E martë, 28 prill, 2015

Lajme / Ballkani

Fatmir Limaj – në rigjykim

Gjykata e Lartë e Kosovës vendosi rigjykimin e zotit Limaj nën akuzat për krime lufte gjatë vitit 1999.

x
Besim Abazi
Gjykata e lartë e Kosovës vendosi të kthejë në rigjykim Fatmir Limajn dhe tre ish bashkëluftëtarë të tij, gjashtë muaj pasi ata ishin liruar nga akuzat për krime lufte.

Një trup i përbërë nga tre gjykatës ndërkombëtar dhe dy vendas të gjykatës së lartë, vendosi që kërkesa e prokurorit të çështjes për rishqyrtim të lëndës të merret për bazë pjesërisht.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë që Fatmir Limaj dhe të tjerët të paraburgosen.

Në muajin maj të këtij viti deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, u shpall pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte. Në verën e vitit 2011, zoti Limaj dhe nëntë pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës,  në pjesën e parë të vitit 1999.

Akuza, mbështetej kryesisht mbi dëshmitë e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare, Agim Zogaj, i cili qe bërë i njohur si dëshmitari X, deri në muajin shtator të vitit 2011, kur kreu vetëvrasje në Gjermani. Ai për një kohë kishte mbajtur ditar ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë. Më 21 mars të këtij viti, pohimet e dëshmitarit qenë shpallur të papranueshme nga gjykata.

Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.

Javën që lamë pas Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit bëri të ditur se është ngritur aktakuzë kundër deputetit Fatmir Limaj dhe gjashtë të tjerëve, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion. Akuzat u ngritën më shumë se dy vjet pasi që EULEX-i bastisi Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit që drejtohej nga zoti Limaj.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
27.04.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Shefi i diplomacisë gjermane në Beograd dhe në Prishtinë

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, tha se vendi i tij pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Më tepër

Bosnjë: Vritet një polic në Zvornik

Një sulmues i armatosur qëlloi dhe vrau një oficer policie dhe plagosi dy të tjerë para se të vritej në qytetin verilindor boshnjak të Zvornikut
Më tepër

Baltimore, trupat e Gardës Kombëtare zënë pozicione

Përleshjet e dhunshme dhe plaçkitjet e dyqaneve pasuan ceremoninë e varrimit të një afrikano-amerikani që vdiq në arrest policor
Më tepër

Vrasja në Baltimore

Një numër i madh njerëzish ishin mbledhur të hënën në qytetin e Baltimorës, për të marrë pjesë në funeralin e një djali 25-vjeçar, i cili vdiq pasi u lëndua gjatë qëndrimit në burg
Më tepër

Konferenca e integrimit europian në Tiranë

Konferenca theksoi se zvarritjet në antarësimin e vendeve ballkanike mund të thellojnë më tej ndarjet e vendeve të Ballkanit me ato të BE.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Splash divers jump into the water of the Sommerbad Olympiastadion public swimming pool in Berlin, during an event to promote the German capital's open air pools.
  • Thousands of public school teachers march in Bogota demanding better pay and reforms in the education system. Last week, Colombia's public education teachers began an indefinite nationwide strike. The move affects about nine million students and is rejected by the government.
  • A woman runs past artwork of a large hand on a wall in central London, Britain.
  • Anti-gay marriage rally outside Capitol Hill in Washington to support traditional marriage. (Photo by Diaa Bekheet)
  • A giraffe baby stands in front of her mother 'Dhakija' at the zoo in Erfurt, Germany.
  • The picture shows the inside the tomb of Neferuptah, during the reopening of the site following renovations, at the great Giza Pyramids, south of the capital Cairo. The cemeteries have been closed since 2007 due to reconstruction work, which stopped following the January 2011 political events, and only resumed six months ago.
  • A performer takes part in an unveiling of a billboard against fracking in central London, Britain.
  • People collect their belongings from a house damaged by heavy rain and windstorms Sunday evening in Peshawar, Pakistan.
  • Vice President Joe Biden, accompanied by Loretta Lynch's father Lorenzo Lynch (2nd l), and Loretta Lynch's husband Stephen Hargrove (2nd r), administers the oath of office to Loretta Lynch as the 83rd Attorney General of the U.S. during a ceremony at the Justice Department in Washington.
  • White House Executive Chef Cris Comerford shows the first course for the Japanese State Dinner, a Toro Tartare and Caesar Sashimi Salad, in the State Dining Room of the White House in Washington, DC, on the eve of the State Dinner.
  • Queen Maxima of the Netherlands (R) greets people during a parade on King's Day in Dordrecht, the Netherlands.
  • A man covers his face as he rides a bicycle along a street during a sandstorm in Wujiaqu, Xinjiang Uighur Autonomous Region, China.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.