E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Ballkani

KQZ vendos për fletët e votimit

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Edhe pse zgjedhjet parlamentare janë në mes të verës, kjo nuk e ka penguar aspak Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të miratojë modelin e fletës së votimit qysh tani në këto ditë të ftohta shkurti. Në një tjetër mbledhje të gjatë e të tensionuar, që u mbyll me mirëkuptim dhe votim të përbashkët me 7 vota pro, KQZ-ja miratoi modelin dhe specifikimet teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e 23 qershorit.
 
Sipas kryetares së KQZ-së Lefteri Lleshi, “vendimi parashikon që fleta e votimit për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, që do të konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare do të ketë ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore”. Për shumë kohë u diskutua për vendosjen e kodeve të sigurisë, ngjyrat e fletëve dhe hollësi të tjera që të shmangen sa më shumë dyshimet për manipulime.
 
Ekspertët dhe komisionerët vendosën që fletët e votimit do të prodhohen në blloqe, pa kundërfletë dhe do të përmbajnë elemente sigurie, të cilat garantojnë sigurinë e prodhimit dhe përdorimit të saj. Vendimi ka parashikuar deri edhe faktin që fletët e votimit duhet të jenë prej letre me ngjyrë, trashësi dhe elementë konfigurimi të tilla, që të shmangin leximin e votës në pjesën e pasme të saj.
 
Veprimtaria e KQZ-së është vendosur qysh herët në qendër të vëmendjes së partive kryesore politike dhe vëzhguesve vendas e ndërkombëtarë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 23 qershorit. Qysh në mbledhjet e pra të KQZ-së së zgjedhur rishtas me të gjithë antarët e rinj nisën debatet mbi pretendimet e ndryshme që vinin nga partitë politike mbi ndarjen e zonave dhe mandateve zgjedhore.
 
Ashtu si edhe në KQZ-në e mëparshme spikatën kundërshtimet mes kryetares dhe nënkryetarit, apo edhe midis anëtarëve të tjerë, sipas përkatësive dhe qëndrimeve të ndryshme politike. Tensioni në mbledhjet e para shtyu diplomatët t’i kushtojnë më tepër vëmendje punës së KQZ-së; i pari ishte ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili u shpreh se KQZ duhet të bëjë një punë korrekte që të largojë dyshimet nga vetja dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të drejta.
 
Ndërsa komisioneri për zgjerimin BE-së, Stefan Fyle, vizitoi Tiranën të hënën me qëllimin e vetëm “që të bëhet gjithçka që zgjedhjet e qershorit të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe si të tilla të mos kundërshtohen”. Zoti Fyle takoi gjithë shtetarët dhe politikanët kryesorë për të theksuar në biseda me ta se “zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve parlamentare të 2013 do të jetë një test kyç për funksionimin e mirë të institucioneve demokratike të vendit”.
 
Ndërsa përfaqësia e OSBE-së organizoi një takim midis përfaqësuesve të diplomacisë ndërkombëtare në Tiranë dhe dy drejtuesve të KQZ-së, ku u kërkua që të shmangen politizimet në veprimtarinë e tyre si të panevojshme. Kryetari i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart tha se “të gjitha palët duhet të dëshmojnë vullnetin e duhur politik për zgjedhjet që po vijnë” dhe se “KQZ ka të gjithë mbështetjen për një punë të paanshme në zbatim të ligjit dhe afateve të tij”.
 
Ndërkombëtarët kanë krijuar edhe Grupin e tyre të Punës për Zgjedhjet, një forum i cili mblidhet për të bashkërenduar qëndrimet dhe projektet mbështetëse për zgjedhjet shqiptare.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
06.02.2013 08:12
KQZ eshte nje instrument politik me ne krye Lefteri LLeshin per te mos bere zgjedhje te lira dhe te ndershme ,kete kulture negative e vendosi OSBE DHE ODIHR duke e komprementuar demokracine ne Shqiperine te cilet mernin para kesh me transferta sic ishte zv Presidenti i OSBE Grossruk edhe Ambasadori i OSBE ne Shqiperi Z Volfart eshte bere qesharak dhe i bezdishme per shqipetaret te largohet nje ore me pare ..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive