E mërkurë, 10 shkurt, 2016

    Lajme / Ballkani

    Ramush Haradinaj – shpallet i pafajshëm

    Gjykata për krime lufte në Hagë, shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn dhe dy ish bashkëluftëtarët e tij për të gjitha akuzat për krime lufte

    x
    Besim Abazi
    Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte. Gjykata ndërkombëtarë për krime lufte shpalli të pafajshëm edhe dy bashkëluftëtarët e tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.


    Shpallja e vendimi u ndoq nga shumë qytetarë në qendër të Prishtinës e cila u përfshi nga fishekzjarrët pasi që kryetari i trupit gjykues, Bakone Justice Moloto shpalli se tre te akuzuarit janë të lirë. 


    Kremtime në Prishtinë pas vendimit për Ramush HaradinajnKremtime në Prishtinë pas vendimit për Ramush Haradinajn
    x
    Kremtime në Prishtinë pas vendimit për Ramush Haradinajn
    Kremtime në Prishtinë pas vendimit për Ramush Haradinajn

    Ish kryeministri Haradinaj, i cili qe shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjykatën e Hagës për krime lufte për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Të tre akuzoheshin për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.



    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit më 8 mars të vitit 2005 për t'u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën e Hagës, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluftëtarët e tij Idriz Balaj e Lahi Brahimaj për krime lufte. Akuzat lidheshin me veprimtarinë e zotit Haradinaj gjatë luftës kur ai ishte një nga komandantet e lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij dhe Idriz Balajt.  I pandehuri tjetër Lahi Brahimaj, u dënua me gjashtë vjet heqje lirie nën akuzat, për siç thuhet, trajtim mizor dhe torturë.

    Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim në korrik të vitit 2010. Vendimi për rigjykim të pjesshëm ishte i pari i këtij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

    Kosova mirëpret lirimin e Ramush Haradinajt

    Vendimi i Gjykatës së Hagës është mirëpritur nga udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë.

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një komunikate thekson se vendimi i sotëm "është edhe një dëshmi se lufta jonë e drejtë dhe prijësit e luftës tonë çlirimtare nuk janë fajtorë për krimet që u janë veshur".

    Ajo ka përgëzuar gjithashtu qytetarët e Kosovës "për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës në përpjekje për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe durimin e tyre gjatë kësaj periudhe".

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke uruar qytetarët e Kosovës thekson se “lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe e shenjtë. Kjo u vërtetua nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës sot, dhe do të dëshmohet përsëri me rastin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij”.

    Në komunikatë thuhet se “ky proces i stërzgjatur kundër zotit  Ramush Haradinaj, zotit Idriz Balaj dhe zotit Lahi Brahimaj ka qenë shumë i dhimbshëm për t’u përballuar jo vetëm për ata dhe për familjet e tyre, por ka qenë shumë i vështirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shtetin tonë. Fatmirësisht, durimi ynë dhe besimi që kishim në drejtësinë ndërkombëtare sot u shpërblye me vendimin e drejtë dhe të merituar”.

    Serbia e zemëruar më lirimin e Ramush Haradinajt

    Autoritetet në Serbi reaguan me zemërim ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës për lirimin e zotit Haradinaj. Në një komunikatë të zyrës së presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, thuhet se ky vendim “nuk është i bazuar në të drejtën dhe drejtësinë” dhe kjo i vështirëson përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon.

    Për krime të tmerrshme ndaj serbëve të Kosovës nuk do të dënohet askush”, thuhet në reagim, në të cilin nënvizohet se “vendimet e këtilla nxisin separatizëm, i vështirësojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon, i dëmtojnë përpjekjet e deritashme për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën, dhe e rrisin euro skepticizmin tek populli i Serbisë”.

    Ndërsa qeveria e Serbisë, e ka cilësuar siç thuhet, “të turpshëm” vendimin e Gjykatës së Hagës.

    Nëpërmjet zëdhënësit të saj ajo vlerëson se “kjo është një goditje e rëndë për drejtësinë dhe një pengesë serioze për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

    Pakënaqësi është shprehur edhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Një nga udhëheqësit e Këshillit Kombëtar serb Nebojsha Joviç, tha se zhvillimet në Gjykatën e Hagës kanë dëshmuar se asnjë krim ndaj serbëve nuk do të dënohet.

    "Populli serb qoftë në Kroaci apo në Kosovë është shpallur shënjestër e ligjshme", tha ai.

    Ndërkaq ndaj vendimit reagoi edhe organizata Amnesty International, sipas së cilës kjo ngre pyetjen se “nëse të tre ish pjesëtarët e lartë të UÇK-së nuk janë fajtor, atëherë kush i ka kryer këto krime?

