian. Mos leshoni asnje centimeter,vec punoni fort Shqiperi-Kosove,pa bere lojen e Serbise,me sycelesi pasi Serbia eshte kampione e mashtrimeve,provokimeve e te keqijaave te tjera.! Me perkushtim o popull shqiptar perpara,ne konsultim te vazhdueshem me partneret tane strategjik. Fitorja eshte ne anen e shqiptareve qe e duan me zemer lirine e demokracine. Ing. Ahmeti


nga: Kreshniku
24.01.2013 00:03
Hic terhiqu nga dialogu
kur europa ti thote serbit njfe Kosoven.atehere fillo bisedimet
shqiptaret ne gjith boten i keni me vete per cdo te pa pritur
serbi prodho e ka prodhuar tragjedi ne ballkan gjithmon
Po hej kjo europe e fishtes e dogji me anen e serbise Malsine e gjakoves me 5 fise shkrum e hi e beri 1043 km katrore te tropojes i dogji 1000 shtepi.asnje peme asnje kalli misri nuk ngel pa u djege
Ja kjo esht europa e st dr.Fishtes.....


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
23.01.2013 21:08
Nese Serbia e ka seriozisht, e arrin ta ndaje Kosoven. Deklarimet e daçiç duhet te kthjelloje politikanet shqiptare qe t'i vene gishtin kokes per te marre ne dore fatet e vendit. Kur Shqiperia e Kosova kane qene nen pushtimet e huaja, kane pasur intelektual, atdhetare, patriot e luftetare qe kane detyruar kalandrat serbe, maqedone, serbe e greke te tkurren, te heshtin e te hane fjalet e tyre. Sot qe jemi ne liri dhe kemi aleat shume te fuqishem, politikanet shqiptare heshtin para kanosjeve dhe krimeve serbe e greke.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive