Lidhje

Pritet energjia në rajonin e Krimesë


Krimea ka deklaruar gjendjen e emergjencës pas hedhjes në erë të linjave të furnizimit me energji elektrike nga Ukraina. Rreth 1.6 milionë njerëz në rajonin e aneksuar nga Rusia u ndodhën në errësirë.

Sipas Ministrisë ruse të Energjisë, dy kulla transmetimi në Ukrainë ishin hedhur në erë me eksploziv.

Megjithëse nuk është e qartë autorësia, një senator rus e përkufizoi “një sulm terrorist”, duke nënkuptuar se përgjegjësit ishin nacionalistët ukrainas.

XS
SM
MD
LG