    Në reagimin e kësaj organizate thuhet se 800 pjesëtarë të komuniteteve pakicë në Kosovë, ka dyshime se janë rrëmbyer dhe vrarë nga UÇK-ja. Vetëm një numër i vogël i trupave të tyre është gjetur, zhvarrosur dhe kthyer te familjet e tyre për varrim.
    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: dardani e vjeter nga: vitak
    29.11.2012 21:24
    Une si njohes shume i mire i zotit ramush haradinaj dua tju them vetem nji gje,ashte njeri shume i vendosur,shume ndryshime kan me ndodh ne kosove,,,,,do ishte mire te mirren qysh neser me veriun,,serbia dhe serbet jan thyer moralishte qysh kur u liruan gjeneralet kroate dhe sot me ramushin jan helmuar ne zemer.me ne fund drejtsia vendosi.kombi shqiptar eshte i pa thyer,ne do ecem para te sigurt.


    nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
    29.11.2012 16:51
    Haradinaj para se te jete kryeminister ne Kosoven e lire, eshte figura me e madhe historike e luftetarit te paepur te UÇK-se ne Rrafshin e Dukagjinit. Legjenda e gjalle e Kosoves dhe lufteratet e lirise Idriz Balaj e Lahi Brahimaj jane nderi kombit shqiptar. Jane me fat te gjithe ata qe do te presin Haradinaj, Balaj e Brahimaj. Po fryn ere e mire per Ballaknin dhe Shqiperine

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    09.02.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

    LAJME

    Trump, Sanders fitues në Nju Hampshër

    Ndonëse numërimi i votave ende vazhdon, gjithë parashikimet nxjerrin ata si fitues. Pjesëmarrja në votime ka qënë shumë e lartë.
    Më tepër

    SHBA, kurset e trajnimit dhe tregu i punës

    Një qendër trajnimi në Merilend, u mëson studentëve profesione që i ndihmojnë të gjejnë vende pune
    Më tepër

    Fëmijët dhe interneti i sigurtë

    Në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurtë, organizata ndërkombëtare World Vision, që vepron në Shqipëri, bëri thirrje për një vemendje më të madhe ndaj përdorimit të internetit nga fëmijët
    Më tepër

    Mësimi i gjuhës shqipe në Selanik

    Në klasat e hapura pranë Universitetit të Selanikut, grupe fëmijësh mblidhen çdo fundjavë për mësimin e shqipes
    Më tepër

    Rifillon gjyqi për ngjarjet e Kumanovës

    Anëtarët e grupit të armatosur shqiptar nuk i pranojnë akuzat e ngritura ndaj tyre për terrorizëm
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Fireworks explode over the Victoria Harbor of Hong Kong to celebrate the Lunar New Year of the Monkey.
    • A performer from the Mangueira samba school parades during carnival celebrations at the Sambadrome in Rio de Janeiro, Brazil.
    • An unidentified injured man is escorted by riot police at Mongkok in Hong Kong. Riot police used batons and pepper spray to quell fights after authorities tried to move illegal street vendors from a working-class Hong Kong district, the worst street clashes since pro-democracy protests in late 2014. It is not known whether the injured man is a protester.
    • An aerial view shows firefighters and emergency doctors working at the site of a train accident near Bad Aibling, southern Germany. Two Meridian commuter trains operated by Transdev collided head-on near Bad Aibling, around 60 kilometers (40 miles) southeast of Munich, killing at least eight people and injuring around 100, police said. The cause of the accident was not immediately clear.
    • Handout picture released by the European Space Agency of a photo composition taken by ESA’s Proba-V minisatellite showing as the second largest lake in Bolivia gradually dried up. Lake Poopo was declared fully evaporated in 2015. The three 100-m resolution Proba-V images shown here were taken on 27 April 2014, 20 July 2015 and 22 January 2016 respectively.
    • A man tries to extinguish a fire at an illegal garbage dump after residents decided to set fire to it to prevent the spread of the mosquito-borne Zika virus, in a slum of San Jose, Costa Rica, Feb. 8, 2016.
    • A participant takes part in the annual Great Spitalfields Pancake Race in aid of London's Air Ambulance in London, Britain.
    • An Afghan laborer uses machinery to fluff raw cotton of a bale in making pillows and mattresses, at his traditional shop in Kabul.
    • Revelers participate in a flour fight during the "O Entroido" festival in Laza village, Spain, Feb. 8, 2016.
    • Children watch their classmate pour cold water on herself, under the watch of fitness coach Oksana Kabotko (not pictured), as part of a health and fitness program at a local kindergarten in Krasnoyarsk, Siberia, in subzero temperatures.
    • A man feeds seagulls on a beach along the Arabian Sea in Mumbai, India.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.