E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Hashim Thaçi, rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte kandidati i vetëm për postin e kryetarit të PDK-së në Kuvendin zgjedhor të saj.

x
Madhësia e gërmave - +
Besim Abazi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u rizgjodh sot kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e drejton që nga themelimi i saj në fund të luftës së vitit 1999.

Nga 719 delegatë sa morën pjesë në votimet që u zhvilluan në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie, vetëm një ishte kundër zgjedhjes së zotit Thaçi, që ishte edhe kandidati  i vetëm për këtë post.

Duke falënderuar delegatët, zoti Thaçi tha se Partia Demokratike ka kaluar nëpër sfida dhe ka qenë përballë vendimeve të rënda që nga themelimi i saj.

Kuvendi zgjedhor i kësaj partie është zhvilluar pa pjesëmarrjen e disa prej personaliteteve kryesore të saj. Nënkryetari i parë i kësaj partie Fatmir Limaj, aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor nën akuzat për krime lufte, ndërkohë që ndaj tij është ngritur edhe akuza për përfshirje në korrupsion.

Në Kuvend nuk mori pjesë as kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, i cili është shprehur i pakënaqur me zhvillimet brenda partisë. Ai, nëpërmjet një letre,  kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi që njëherësh është kryetar i Partisë Demokratike për siç ka thënë ai, shndërrimin në sundimtar të partisë.

Përplasjet ndërmjet zotit Krasniqi dhe partisë së tij janë shfaqur herë pas here që nga zgjedhjet vitit 2010. Gjatë vjeshtës së vitit që lamë pas emri i tij ishte përmendur në disa telefonata të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së ku ai kritikohej për “pengim procesesh”.

Letra e zotit Krasniqi nuk është komentuar nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ndërsa nga vëzhguesit vlerësohet si përfundim i pjesëmarrjes së tij në këtë parti, ku që nga themelimi ishte njëri nga personalitetet kryesore të saj.

Partia Demokratike e Kosovës aktualisht drejton qeverinë e vendit. Ajo erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2007, tetë vjet pas themelimit të saj.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Vasel Malaj nga: SHBA
28.01.2013 14:26
Zgjellje te tipit HUGO CHAVEZ!!! Ne SHqiperi dhe Kosove eshte bere e modes qe nga Mafia Komuniste te kene Lideret te KULTIT te INDIVIDIT qe eshte STALINIZEM. SHqiperia dhe Kosova me nderhyrjen Drejte perdrejte te Mafies Komuniste SHqiptare qe kryesohet nga ILIR Enver Hoxha u VENEZUELIZUAN dhe Doktrina e Hugo CHavez ka hyre thelle ne Kosove e SHqiperi!!!!


nga: nina nga: austri
28.01.2013 11:00
o boll o hashim se je ba si xhaxhi enver kurr kuj nuk don me ja leshue


nga: Petrit
28.01.2013 10:03
Menyra e rizgjedhjes se Thacit si kryetare i PD-se kosovare,nuk eshte per t'u injoruar,ajo ngjan si dy pika uji me metodat sa demostrative e te pafytyre,si dhe bastarde qe trashegohen me bindje dhe vullnet nga rrenjet diktatoriale komuniste enveristo-titiste,qe Thaci me shoke me paturpesi dhe me fuqin e pushteteve po i rreklamon.Sa turp,qe dhe ne shekullin e ri per hapsiren shqiptare vazhdojne te sundoje mostrat e diktaturave komuniste everiste-titiste pa i hyre gjemb ne kembe,megjithese se mbi vete kane nje mori krimesh e korrupsioni mbi shpatulla ne vite.
Rizgjedhja e mostrave te jashteqitjes shqiptare ne vite eshte nje grusht i rende ndaj te ardhes progresive njerezore per kedo ne bote.
Nje fjale e urte e Sholomo Mbret i Izraelit ne vitet 970-931 thote se:
MOS KI ZILI PER FATIN E NJEREZVE TE KEQIJ;MOS KERKO TE MIQESOHESH ME ta! ata KANE NDERMEND VETEM KRIME DHE SA HERE TE HAPIN GOJEN,DIKUJT I BEHET DEM.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerry në Oman

Diplomati i lartë amerikan vazhdon përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes mbi Sirinë - në pikëpyetje pjesëmarrja e Iranit
Më tepër

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive