Lidhje

Kosovë: Shfuqizohet vendimi për shkarkimin e rektorit të UP-së


Ministria e Arsimit shfuqizoi të enjten vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për shkarkimin e rektorit të këtij universiteti Ramadan Zejnullahu.

Këshilli Drejtues vendosi të mërkurën për shkarkimin e rektorit, duke nxitur reagime në shkallë të gjerë. Kërkesa për shkarkimin e rektorit Zejnullahut ishte shtruar nga njëzetë e tetë anëtarë të Senatit të Universitetit të Prishtinës. Në kërkesë numëroheshin disa arsye për shkarkimin e rektorit, mes tjerash, edhe për siç thuhej, shkeljet ligjore, bllokimin e mbledhjeve të Senatit, ndërprerjen e konkurseve për studime të doktoratës, etj.

Institucionet më të larta të Kosovës si dhe përfaqësues partish politike e të shoqërisë civile kundërshtuan vendimin për shkarkim të rektorit, ndërsa të enjten, ministria e arsimit e shfuqizoi vendimin.

Zhvillimet rreth rektorit Zejnullahu nxitën sërish diskutime për situatën në Universitetin e Prishtinës i cili u themelua 45 vjet më parë dhe deri vonë ishte i vetmi universitet publik në Kosovë.

XS
SM
MD
LG