E premte, 24 maj, 2013

Lajme

Charles Taylor apelon dënimin

x
Madhësia e gërmave - +
Ish presidenti liberian Charles Taylor po apelon dënimin e tij me 50 vjet heqje lirie për akte të terrorizmit, vrasje, përdhunime dhe rekrutimin e fëmijëve ushtarë gjatë luftës civile 10 vjeçare në Sierra Leone.
 
Gjykata e mbështetur nga OKB-ja në Hagë për krimet në Sierra Leone filloi sot seancën dyditore të dëgjimit të argumentave. Avokatët e zotit Taylor argumentuan për eleminimin ose shkurtimin e dënimit të tij ndërsa prokurorët kërkuan një dënim edhe më të rëndë.
 
Gjykata shpalli fajtor Taylorin në prill të vitit 2012 për 11 akuza, duke thënë se ndërsa ai nuk komandoi dhe kontrolloi rebelët që kryen krime,  ai ishte në dijeni të aktiviteteve dhe i mbështeti ata me armë dhe ndihma të tjera.
 
Taylor thotë se veprimet e tij janë “kryer me nder” për të sjell paqe në Sierra Leone dhe se pa paqe Liberia nuk do të ishte në gjendje të ecte përpara.
 
Prokurorët kërkojnë që gjykata të vendosë një denim prej 80 vjetës ndaj 64 vjeçarit Taylor.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive